Ekonomia e teuhidit
Në kohën e kthesës rrënjësore, një revolucion gjysmak nuk kryente asgjë, por vetëm sjellte më shumë padrejtësi. Thjesht, dështonte në zgjidhjen problemeve aktuale. Ekonomistët islamë me dekada të tëra janë fokusuar në mikroproblemet e kamatërisë, por dështuan në drejtimin e një problemi më të madh – boshllëkun e pasurisë. Caktimi i kamatës së borxhit në të vërtetë është një faktor që kontribon, por nuk është i vetmi faktor i rëndësishëm. Bankat e ashtuquajtura islame i zgjerojnë aktivet në miliarda dollarë duke i bindur muslimanët për investimin e parave të tyre në ato banka. Në fakt, këto banka dhe veprimet e tyre janë mashtruese dhe e gjithë kjo bëhet për të reklamuar drejtësi ekonomike, e arsyeja pse ato janë të tilla është se ato me vetëdashje janë futur në sistemin global bankar, struktura e të cilit është përplot me defekte institucionale.
Në Islam, gjithçka është e lidhur sipas shembullit të teuhidit. Kjo lidhje e ndërsjelltë harmonike, e cila e reflekton Njëshmërinë e Krijuesit, është manifestuar në atë formë që juristët e mëdhenj islamë e quajtën parim univerzal të drejtësisë. Këta (parime univerzale), në Islam, njihen si dispozita të Sheriatit.
Çështja më e diskutueshme në ideologjinë moderne islame dhe në atë shekullare perëndimore është e drejta e pasurisë. Kuptimi thelbësor i këtij parimi të përgjithshëm të drejtësisë ekonomike është respekti për pasurinë private lidhur me prodhimin dhe të drejtën univerzale e çdo njeriu për pronësinë e kapitalit.
Dy parimet e drejtësisë ekonomike
Koncepti islam i drejtësisë së ekonomisë është i bazuar në dy përime.
Parimi i parë është Sovraniteti i Allahu të Lartësuar kundrejt krijesave të Tij. Në bazë të këtij, pronësia e pasurisë private është e shenjtë, por vetëm nga shkaku se e përfshin përgjegjësinë e administrimit nga pronari. Gjithsecili që fiton nga dobia e kapitalit, ka të drejtë të shijojë nga ai (fitimi), porse duhen fituar në mënyrë të ndershme dhe të shpenzohen në ndihmën e nevojtarëve dhe të margjinalizuarve nga shoqëria, krahas profitit që duhet lënë në shtëpi.
Ky element shoqëror në pronën private bazohet në vetinë themelore islame të njohur si infak, domethënia e së cilës është se njeriu duhet të jetë më i prirur për të dhënë se për të marrë. Kjo veti është univerzale te çdo person, vetëm se duhet të kultivohet, përndryshe, natyra egoiste e çdo njeriu do të tentojë të marrë sovranitet në atë që i përket të Lartësuarit. Për këtë arsye, një prej shtyllave bazë të Islamit me qëllim për ruajtjen e bindjes ndaj Zotit është lëmosha.
Lëmosha përbëhet edhe prej sadakasë, e cila ka të bëjë me përmbushjen e nevojave të kujtdo qoftë edhe atë në mënyrë vullnetare; dhe prej zekatit, i cili është urdhër për çdo musliman (të pasur) dhe bazohet në intenzivitetin e mjeteve të prodhimit, në proporcion me rritjen e të hyrave njerëzore ose përmes punës ose përmes kapitalit. Fitimeve nga puna u është vënë taksë prej 2%, por fitimeve nga toka e kultivuar u është vënë taksë prej 10%, sepse toka është krijuar nga Zoti. Njëashtu, edhe profiteve nga minierat etj., që faktikisht vijnë direkt nga Zoti, u është vënë taksë prej 20%. Kjo stimulon për ta zgjeruar teknologjinë dhe për ta aplikuar atë në përditshmëri.
Parimi i dytë është se fuqia ekonomike është e varur me fuqinë politike. Drejtësia ekonomike nuk është vetëm një aspekt i i drejtësisë politike, por ajo paraqet bazamentin e saj. Asnjëra pa tjetrën nuk mundet të funksionojë. Kjo është pjesë e konceptit të teuhidit, i cili na mëson ndërvarësinë e gjithçkahit në gjithësi. Copëzimi i diturisë në pjesë të ndara është shkak përbërës i kaosit. Bar shërues konsiderohet rithemelimi i saj.
Aspekti më i rëndësishëm i këtij parimi ndaj së drejtës së pronës private është njohja që pronësia e tillë është e drejtë univerzale e çdo njeriu. Kjo e drejtë nuk mundet të uzurpohet nga qeveria, siç bëhej në socializëm, në të cilin pronësia, sipas proletarëve, është trillim i thjeshtë. Veç kësaj, parimet islame të pronësisë univerzale nuk përputhen me mirëqenien ekonomike të ekonomisë kapitaliste, e këto (mospërputhje) kanë formuar pengesa në qasjen ndaj pronësisë, e ai (veprim) justifikohej përmes ridistribuimit të profiteve prej të pasurve ndaj të varfërve. Rezultati i arritur është përqëndrimi ndaj pronësisë dhe mbushje konstante e boshllëqeve të pasurisë në nivel lokal, po edhe global.
Drejtësia ekonomike në mendimin tradicional islam mundet të krahasohet me skicën e teorisë moderne të hyrje-daljes, përmes së cilës, çdokush ka të drejtë të marrë pjesë qoftë përmes kapitalit apo përmes punës në prodhimin e pasurisë dhe të drejtën e barabartë të shpërndarjes së kësaj pasurie, të bazuar në të hyrat personale. Roli i vetëm i qeverisë është ta mbrojë parimin e kufizimit si parim i drejtësisë harmonike, i cili ka të bëjë me sigurimin e balansimit të drejtësisë kontributive dhe asaj distributive. Edhe socializmi ekonomik e edhe kapitalizmi ekonomik i refuzojnë këto parime.
Babai i ekonomisë bashkëkohore islame është Muhamed el-Tahir ibën Ashuri. Ai ligjëronte në univerzitetin e Zjetunës në Tunis dhe në një kohë ai ishte mufti i Tunisit. Kontributin më të madh që e ka dhënë për Islamin është rigjallërimi synuar drejt jurisprudencës islame që ajo të studiohet në mënyrë normative, pasi ky (studimi normativ) ka qenë në zhdukje e sipër për 6 shekuj, gjegjësisht prej vdekjes së jurisprudentit të madh islam – el-Shatibit. Ibën Ashuri u inspirua nga dorëshkrimi i Shatibit (“El-Muvafekat”) kur ai ishte nxënës dhe pikërisht me ndihmën e të cilit edhe i vazhdoi studimet. Vlen të ceket se në studime ishte së bashku me Muhamed Abduhun.
Ibën Ashuri vdiq në moshën 94 vjeçare (1973), por ai shpiu në rrugën drejt rilindjes së qëllimeve më të larta në mendimin islam me formimin e një koleksioni jo të kufizuar për nder të përgjegjësive të reja që u bënë bazament i shkencës islame në të drejtat e njeriut. Ai e publikoi veprën e tij të madhe “Dispozitat e Sheriatit Islam” në vitin 1946, kur marksizmi i kishte bërë për vete thuajse të gjitha kokat inteligjente islame, edhe të liberalëve, edhe të atyre që ishin konzervativë. Ndërkaq, qëndrim i ibën Ashruit ishte se marksizmi është joislam në teori, kurse katastrofal në praktikë.
Propozimi i tij më radikal ishte se pasuria në ekonominë intenzive më parë formohet nga kapitali se nga puna. Ai në këtë mënyrë e gjykonte Marksin, i cili në kundërshtim me shumë dëshmi, pohonte se puna është faktori i vetëm në shtimin e pasurisë, ndërsa kapitali është thjesht një “formë e ngrirë” e saj (punës). Kjo teori laburiste e ashtuquajtur e vlerës, e justifikonte shpronësimin e gjithë pasurisë private nga forca e shtetit në emër të klasës punëtore, të cilët, përndryshe, do të ishin të dënuar përgjithmonë me statusin rob-rrogëtar. Kjo teori marksiste është dominante në shumë vende të botës islame për arsye se ajo është e pranuar në univerzitetet më të mira të Amerikës.
Ibën Ashuri e shtjelloi parimin e barazisë së mundësisë dhe e lidhi me qasjen ndaj ruajtjes së pasurisë private. Ai e merrte në konsideratë respektin e pronës private në fushën e prodhimit dhe ruajtjen e parimit thelbësor të së drejtës së mallit. Parimin: “Ruajtja e pronës private, çon kah ruajtja e pronës lokale nga shkaku se ruajtja e tërësisë arrihet nga ruajtja/mbrojtja e pjesëve përbërëse” (fq. 121), e konsideronte si parim plotësues thelbësor. Ky parim i takon vetëvendosjes, edhe në ekonomi, edhe në politikë.
Ibën Ashuri ishte thuajse një shekull përpara kohës së tij me shpikjet që i bënte, si, për shembull: ekonominë trifaktorëshe, e cila ishte vendimtare ndaj këtyre mjeteve të pronësisë së kapitalit të gjerë, siç janë korporatat investitore lokale. Ai thoshte: “Për bashkësinë lokale dhe anëtarët e saj ekzistojnë dy mënyra në shtimin e pasurisë: Tamalluk-i (zotërimi) dhe tekasub-i (fitimi). Tamalluk do të thotë zotërim i pasurisë, me fjalë tjera, t’i kesh në pronë gjitha mjetet prodhuese jonjerëzore, të cilat munden të defonihen si kapital. Tekasub-i është ekuivalent me punën njerëzore në përdorimin e kapitalit. Ky (dmth. shtimi i pasurië apo prodhimi) varet prej tre faktorëve: tokës, punës dhe kapitalit” (fq. 282).
Toka i përfshin resurset natyrore, të cilat janë të krijuara nga Zoti.
Puna si faktor i prodhimit e përfshin zotësinë e menaxhimit brenda një korporate për ta caktuar e për ta rritur rendimentin dhe efikasitetin e saj.
Kapitali mundet të interpretohet si përmbajtje e rezultateve të mundit njerëzor, pasi që të kompletohet faktori punë. Veç tjerash, ibën Ashuri kapitalin e definon si vijon: “Mjetet e punës, si, për shembull: motorat, pajisjet elektrike, e madje edhe kafshët munden padyshim të llogariten si kapital” (fq. 284).
Gjithë këta faktorë munden të zotërohen ndamas. Sipas ibën Ashurit, çdo gjë që mundet të zotërohet veç e veç, duhet të bëhet ashtu. E ky, pra, është parimi gjeneral i ekonomisë islame. Konkluzioni është se procesi i zgjerimit të pronësisë së pasurisë së ardhshme nuk duhet t’i marrë me forcë të drejtat e pronësisë që kanë qenë të akumuluara prej së kaluarës, ngase çdo konfiskim ndaj të drejtave të atilla është shkelje e vlerës së shenjtë të pronësisë si të tillë. Përjashtim i vetëm do të ishte ndonjë fushë e veçantë. Fondet për një përvetësim të këtillë, si dhe për themelimin e industrive të reja përmes korporatave investitore lokale munden dhe duhen të vijnë prej një formimi parash falas nga banka qendrore për ndërmarrjet produktive, të zotëruar individualisht nga çdo pjesëtar i bashkësisë.
Dega e katërt e ekonomisë, veç faktorëve të prodhimit, është infrastruktura e padallueshme e shtetit, duke përfshirë sistemin legal dhe ligjet që e udhëheqin bankimin, taksat dhe korporatat. Kjo infrastrukturë e zotëruar publikisht të funksioneve të shoqërisë, çon ose kah koncentrimi më i madh në pronën private ose kah demonopolizimi i pronësisë prej rritjes së shpejtë të pasurisë së shoqërisë, si pjesë e politikës publike për ngushtësimin ose mbylljen totale të boshllëkut pasuror. Meqenëse shteti është monopoli i vetëm i fuqisë së shoqërisë, ai duhet ta minimizojë fuqinë e tij dhe ta maksimizojë atë të pjesës civile së shoqërisë, përkatësisht, të personave fizikë apo juridikë. Kjo më së miri mundet të kryhet duke promovuar demokraci ekonomike, si mjeti më të mirë për ndjekjen e vizionit të demokracisë politike.
Në vazhdim pason parimi rreth ekonimisë islame i pranuar univerzalisht.
Ibën Ashuri, të hollat dhe kreditin nuk i konsideronte si mjete të prodhimit apo si kapital, pasi këto i kahëzojnë njerëzit drejt instrumenteve të prodhimit që njihen si kapital, duke ua mundësuar këtyre ta drejtojnë përdorimin e instrumenteve të cekura. Këta simbole të vlerës janë mediume të shkëmbimit që e përcaktojnë sasinë e vlerës ekonomike dhe e lejojnë implementimin e premtimeve si vlerë shoqërore.
Ibën Ashuri nuk ishte i instruktuar të sajojë mjete të veçanta institucionale për të bërë të holla apo kredit të bazuar më mirë në profitin e së ardhmes sesa në kursimet e së kaluarës, (parim ky) i cili mundet dhe duhet të jetë principi islam ndaj kontributit të ekonomisë së shek. XXI të drejtësisë së ndjeshme. Megjithatë, koleksioni i tij në mënyrë të pashmangshme shpie kah ajo se është e drejtë univerzale për secilin njeri të jetë pjesëmarrës në zotërimin e pasurisë produktive. Kjo, më pastaj, çon kah ajo se është përgjegjësi e secilit pjesëtar të bashkësisë që nëpërmjet shtetit ta lehtësojë këtë nga perfeksionimi i institucioneve financiare, kështuqë, ato (institucionet) do të zgjerohen, në vend se të përqëndrohen në pronën e kapitalit dhe në vend që ta rrisin boshllëkun e pasurisë, ai do të ulet, i cili, përndryshe, do të ishte i paevitueshëm në shoqërinë moderne. Teoricienët perëndimorë kanë zhvilluar pjesë të ekonomisë islame, por pak prej tyre e patën përfytyrimin për t’i parë ato si përbërëse të një koleksioni holistik e edhe më pak (i shikuan) si pjesë të një paradigme të idesë transdisiplinare.
Nganjëherë, sistemi i ekonomisë së pronësisë pranohet nga të gjithë, i cili bazohet në tri faktorët e sipërcekur të prodhimit, siç i ka përfytyruar shejhu i nderuar ibën Ashuri në paraqitjen e tij revolucionare të drejtësisë normative islame, mënyrat e së cilës për t’u miratuar janë të aplikueshme. Ato (faktorët) sajohen vetëm nga imagjinata dhe zgjuarsia njerëzore dhe nga nxitja për ta perfeksionuar sistemin monetar, kështuqë, në mënyrë efektive do të demokratizohet ekonomia dhe në këtë mënyrë shtetit do t’i lehtësohen barrat.
Çështja e pronësisë së paligjshme
Ata që janë ithtarë të idesë socialiste të bazuar në teorinë laburiste të vlerës, sjellin dëshmi se pasuria e fituar me shtypje, nuk është legjitime e ç’është edhe më pak, nuk është as e shenjtë. Prandaj, drejtësia kërkon që qeveria të shpërndajë të holla për ata që nuk posedojnë pasuri. Pronarët, të cilët Karl Marksi i emërtoi me emrin “kapitalistë”, nuk kanë të drejta mbi pasurinë e tyre, ngaqë pasuria në vetvete nuk ka vlerë, por njerëzit po. Ka një përgjigje rreth këtij pohimi, edhepse ajo mundet të përfshijë një sofistikim epistemologjik dhe ontologjik. Duhet të dallohet pasuria si e tillë prej asaj pasurie që e posedojnë njerëzit. E drejta e pronësisë së pasurisë është pjesë e ligjit të natyrës. Çdo religjion dinjitetin njerëzor e njeh si të drejtë univerzale e esenciale. Njerëzit kanë ndërtuar institucione për ta promovuar këtë të drejtë. Ndërkaq, ekstremistët me ndihmën e monopolit kapitalist ose të atij socialist kanë themeluar institucione për ta mohuar atë. Problemi, pra, qëndron te këta (ekstremistët), e jo te pasuria apo te poseduesit e saj. Të këtillët janë një prej shkaqeve më të mëdha të terrorizmit global, e veçanërisht ata që janë ideologjikisht të motivuar për ta shuar terrorizmin duke u drejtuar kah kundërterrorizmi, porse pa i adresuar shkaqet në institucionet përkatëse – gjë që e kufizon qasjen ndaj pronësisë së pasurisë.
Drejtësia sociale
Partia Revolucionare Amerikane ka një zgjidhje më të sigurt dhe në fund, një (zgjidhje) më të mirë të përfituar nga paradigmi i drejtësisë sociale. Kjo bazohet në botimet e William Feree rreth drejtësisë sociale, duke filluar me disertacionin e tij në 1942 të titulluar “Akti i Drejtësisë Sociale”. Kjo tezë u paraqit në librin e tij “Hyrje në Drejtësinë Sociale” në vitin 1948, ndërsa 6 vite më vonë kjo u përpunua edhe më mirë, në të cilën (dmth. në të përpunuarën) u nda drejtësia sociale nga lëmosha sociale. Lëmosha sociale, pra, nuk është drejtësi, por ajo luan rolin e shtupës që qëndron përderisa lëvizja e drejtësisë sociale t’i ndërrojë institucionet të cilët e mohojnë drejtësinë ekonomike.
Feree i sjell ndër mend mësimet klasike krishtere rreth virtytit, të cilat edhe sot e kësaj dite nuk përdoren më ndër katolikët. Në Islam, këto njihen si ahlak. Këto janë vlera të individëve që punojnë në shoqëri për t’i diskutuar pikat e drejtësisë së dhembshme, të cilat pika nuk munden të diskutohen apo të adresohen nga ndonjëri që punon vetëm. Feree, gjithashtu, e diskuton çështjen e tërheqjes së personave të cilët jo vetëm që nuk kanë mundësi të përmirësojnë diçka, por edhe ndjehen të detyruar të jenë pjesë e tyre (institucioneve që e mohojnë drejtësinë ekonomike).
Strategjia e drejtësisë sociale është të ndërtojë grupe si përkrahës të lëvizjes islame për ta ndërruar atmosferën në aspektin politik e, sa i përket aspektit institucional, ai mundet të ndërrohet pa ndonjë revolucion të dhunshëm. Kërkesa e parë për një lëvizje të atillë është që pjesëtarët e saj të kenë vizion të përbashkët, mirëkuptim të përbashkët rreth sigurimit të financave etj. Kjo mundet të jetë e mundshme vetëm nëse është e ndërtuar në konsenzus ndërmjet sqarimit në çdo fe. Megjithëse mundet të duket si imponuese të sillesh si puritan në kërkimin e një konsenzusi të atillë, s’ka mënyrë tjetër për të ndërtuar lëvizje efektive.
Tani i kthehemi çështjes rreth asaj se kush është fajtor për rritjen e shpejtë të zbrazëtirës së pasurisë brenda në vend dhe jashtë tij. A mos është ekzistenca e pasurisë apo ekzistenca e të pasurve? A po ndoshta mos është e atyre, përgjigja e të cilëve është zilia pasive apo madje armiqësia aktive pa ndonjë zgjidhje?
Jo, në asnjërën prej këtyre! Faji qëndron tek revolucionarët e pjesshëm, të cilët vetëm i vështrojnë problemet ose adresojnë vetëm disa pjesë të tyre (problemeve) pa ndonjë vizion drejtësie. Ajo që na duhet neve është një revolucion i përgjithshëm që bazohet në Faktorin e Parë të prodhimit – në Zotin Një.
Autor: Dr. Robert D. Crane
Përktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI, 15.09.2007
Burimi: http://www.theamericanmuslim.org/tam.php/features/articles/islamic_economics_the_total_revolution/0014483
Arsyeja e të lexuarit Kur`an

Një herë, një musliman i vjetër amerikan jetonte në një fermë me një nip të tij, i cili ishte i ri. Çdo mëngjes i riu e gjente gjyshin duke lexuar Kur`an në tavolinën e tyre në kuzhinë. Ai dëshironte të bëhej sikurse gjyshi, andaj, e imitonte atë aq shumë sa kishte mundësi.
Në një mëngjes, i riu mori guxim ta pyeste gjyshin për shkakun e leximit Kur`an në gjuhën arabe, ngase ai në vetvete nuk e dinte shkakun se pse lexohej në atë gjuhë dhe nuk kuptohej asgjë, e i tha: “O gjysh! Po mundohem ta lexoj Kur`anin njësoj si ti, por nuk po e kuptoj dhe shumë pak po e mbaj mend, madje atë që po e mbaj në mend, pasi po e mbylli, po e harroj. Çfarë, në të vërtetë, përmban të lexuarit e Kur`anit?”. Gjyshi, qetësisht e la thëngillin që ishte duke e futur në stufë dhe i tha: “Merre këtë shportë me thëngjill, derdhe diku afër lumit dhe sjelle të mbushur me ujë!”. Djaloshi veproi ashtu si i tha plaku, mirëpo ujin që e kishte mbushur, ishte derdhur përmes vrimave të shportës para se të arrijë në shtëpi. Gjyshi kur e pa ashtu, buzëqeshi dhe e porositi të nxitojë më tepër herën tjetër. Djaloshi përsëri e mori shportën, shkoi e e mbushi, e kësaj here duke u kthyer, vrapoi më shpejt, por përsëri në shportë nuk kishte mbetur ujë. Kur arriti në shtëpi i tha: “O gjysh! Nuk po mundem!". – "A nuk po mundesh, a?”, – i tha plaku. “Shikoje shportën!”. Djaloshi në atë rast e vëreu se shporta nuk ishte sikur qysh e mori në herën e parë. Ajo, pra, tani ishte pastruar brenda e edhe jashtë...
“O biri im! Kështu ndodh edhe nga të lexuarit e Kur`anit. Mund të ndodhë që të mos e kuptosh e mos ta mbash në mend, porse e këtillë është puna e Allahut kundrejt jetës sonë, pra, kështu Ai na pastron, pa e vërejtur ne!”.

Përktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI, 06.09.2007
Labels:
Udhërrëfyese
Bilali (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!)

Marrë në përgjithësi, person i madh është ai i cili ka arsimim të lartë, ai i cili ka pasuri të madhe, ai i cili ka zyre të veçantë, ai i cili posedon ndonjë autoritet të lartë e kështu me radhë. Ndërkaq, në Islam, arsimimi i lartë, raca, pasuria, familja e autoriteti i madh nuk janë argumente për fisnikëri dhe madhështi. Në Islam, më fisnik dhe më i madh konsiderohet ai i cili është më besimtar. Me besim (devotshmëri) këtu nënkuptojmë frikën që duhet poseduar në rast kur nuk i bindemi Allahut të Lartësuar. Ky pohim nuk është vetëm se një e thënë teorike, por duhet plotësuar edhe anën praktike. Në një kohë kishte aso njerëz të cilët nuk dinin as të lexonin e as të shkruanin, as që ishin të parët e fisit të tyre, as që kishin pasuri të shumtë e as që kishin zyre të veçantë, as që posedonin ndonjë autoritet në bashkësinë e tyre ku jetonin, por ata kishin besim të fortë. Për këtë shkak ata gëzonin pozita të larta në Islam.
Bilali (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) është shembull mjaft i afërt me kriteret e sipërcekura të respektit dhe nderit. Ai kishte ngjyrë të zezë. Nuk kishte as pasuri, as zyre e as autoritet, por, thjesht, ishte skllav. Një i tillë nuk kishte ndonjë pozitë në shoqëri. Shitej e blehej sikur të ishte artikull i thjeshtë ushqimor. Kafshët mund të iknin dhe kështu shpëtohej jeta e tyre, ndërkaq, skllavi as që guxonte të bënte një hap për të ikur, ngase do të zihej menjëherë dhe do të duronte goditje nga shkaku i tentimit për ikje.
Bilali (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ende ishte skllav kur nëpër rrugët e Mekes filloi të jehojë Fjala e Njëshmërisë së Allahut. Pejgamberi, alejhi selam, bëri thirrje që të gjithë njerëzit të liroheshin nga çdo lloj i skllavërisë. Konkretisht, ai u tha: “Robëria është vetëm kundrejt Allahut. Ai na ka krijuar. Na ka favorizuar me ushqim dhe pije. Na ka pajisur me të gjitha gjërat e nevojshme për jetë. Prandaj, Zotëriu ynë i Vërtetë është vetëm Ai. E gjithë ajo që përputhet me Testamentin e Allahut të Lartësuar është e drejtë. Nëse dëshirat tona janë të nënshtruara ndaj urdhrave të Fuqiplotit, ato meritojnë të zbatohen, përndryshe jo. Nëse traditat dhe adetet tona janë të drejtuara nga Testamenti i Tij, ato janë ta kapshme, përndryshe janë të pavlera. Nëse rregullat që një qenie njerëzore i vë ndaj një qenieje njerëzore tjetër janë në pajtueshmëri me rregullat që i ka vënë Allahu i Lartësuar, atyre (rregullvënësve) bën t’i bindemi, përndryshe jo!".
Ky predikim i Pejgamberit, alejhi selam, ishte aq i qartë e i thjeshtë saqë të gjithë e kuptuan, të vegjëlit e të mëdhenjtë, të bardhët e të zinjtë, të pasurit e të varfërit... Mirëpo, kush ta miratojë?! Disa që kishin një shkëndijë të vogël humaniteti në shpirtin e tyre, pasi e dëgjuan këtë thirrje, filluan të qajnë dhe thanë: “Muhammedi e flet të vërtetën, andaj, gjithçka që thotë ai është mesazh nga Allahu!". Në anën tjetër, disa që ishin krenarë me vetveten e tyre dhe që kishin mentalitet kapitalist e që duart e të cilëve e kishin në dorë autoritetin e njerëzve që i kishin në pronë, nuk mundën ta durojnë këtë zë. Ata përfytyronin në vetvete që nëse do të themelohej ndonjë rend i ri shoqëror, kishte shanse që privilegji për t’i sunduar të tjerët mund t’u merrej. Ata, gjithashtu, skiconin plane me tërë autoritetin dhe fuqinë e tyre për ta shpartalluar atë thirrje që ua bëri Pejgamberi, alejhi selam, e që këtyre ua thumboi veshët. Rrjedhimisht, shumica mbaheshin në distancë nga kjo thirrje. Përndryshe, kush provonte të bëhej pjesë e saj, do të torturohej, do të rrihej, do të burgosej, do të shijonte uri të gjatë e kështu me radhë. Babai ia kthente mendjen birit, vëllai e frenonte vëllanë, daja e pengonte nipin, zotëriu e shtrëngonte robin e vet për ta dëgjuar atë për të cilën Pejgamberi, alejhi selam, derdhte djersë. Megjithkëto, babai mund të sillej në mënyrë të butë me birin, ashtu edhe vëllai me vëllanë e edhe daja me nipin, por zotëriut nuk i dhimbsej aspak robi që e posedonte. Kështuqë, kësaj shtrese të njerëzve (skllevërve) as që u shkonte ndërmend të revoltohen.
Bilali (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ishte skllavi i Umeje ibën Halefit – njeriut më të vrazhdë të Mekes. Ai (Bilali (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!)) me të dëgjuar ato fjalë të Pejgamberit, alejhi selam, nuk mundi të përmbahej pa qarë dhe me ngashërim tha: “Dëshmoj se s’ka zot tjetër pos Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është i dërguari i Tij!". Mirëpo, si mundet që Umeje ibën Halefi të tolerojë që robi i tij t’i përkulet një Zoti? Si pasojë, Bilali (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) e pagoi rëndë këtë. Ai e torturoi atë (Bilalin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!)) aq shumë saqë nëse detalizohen ato tortura, shkaktohet rrënqethje. E kapi, pra, dhe e shtriu në rërën përvëluese e pastaj edhe në qymyr të ndezur. Me një gajtan e përqarkoi qafën e ndershme të Bilalit, ndërkaq ky i fundit, edhe në ato momente thoshte: “Ehad, Ehad!". Pas një kohe, pasi e tejkaloi edhe një torturë tjetër duke ia kthyer kokën mbrapsht e në shpinë ia vuri një gur të rëndë, iu afrua tek veshi dhe i tha: “A është koha tani ta braktisësh Zotin e Muhammedit?"., duke menduar se tani pas gjithë këtyre mundimeve mizore që ia kishte bërë, do të tërhiqej. Bilali (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) edhepse paksa e kishte humbur vetëdijen nga torturat, shqiptonte “Ehad, Ehad!". Ky njeri mizor e shihte se nuk kishte mundësi ta bindë këtë njeri të devotshëm, megjithatë, nuk dorëzohej në aksionin e vet. Shpikte forma edhe më neveritëse... Paramendoni, tërë këto i bënte vetëm se për ta shtrënguar Bilalin të thojë se i adhuroj Latin e Uzanë, në vend të Zotit të Muhammedit.
Sikur ato lëndime që i duronte Bilali (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) të drejtoheshin kah gurët, do t’u prishej forma. Vetëm pamja të shkaktonte dridhje tërëtrupore, e të mos flasim t’i përjetosh ato vetë! Madje, edhe pabesimtarëve të Mekes filloi t’u dhimbsej Bilali e i thanë: “O Bilal, sikur t’i kishe përsëritur fjalët që i themi ne, do ta kishim detyruar zotëriun tënd të t’i ndërpresë torturat”, por muezini i mëvonshëm u tha: “Gjuha ime s’mund t’i përsërisë ato fjalë që thoni ju!".
Kur Bilali (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) e vërtetoi këmbëngulësinë dhe durimin e tij, Allahu i Plotëfuqishëm e largoi nga kjo gjendje. Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ishte njeri shumë i këndshëm, madje një prej më të dalluarve të Mekes. Edhepse ishte i pasur, ai nuk kishte mentalitet të kapitalistit. Ai veçmë e pati përqafuar Islamin. Ai ishte duke kaluar rrugës kur befasisht i dëgjoi klithmat e Bilalit. Kur e pa se në ç’gjendje ndodhej ai, shkoi t’i ofrojë ndihmë. E bëri një marrëveshje me zotëriun e tij që ta blejë. E bleu atë, porse kushti i vetëm ishte që të japë një shumë të madhe të hollash.
Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) e liroi Bilalin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) për atë moment, porse ky i fundit nuk u kursye që të jetë pjesë e persekutimeve të tërë bashkësisë islame. Sidoqoftë, Bilali (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) shpëtoi nga qymyri i ndezur enkas për të e, sa i përket torturave të përgjithshme të muslimanëve, ato (muslimanët) më vonë do të marrin urdhër nga udhërrëfyesi i tyre (Muhammedi, alejhi selam) të shpërngulen prej Mekes në Medine, vetëm për hir të Allahut, duke mos marrë asgjë me vete.
Kur arritën në Medine, puna e parë që e bëri Pejgamberi, alejhi selam, ishte vëllazërimi i vendasve me të ardhurit. Ndër tjerash, Bilalin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) e vëllazëroi me Abdullah ibën Revejhën. Mes këtyre ishte lidhur një dashuri vëllazërore shumë e fortë. Në kohën kur Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) udhëheqte me muslimanët, Bilali (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ishte dërguar në një ekspeditë në Siri. Duke ecur i vjen dikush dhe e pyet: “Kush do ta marrë pagën tënde (pasiqë ti nuk do të jesh këtu)?". Bilali (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) duke bërë me gisht për kah Abdullah ibën Revejha, tha: “Ai, ngase lidhja që është bërë mes nesh nga i Dërguari i Allahut asnjëherë nuk do të prishet!".
Gjithashtu, prej punëve të para që Muhammedi, alejhi selam, i filloi me gjithë muslimanët ishte edhe ndërtimi i xhamisë. Bilalit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i ishte dorëzuar detyra për të thirrë ezan pesë herë në ditë. Kështu, gjuha që refuzonte të lëvizë për të respektuar idhuj, tani erdhi koha të lëvizë për fjalë hyjnore. Allahu i Lartësuar qe bujar që ia mundësoi Bilalit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) të ketë zë të lartë dhe melodik. Ata të cilët nuk e kishin shijuar ëmbëlsinë e Islamit, magjepseshin kur e dëgjonin Bilalin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) duke e thirrë ezanin me atë zë të këndshëm. Burrat e linin punën e tyre, gratë dilnin nga shtëpitë e tyre, fëmijët e ndalonin lozjen – të gjithë këta për t’u mbledhur në xhami e për të qëndruar krah për krahu për ta adhuruar Allahun e Lartësuar.
Bilali (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) nuk ishte vetëm se muezin i Pejgamberit, alejhi selam, por edhe shok i ngushtë e besnik i tij. Ai thuajse gjithmonë ishte me Pejgamberin, paqja qoftë mbi të, madje kur ecnin bashkë, Bilali (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ecte me ritëm pak më të shpejtë se Pejgamberi, alejhi selam e, përveç kësaj, e mbante edhe një shtizë në dorë (në rast të ndonjë sulmi që ndokush mund ta bënte mbi Pejgamberin, alejhi selam (sh.p.)). Kur Pejgamberi, alejhi selam, hyri në Qabe, pas çlirimit të Mekes, Bilali (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) e gëzonte privilegjin për ta shoqëruar atë. Ai gjithashtu i mbikëqyrte edhe punët shtëpiake të Pejgamberit, paqja qoftë mbi të. Gjithmonë ishte me të (Pejgamberin, alejhi selam) në ekspeditat ushtarake. Vetë ai ishte që në luftën e Bedrit e mbyti Umeje ibën Halefin – një prej armiqve më të mëdhenj të Islamit e njëkohësisht edhe torturuesin e tij të dikurshëm. Ai tërë jetën e tij i ndoqi hapat e të Dërguarit tonë. Me kalimin e kohës ai gradohej në shkalla të larta në aradhat e shoqërisë dhe, si rrjedhojë, shumë familje të ngritura e të ndershme donin ta jepnin vajzën e tyre për Bilalin e ndershëm. Ai zgjodhi të martohet me një vajzë prej familjes së ebu Derdasë (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) dhe vetë Pejgamberi, alejhi selam, mori pjesë në atë ceremoni. E tërë familja (e vajzës) ishte krenare që kishin lidhur miqësi bashkëshortore me Bilalin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i cili për nga lëkura ishte i zi, për nga pasuria ishte i varfër, megjithatë, për nga këmbëngulësia ishte i ngurrtë si metali.
Bilali (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ndjente kënaqësi të madhe duke ia dhënë vetveten Allahut dhe duke iu bindur të Dërguarit të Tij. E ky i fundit kurrë nuk ia prishte qejfin Bilalit. Një ditë, Pejgamberi, alejhi selam, duke ecur me muslimanët tjerë, erdhi nata. Bilalit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i pëlqeu një vend ku do të mundnin ta kalonin dhe i propozoi Pejgamberit, alejhi selam, të ndalen dhe të pushojnë në atë vend. Pejgamberi, alejhi selam, tha: “Kam frikë se do të na kaplojë ndonjë gjumë i rëndë dhe nuk do të mundemi të zgjohemi për ta falë namazin e sabahut”. Megjithatë, Bilali (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) kishte vetëbesim të madh në vetvete se mundet të zgjohet në çdo pjesë të natës. Kështu, ai e mori përgjegjësinë për t’i zgjuar edhe të tjerët. Kur ata i kapi gjumi, Bilali (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) filloi të falet, por, papritmas, edhe atë e kaploi gjumi. Pas do kohe, atë dhe të tjerët i zgjoi Pejgamberi, alejhi selam, dhe iu drejtua atij: “O Bilal, si është puna me përgjegjësinë që e more përmbi vete?". Ai ia ktheu: “O i Dërguari i Allahut, asnjëherë më parë nuk kam qenë neglizhent ndaj detyrës sime!". Pas kësaj, Pejgamberi, alejhi selam, i tha: “S’ka dilemë se është ashtu! E tash thirre ezanin, kështuqë, të mbledhen njerëzit për ta falë namazin e sabahut!". Kjo tregon se çfarë pozite gëzonte Bilali (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) te Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ndërsa në vijim vlen të ceket edhe pozita e tij tek halifet e parë.
Udhëheqësi i parë i muslimanëve – ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) asnjëherë nuk qëndronte mënjanë nga Bilali, Allahu qoftë gjithmonë i kënaqur nga ai. Një ditë, ai i tha ebu Bekrit: “E kam dëgjuar Pejgamberin, alejhi selam, të thojë se gjëja më e mirë që mund ta bëjë një musliman është të luftojë në rrugë të Allahut!”. Kështuqë, unë dëshiroj që tërë pjesa tjetër e jetës sime të jetë në luftë në rrugë të Tij. Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ia ktheu: “O Bilal, pash Allahun a do të më lësh vetë në këtë moshë timen të vjetër?". Kur i dëgjoi ai këto fjalë, iu desh të insistojë më tepër.
Kur Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) u zgjodh halif, Bilali (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) përsëri kërkonte leje për të shkuar në xhihad. Edhe ky dëshironte ta ndalë Bilalin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) për të shkuar, por nuk arriti ta bindë për të qëndruar në Medine. Kështu, Bilali (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) iu bashkua turmës që nisej në ekspeditë për në Siri. Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) thoshte: “Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) më parë ishte udhëheqësi ynë dhe ai e ka lejuar këtë (Bilalin) të shkojë në xhihad.
Një herë, gjithashtu, në kohën kur Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ishte udhëheqës, ai (Omeri) ishte ulur me besimtarët tjerë dhe po bisedonin. Tema e asaj bisede ishte që çdo i pranishëm të thojë se cila ishte dëshira më e madhe e secilit njeri për vete. Njëri prej tyre tha: “Kam dëshirë që Allahu i Lartësuar të më dhurojë ar sa kodra e Uhudit, kështuqë, të jap prej asaj sasie ne emër të Tij dhe ta arrij kënaqësinë e Tij!”. Një tjetër tha: “Dëshira ime është që të kem disa robëresha e të gjitha këto t’i liroj, kështuqë, ta arrij kënaqësinë e Allahut të Lartësuar!”. Disa të tjerë njëzëri thonin se dëshironin të vdisnin si martirë e të fitojnë shtëpi në kopshtet e pafundme të Xhennetit. Kur i erdhi radha vetë Omerit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) të shprehet, ai tha: “Unë dëshiroj që Allahu gjithmonë ta mbushë këtë shtëpi me njerëz si Bilali, Selman el-Farisiu, Kubabi e Suhejbi e unë të jem afër tyre!". Kjo tregon se çfarë respekti gëzonte Bilali në sytë e Omerit, i Larti qoftë i kënaqur me të dytë.
Çdo këshilltar që propozohej nga Bilali (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) si për Pejgamberin, alejhi selam, ashtu edhe për dy halifët e parë (meqë në atë kohë ka vdekur, e nuk e ka arritur të tretin), pranohej pa e bërë mendjen dysh. Ai njëherë kishte kërkuar që një i/e devotshëm/shme nga një shtresë e ulët të martohet me një anëtar/e të një familjeje me pozitë të lartë në Medine dhe kjo kërkesë ishte pranuar (nuk është cekur as e emri e as gjinia e asnjërit (sh.p.)). Ai nuk jepte mësime rreth çështjeve të fesë. Ai thoshte: “Unë jam vetëm një zezak, që deri vonë kam qenë skllav i thjeshtë”. “O njerëzit e mi”, – porosiste ai, – “besojeni Allahun e të Dërguarin e Tij, merrni pjesë në xhihad dhe kryejeni haxhin si duhet!".
Pak para vdekjes ai e kishte parë në ëndërr Pejgamberin, alejhi selam, e ky i fundit duke i thënë: “O Bilal! Edhe sa do të jesh në këtë jetë kaluese? Edhe sa ka mbetur që të takohemi përsëri?". Kur ishte zgjuar, kishte përjetuar emocione të mëdha nga ajo ëndërr. Ai kishte jetuar në një qytet të Sirisë. Në periudhën e fundit të jetës së tij kishte shkur në Medine. Kishte dashur të shohë se a janë marrëdhëniet mes muslimanëve të mira dhe ashtu kishin qenë. Përfundimisht, vdiq në Damask dhe aty u varros.
Allahu i Lartësuar qoftë i kënaqur me Bilalin, me pjesëtarët e lutjes së Omerit si dhe me gjithë muslimanët e mëparshëm e të tanishëm kudo që janë në botë që dëshmojnë se s’ka zot tjetër përveç të Lartësuarit!
Përktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI, 26.08.2007
Burimi: http://www.prophetmuhammadforall.org/webfiles/downloads/english/BILAL.pdf
Televështrim ndaj dialogimit

Të marrësh hap për të lundruar në një det të gjerë me një lundruese jo aq adekuate është vërtet vështirë. E nëse sheh anësh se ka të atillë që kanë barka më rezistuese ndaj valëve të ujit dhe të atillë që po iu shpërthye barka, mund të notojnë për kohë të gjatë, është edhe më vështirë. Në anën tjetër, ia vlen të mundohesh, pasi me vetë inicimin për të gjetur rrugëdalje, e kemi të garantuar një shpërblim, e po ia qëlluam, i marrim dy...
Deti për të cilin dua të thurr disa shkronja është kultura e dialogimit, përkatësisht, dosja e të folurit, rreth së cilës Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë që “ia garantoj Parajsën atij që e ruan organin e të folurit dhe organin e turpshëm!". Pra, në pyetje është gjysma e garancës për të shkuar në Parajsë...
Shkaku i përdorimit të këtij termi është se vetëm dua ta tregoj një vështrim prej së largu, pa hyrë shumë në thellime.
Të supozojmë se dialogimi ka tri drejtëza: x, y dhe z. Këto shtrihen në rrafshin koordinativ dhe secila prej tyre e pret tjetrën, kështuqë, si tërësi ato formojnë një katror që është i ndarë në dy trekëndësha të puthitshëm. Në vijim të shohim se çka në të vërtetë përmbajnë këto drejtëza.
1) x – të folurit është pikënisja, ku pala fillon të flasë e t’i tregojë mendimet e veta që ka për t’i thënë. Këtu duhet të vijë në shprehje oratoria, përkatësisht përzgjedhja e fjalëve adekuate që duhet thënë në atë rast. Duhet të kihet parasysh që nëse fjala burimin e ka nga zemra, aty edhe do të përfundojë te pala tjetër. Me rastin e dialogimit, komunikuesit i përcaktojnë qëllimet e atij dialogu, i parashohin pasojat e mundshme, me qëllim që ai (dialogu) të jetë sa më i dobishëm e sa më pak lëndues. Përgjegjësia e fjalës, gjithashtu është prej aparateve të kyçura gjatë bisedës, sepse “për Allahun nuk ka organ më të dashur se gjuha nëse ajo e flet të drejtën dhe nuk ka organ më të urrejtur për Të sesa gjuha në raste kur ajo gënjen!". Gjithashtu, Pejgamberi, alejhi selam, gjuhën e keqe e ka bërë ekuivalente me besimin e keq, ku thotë: “Nuk do të jetë besimi i njeriut si duhet përderisa nuk është si duhet zemra e tij, e zemra e tij nuk do të jetë si duhet derisa gjuha e tij të jetë si duhet!".
Morali si depërtues në shumë segmente, edhe këtu, pra, në drejtëzën e të folurit është këmbëngulës të marrë hise. Në prapavijë të këtij fakti, veti e folësit duhet të jetë që nëse bashkëbiseduesi nuk e ka të qartë përmbajtjen e asaj që është thënë, ai ta sqarojë atë disa herë, varësisht prej nevojës dhe mundësive.
Prej këshillave të frytshme që janë thënë prej Abdullah ibën Abasit, do të veçoheshin ato kur thoshte: “Mos fol për atë që nuk të intereson, sepse kjo është gjë e tepërt dhe nuk je i siguruar nga mosrënia në mëkat! Mos fol për atë që të intereson pa e gjetur kohën dhe vendin përkatës, sepse është turp të flasësh për një gjë që të intereson pa i plotësuar elementet e sipërcekura! Mos u fjalos me të urtin e as me mendjelehtin, sepse i urti nuk do të të çmojë, e nga mendjelehti do të ofendohesh!.!"...
Zoti na ka nderuar duke na dhënë aftësinë për t’u shprehur. “Ia mësoi atij të folurit!". (Kur`an, 55: 4). Andaj, të jemi falënderues për këtë aftësi të dhuruar nga Ai! “Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!". (Kur`an, 1: 2).
Një fjali e artë thotë: “Karakteristikë e gojëtarit të mirë është që ta ndërpresë ligjërimin kur e vëren se pala që dëgjon nuk është duke e përcjellë me vëmendje atë që është duke u thënë!". Në pajtim me këtë, e shfrytëzojmë mekanizmin e dytë, i cili me funksionin e tij i shërben individit për të qenë prej mendjehollëve.
2) y – të dëgjuarit është ura lidhëse mes drejtëzës para dhe pasardhëse. Sikurse të folurit, ashtu edhe të dëgjuarit është art, pasiqë, në një aspekt, edhe për të dëgjuar duhet aktivitet intelektual. Pikërisht për këtë, një fjali e urtë thotë: “Jo që nuk je i aftë për të folur, por je i paaftë për të heshtur!".
Pikëpamja në fjalë është për dialogimin, e dihet se në të (dialog) marrin pjesë dy palë, porse në shtjellim e marrim vetëm njërën palë, duke e lënë tjetrën të hijëzuar. Në fakt, këto norma janë simetrike që do të thotë se vlejnë për të dyjat.
I mençuri, është thënë, duhet të heshtë përderisa të folurit nuk është obligativ, ngase shumë njerëz pendohen pasi kanë folur, ndërsa rrallë njeriu pendohet kur hesht. Një herë K’ab ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) pati thënë: “Shpëtimi është i ndarë në 10 pjesë, prej tyre 9 janë në heshtje!". Gjithashtu, kam dëgjuar të thuhet: “Për ndërtuesin e parë të automobilit nuk duhet të jetë duartrokitja aq e madhe se ka ndërtuar një mjet të tillë, sa duhet të jetë për atë se ai e ka paraparë që ai mjet duhet të posedojë fren; për hartuesin e skicës së parë të shtëpisë shumëdhomëshe nuk duhet të jetë duartrokitja aq e madhe se ka hartuar një skicë të tillë, sa duhet të jetë për atë se ai e ka paraparë që ato (dhomat) duhet ta kenë mbyllësen e vet – derën; për konstruktuesin e parë të telefonit celular nuk duhet te jetë duartrokitja aq e madhe se ka konstruktuar një mjet me të cilin mund të komunikosh prej së largu, sa duhet të jetë për atë se ai e ka paraparë që ky mjet duhet të posedojë edhe mundësi për t’iu zvogëluar zëri i cingërrimës apo, sipas nevojës, edhe t’i ulet zëri në tërësi!”.... Këta të lartpërmendur kanë dashur të marrin model nga Krijuesi i gjithësisë, i Cili e ka bërë këtë qysh në fillimin e të jetuarit. Ai, pra, e krijoi njeriun me aftësi më të mëdha se krijesat tjera, e sidomos më shumë cilësohet me aftësinë e të folurit, e krahas saj ia bëri të mundshme e ia mësoi edhe heshtjen: “Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte!". (Kur`an, 96: 5).
Shikuar globalisht mbi këto dy drejtëza, do të shohim se kjo e fundit është më e rrallë për t’u poseduar, madje edhe në rast kur folësi është vijëdrejtë në të folurit e tij, e të mos flasim për ata që llomotitjen e kanë pjesë të pandarë të tyre. “Nëse të folurit është prej argjenti”, – kanë thënë, – “heshtja është prej ari!".
3) z – të perceptuarit ose të kuptuarit paraqet drejtëzën e tretë dhe të fundit prej drejtëzave të elaboruara. Thënë matematikisht, kjo është drejtëz e pjerrtë që bashkohet me pikëprerjen e dy drejtëzave paraprake, duke e pasur për pikënisje fillimin e koordinatave të rrafshit koordinativ.
Gjeneza e kësaj bazohet nga të dëgjuarit, e me këtë vihet në provë komunikuesi se a kanë qenë dëgjues aktiv apo jo. Kur vie në shprehje kjo drejtëz, logjikisht kuptohet se dialogu veçmë ka përfunduar, e roli i kësaj drejtëze është i ngjajshëm me rolin që e luan çatia për shtëpinë. Më tej, katrori që është fituar është esenca e këtij studimi!
Drejtëza e gjelbër është drita ndriçuese e katrorit, pasi, në mungesë të saj, gjithçka do të ishte e gjymtë. Praktikisht, çka nëse i flet dikujt dhe nëse e dëgjon atë e asnjëri nuk përfiton asgjë?
Mund të them se “për ta ndezur këtë dritë”, paraprakisht, duhet aktivizuar tri mekanizma: zemrën, veshin dhe mendjen. Zemra, pasi dihet se ajo është komandant i tërë trupit...; veshi, pasi ai është organi objektiv i pranimit të tingujve dhe mendja, pasi ajo është vendi ku grumbullohen informatat që akceptohen nga jashtë. Mekanizmi më i rëndësishëm është zemra, pasi “njeriu ndonjëherë me zemër dëgjon, e nëse do edhe mund të flet me të!". Veshi e kryen rolin e tij dhe pastaj “qëndron pas mendjes”. E, sa i përket mendjes, them se në terrenin e saj zhvillohen tri etapa. Si etapë të parë, e përmendëm edhe më lartë, është akumulimi. Për këtë etapë mund ta citojmë edhe një fjali paradoksale që një mësues ua kishte thënë nxënësve të vet: “Dëgjojeni me kujdes atë që nuk po jua them!". Me këtë sikur ka dashur t’ua tërheqë vërejtjen atyre që të jenë më syçelë e më intuitozë...
Etapën e dytë e etiketojmë si "ndarëse mes dhenve e dhive”, që do të thotë se këtu bëhet kategorizimi i fjalëve që janë më parë nga bashkëfolësi, ndërkaq e treta është rezultat-dhënëse që shfaq se çfarë është “punuar” në etapën e parë, e çfarë në të dytën...
“Meqë këtij vagoni ia ngarkuam të 99 tullat”, – thoshte njëri, – “po ia ngarkojmë edhe të njëqindtën!"... Prej rrënjës së fjalës mendje është formuar fjala mendim. Kjo fjalë është shumë e lidhur me fjalën bisedë. Them kështu pasi “biseda”, – kam dëgjuar se është thënë, – “ka lindur nga mendimi. Biseda pa mendim nuk është më e tillë, por është grindje!".
A thua, vallë, çfarë është duke munguar? Prapëseprapë, pohoj se ka vend e rend edhe për mijëra shkronja tjera, por “pika nuk mund të zëjë më shumë se disa milimetra katrorë, në çfarëdo hapësire qoftë ajo!".
Deri tani këtë mendim e kisha në dorë, tash e kam në supe!
Shkroi: Arsim JONUZI, 16.08.2007
Labels:
Filozofike
Filozofia e martesës në Islam

Pyetje: Kam vërjetur kohëve të fundit se është një trend që të rinjve, në mënyra të ndryshme u bëhet thirrje për t’u shmangur nga të qenët i martuar, duke i frikësuar ata se çfarë përgjegjësi do të mbajnë në supet e tyre e, përveç kësaj, hedhin dyshim mbi vetë institucionin e martesës. A thua, vallë, a ka ndonjë mënyrë t’i hedhim poshtë këto të thëna?
Përgjigjja: Falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm Allahut të Madhëruar. Paqja, bekimet dhe begatitë qofshin mbi të dërguarin e fundit – Muhammedin, alejhi selam, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi gjithë ata muslimanë të sinqertë që shkojnë pas rrugës së tij deri në Ditën e Gjykimit!
Martesa në Islam nënkupton plotësim të nevojave të shumta, si: qetësinë shpirtërore e trupore si dhe bashkëpunimin mes bashkëshortëve për ta përmbushur urdhërin hyjnor. Islami, si mënyrë e të jetuarit, i përfshin të gjitha instiktet njerëzore si atë fizik, shpirtëror, intelektual, emocional e kështu me radhë.
Përmbushja e nevojave fizike si duhet (në mënyrë të ligjshme) është një nga synimet kryesore të martesës, megjithatë, nuk është i vetmi (synim). Duke u bazuar në argumentin e qartë kur`anor, konkludojmë se qetësia (shpirtërore) dhe paqja përmes një bashkimi (martese) të suksesshëm janë prej objektivave primare të martesës: “Nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë!" (Kur`an, 30: 21).
Në një vend tjetër, Allahu i Madhëruar i referohet lidhjes mes meshkujve dhe femrave, për të qenë ortakë në jetën e tyre në të arriturit e mirësisë dhe në të përmbushurit e urdhërit hyjnor: “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe e japin zeqatin, e respektojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t'i mëshirojë Allahu. Allahu është Ngadhënjyes, i Urtë!" (Kur`an, 9: 71).
Islami, ashtu sikurse ka për qëllim edukimin e njerëzve për të qenë të drejtë, për të qenë gurthemel në strukturën shoqërore të kombit që i përkasin, ai, gjithashtu, përpiqet të formojë familje të shëndosha, si faktorë primarë dhe esencialë në ndërtimin e një shoqërie të mirëfilltë. Nuk ka diskutim se martesa, e cila e bashkon një mashkull me një femër përmes një ceremonie solemne, është burimi (baza) që e rrit (e zgjeron) familjen, në radhë të parë, e, në radhë të dytë, edhe shoqërinë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër që një familje si duhet do të ekzistonte pa martesë (kurorë) – mënyrë kjo që është vënë nga Ligjvënësi.
Disa ide perverze kundrejt institucionit të martesës:
Përgjatë kohrave, njerëzimi ka arritur të mësojë ide që i kundërvihen idesë për t’u martuar. Në Persi (në Iranin e sotshëm), para ardhjes së Islamit, u shfaq filozofia e Manit – “Pejgamberit” nga Persia, e cila deklaronte se bota gëlon në fatkeqësi. Kjo gjë, thonin, duhet asgjësuar, e mënyra më e shpejtë për ta asgjësuar është ndalimi e martesës.
Një ideologji tjetër u përhap nën flamurin e krishterizmit, e ajo ishte një murgëri ekstreme që e denoncon (shpartallon) jetën, e thirr në burgosje nëpër manastire dhe e shpall martesën si të ndaluar, sepse gruaja, besojnë ata, është shkaku i ngasjes (joshjes) dhe i personifikimit të djallit. Të afruarit tek ajo, sipas tyre, vetvetiu është mëkat që e degjeneron shpirtin dhe njeriun e largon nga parajsa.
Në kohën moderne, kjo ide ekziston tek pesimistët perëndimorë, të cilët e shpronësojnë femrën, duke e përshkruar atë si gjarpër me prekje të butë, por me helm vdekjeprurës. Më tej, ata pohojnë se martesa ia ofron asaj mundësinë e artë për të qenë sunduese ndaj mashkullit dhe për t’ia lëshuar atij në dorë tërë përgjegjësitë. Kështuqë, deklarojnë ata, pse mashkulli, me vetëdije të plotë, ta zgjedhë rrugën për t’i pasur ato zinxhirë rreth qafës së tij, ndonëse ai është lindur i lirë?
Fatkeqësisht, disa muslimanë të rinj të sotëm kanë rënë pre e këtyre ideve të prishura dhe për këtë arsye po vendosin të shmangen nga martesa, e cila “po i detyron të kryejnë përgjegjësi të pafundme”. Përveç kësaj, ata dëshirojnë ta jetojnë jetën e tyre si fëmijë duke mos pasur mbi supe asnjë përgjegjësi. Nëse mposhten nga epshi i tyre, etjen e tyre do ta shuajë prostitucioni, në vend që këto instikte të përmbushen në mënyrë ligjore, do të thotë me martesë.
Objektivat e martesës në Islam janë:
1) Duke u bazuar në ligjet dhe normat hyjnore, asgjë nuk mund ta ekzekutojë detyrën e saj pa ndihmën e dikujt. Allahu paracaktoi që gjithçka të jetë në nevojë të tjetrit nga lloji i njëjtë, kështuqë, kompletimi është reciprok. Në fushën e elektricitetit, poli pozitiv duhet të bashkohet me atë negativ për të shkaktuar dritë, nxehtësi, lëvizje, varësisht prej funksionit të aparatit. Njëlloj, protonet dhe elektronet duhet të jenë në kontakt brenda atomit. Tek bimët, korrat e polenit mbajnë gamete mashkullore për ta fekonduar trupin e lules me qëllim të prodhimit të më shumë farave, bimëve apo frutave. Kafshët me gjini mashkullore duhet të jenë në kontakt me ato femërore për t’u shtuar... Kur`ani Famëlartë e thekson këtë ligj të përgjithshëm në dy ajetet vijuese: “Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështinë e Zotit)!" (Kur`an, 51: 49); “I pastër nga të metat është Ai që i krijoi të gjitha llojet (çiftet) çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë!" (Kur`an, 36:36). Ky ligj, i vënë nga Allahu i Lartësuar, vlen gjithashtu edhe për llojin njerëzor dhe ai është bashkimi i mashkullit dhe femrës në një mënyrë ashtu siç u ka hije.
Allahu i Lartësuar në zemrën e mashkullit e ka rrënjosur dashurinë ndaj femrës dhe në zemrën e femrës e ka rrënjosur dashurinë ndaj mashkullit. Secili prej tyre (edhe mashkulli, edhe femra) është i nxitur nga një nevojë shumë më urgjente sesa uria apo etja. Secili prej tyre ndjen një zbrazëtirë të qartë në jetën e tij ose të saj, e cila (zbrazëtirë) mund të plotësohet vetëm me bashkimin e tyre, në pajtim me ligjet hyjnore, do të thotë, nëpërmjet martesës. Vetëm në atë rast stabiliteti e zë vendin e pasigurisë dhe vetëm në atë rast qetësimi e zë vendin e shqetësimit. Secili prej tyre gjen kthjelltësi, dashuri e mëshirë tek tjetri, të cilat i ndriçojnë jetrat e tyre dhe i zgjerojnë shpirtrat e tyre. Ajeti vijues argumenton një nga shenjat e Tij, faktikisht, Ligjin që Ai e bëri në univerzin tonë: “Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë!" (Kur`an, 30: 21).
2) Reprodukimi është rezultati natyral i martesës. Ai shërben për ta zgjatur ekzistencën e njeriut. Kështu, kjo është një nga dhuratat që Allahu i ka bërë për ne. Argument për këtë e kemi ajetin kur’amor ku i Madhërishmi thotë: “Allahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja – fëmijë e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) të mira. A besojnë ata të pavërtetën, e të mirat e Allahut i mohojnë?” (Kur`an, 16: 72).
Pikërisht është kjo arsye, për shkak të së cilës Zekerijai, alejhi selam, e pati lutur Allahun: “(Përkujto) Edhe Zekirijain kur e luti Zotin e vet: “Zoti im, mos më lë të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt)”!" (Kur`an, 21: 89); “Unë ua kam frikën pasardhësve të mi pas meje (kushërinjve, se do ta humbnin fenë), ndërsa gruaja ime është sterile, pra, më fal nga ajo mirësia Jote një pasardhës (një fëmijë). Të më trashëgojë mua dhe t'i trashëgojë ata nga familja e Jakubit dhe bëre atë, o Zoti im, të këndshëm (të vyeshëm)!” (Kur`an, 19: 5-6).
Ngjajshëm, edhe Ibrahimi, alejhi selam, – babai i Pejgamberëve, e luti Allahun: “Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve! Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjellshëm)!" (Kur`an, 37: 100-101). Kur`ani Famëlartë i përshkruan roëbrit e Mëshiruesit duke thënë: “Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit!”” (Kur`an, 25: 74).
Për shkak të reproduksionit, kombet shumohen dhe rriten dhe, përveç kësaj, ata (kombet) i shfrytëzojnë potencialet e tyre për t’u bërë ballë armiqve që i sulmojnë. Pak persona do të dyshonin në faktin se sa e madhe do të ishte fuqia botërore nëse masës njerëzore i llogaritet potenciali i saj i tërësishëm. Allahu i Lartësuar në Librin e Tij Famëlartë për rastin e Shuajbit, paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi të, thotë: “Përkujtoni kur ishit pakicë e Ai ju shumoi dhe shikoni se si qe fundi i çrregulluesve!” (Kur`an, 7: 86). Për më tepër, Pejgamberi, alejhi selam, na ka porositur: “Martohuni (shtohuni), sepse unë do të mburrem me ju (me numrin e juaj të madh) në Ditën e Gjykimit para popujve tjerë dhe mos përfundoni në murgërinë e krishterëve!” [Transmeton Bejhekiu].
Reproduksioni shërben për ta ruajtur tërë llojin njerëzor në globin tonë derisa jetës t’i vijë fundi i vet. Allahu i Lartësuar në Librin e Tij thotë: “O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se Allahu është mbikëqyrës mbi ju!" (Kur`an, 4: 1); “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat), e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë!" (Kur`an, 49: 13).
3) Martesa njeriut ia plotëson besimin. E ruan atë nga të shikuarit e grave të huaja, i ndihmon gjithashtu edhe në ruajtjen e nderit dhe normalisht, i ofron atij mundësi ligjore për t’i kënaqur dëshirat e veta seksuale. Si rrjedhojë, prostitucioni më nuk konsiderohet si opcion! Për këtë arsye, Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Martesa e ruan njeriun nga shikimi i asaj që nuk duhet shikuar!"; “Nëse Allahu ia dhuron ndonjërit një grua të mirë, kjo i ndihmon atij ta ketë gjysmën e fesë së tij të mbrojtur, për pjesën tjetër duhet t’i frikohet Allahut!" [Transmetojnë Taberani dhe Hakimi].
4) Martesa jo vetëm që është mjet që besimtari ta mbrojë fenë e tij, por ajo, gjithashtu, është edhe kusht i domosdoshëm për lumturi jetësore, për të cilën Islami i inkurajon ithtarët e tij që ta shijojnë atë, kështuqë, asgjë më të mos i hutojë ata në arritjen e qëllimit final, gjegjësisht, për t’i ngritur shpirtrat e tyre në një shkallë të lartë spirituale. Transmetohet se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “E tërë bota është kënaqësi, e kënaqësia më e mirë është gruaja e mirë!"; “Janë 4 gjëra të cilat birit të Ademit i sjellin lumturi: gruaja e mirë, shtëpia e gjerë, fqiu i mirë dhe mjeti transportues i mirë!" [Transmetojnë Hakimi dhe Bejhekiu].
5) Martesa është mënyra e vetme e themelimit të familjes – bërthamës së shoqërisë. Asnjë shoqëri e ndershme nuk do të ekzistonte pa u bazuar në familje. Ky është, pra, një institucion tek i cili zë vend amësia, atësia si dhe lidhja motër-vëlla, e krahas këtyre edhe ndjenjat strehuese, altruizmi, mëshira, kujdesi, bashkëpunimi reciprok...
6) Është një e vërtetë se martesa i ngrit edhe raportet shoqërore. Me anë të saj, pra, zgjerohet miqësia mes prindërve të tyre (prindërit e burrit me gruan dhe anasjelltas). I Madhërishmi ka paracaktuar që raportet martesore të jenë aq të forta sa raportet familjare. Argument për këtë e kemi ajetin kur`anor ku thuhet: “Dhe Ai nga uji (fara) e krijoi njeriun, dhe e bëri atë të ketë fis dhe të ketë miqësi. Zoti yt ka mundësi të jashtëzakonshme!" (Kur`an, 25: 54).
7) Martesa e bën njeriun më të pjekur përmes përgjegjësive që ai duhet t’i mbajë, si bashkëshort dhe si prind, e ngjajshëm e bën edhe gruan më të pjekur përmes përgjegjësive që ajo duhet t’i mbajë si bashkëshorte dhe si nënë. Siç thamë edhe më lart, shumë meshkuj shmangen nga martesa, sepse dëshirojnë të jetojnë jetë si fëmijë të rritur dhe të mos jenë të detyruar të bëjnë gjë prej gjëje. Njerëzit e këtillë nuk janë të aftë për të jetuar, sepse nuk janë të aftë për të bërë asgjë. Martesa, pra, kërkon angazhim të fortë dhe ndarje të përgjegjësive mes burrit dhe gruas, prej ditës së parë kur ata bashkohen.
Allahu i Lartësuar në Librin e Tij thotë: “...Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre. Allahu është i Gjithfuqishëm, i Urtë!" (Kur`an, 2: 228); “Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa tjerë dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që Allahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese e janë besnike ndaj të fshehtës!" (Kur`an, 4: 34).
Pejgamberi, alejhi selam, thoshte: “Secili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës për ata që i keni nën mbikëqyrje. Burri është përgjegjës për pjesëtarët e shtëpisë së tij; gruaja është përgjegjëse dhe kujdestare e pasurisë së burrit të saj!"; “Ka mundësi që njeriu të bëjë mëkat të madh, nëse nuk përkujdeset për atë që e ka nën mbikëqyrje!" [Transmetojnë Ahmedi, ebu Davudi, Hakimi dhe Bejhekiu nga ibën Umeri]. Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, gjithashtu, thoshte: “Allahu do ta pyesë çdo kujdestar për ata që i ka pasur nën mbikëqyrje, se a i ka mbrojtur (shpëtuar) ata nga zjarri po jo!" [Transmetojnë Nesaiu dhe ibën Hibani nga Enesi].
8) Duke qenë i martuar, njeriu fokusohet në perfeksionimin e punës së tij, pasi është i sigurt se e ka dikë në shtëpi që ia kryen punët e shtëpisë (ushqimin, pastrimin...). Pas këtij fakti njeriu mund të qetësohet dhe mund ta kryejë punën apo angazhimet e tij ashtu si duhet. Ndërkaq, paramendoni, si do të ishte puna e ndonjërit që është i preokupuar e i shqyer nga gajlet se a do të ketë ushqim kur të kthehet nga puna ose a do të ketë rrobe tjera për të veshur ose...ose...!!!
Allahu i Lartësuar e di më së miri.
Autor: Shejh Jusuf el-Kardawi
Përktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI, 13.08.2007
Burimi: http://www.al-islamforall.org/Misc/philosophy.htm
Labels:
Udhërrëfyese
Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!)

Vajza e ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) dhe njëherit bashkëshortja më e dashur e Pejgamberit, alejhi selam, u lind në vitin e katërt të Shpalljes. Emri i saj është Ajshe, ndërsa mbiemri umu Abdullah (nëna e Abdullahut), por, në përgjithësi, e thirrnin “e sinqerta”. Derisa nuk kishte fëmijë, nuk kishte as mbiemër. Në atë kohë, të kesh mbiemër ishte nder i madh dhe njerëzit gjithmonë e donin një gjë të tillë. Një ditë Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) e pyeti të Dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi të: “O i dërgur i Allahut, gratë tjera kanë mbiemër, ndërsa unë nuk kam, andaj, të lutem, ma propozo një!". Pejgamberi, alejhi selam, i tha: “Përse nuk e merr mbiemrin umu Abdullah?". Për më tepër, Abdullahu ishte i biri i motrës së Ajshes.
Qysh nga fëmijëria, Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) ishte jashtëzakonisht inteligjente. Që kur ishte ende vajzë, ajo ishte e këndshme, gazmore dhe kishte memorje fantastike. Madje, edhe kur u bë e moshuar, i mbante në mend disa momente të fëmijërisë së saj të hershme. Kur ndodhi Shpërngulja e Pejgamberit, alejhi selam, prej Mekes në Medine, ajo i kishte jo më shumë se 9 vite, por historia tregon se shumë gjëra janë transmetuar pikërisht prej saj. Asnjë prej shokëve të Pejgamberit, alejhi selam, nuk kishte të mbledhur më shumë hadithe se ajo.
Pejgamberi, alejhi selam, dhe ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) kishin deklaruar se mes veti janë vëllezër dhe ky deklarim kishte vlerë të madhe. Martesa e Pejgamberit, alejhi selam, me bijën e tij këtë lidhje e bëri edhe më të fortë.
Pas vdekjes së Hatixhes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), gruaja e Othmanit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) e pyeti Pejgamberin, alejhi selam, nëse ka dëshirë të martohet përsëri për ta larguar pikëllimin. Pejgamberi, alejhi selam, i tha asaj: “Me kë të martohem? Me ndonjë të vejë apo me të virgjër?". Ajo iu përgjigj: “Prej të dy kategorive ka. Ajsha – bija e ebu Bekrit është e virgjër dhe Seuda – bija e Zamës është e vejë!". Më vonë, Pejgamberi, alejhi selam, u martua me të dyjat. Para se Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) të martohej me të Dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi të, ajo ishte e fejuar me një pabesimtar. Familja e të fejuarit të Ajshes, e prishën këtë fejesë nga shkaku se mendonin se pasi të martohet me Ajshen, djali i tyre do të bëhej musliman. Në atë kohë Ajsha ishte vetëm 6 vjeçare.
Pas vendosjes në Medine, Pejgamberi, alejhi selam, e dërgoi Zejd ibën Harithin dhe shërbëtorin e tij ebu Rafen për ta përcjellë Ajshen (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) për në Meke. Shoqëruesve të Ajshes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) Pejgamberi, alejhi selam, ua kishte dhënë 500 dirhemë si furnizim për atë udhëtim. Ajshen (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) e sollën në Medine pa pasur ndonjë problem gjatë rrugës, por ndryshimi i klimës ndikoi negativisht tek ajo. Ajo u sëmur dhe i ranë flokët e saj të mrekullueshme. Pasi i kaloi ajo sëmundje, ajo shtoi në peshë. Pastaj, ebu Bekri e pyeti Pejgamberin, alejhi selam: “Pse nuk e merr Ajshen në shtëpinë tënde, o i dërguar i Allahut? Ceremonia martesore tanimë është bërë e ditur!". Pejgamberi, alejhi selam, ia ktheu: “Nuk kam të holla për t’ia paguar mehrin asaj!". Kur e dëgjoi këtë ebu Bekri, i mori 500 dirhemë të tij dhe ia dha Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të! Ato të holla i mori Pejgamberi, alejhi selam, dhe ia dërgoi Ajshes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), ndërkaq, ajo erdhi te Pejgamberi, alejhi selam, në muajin sheval të vitit të parë të hixhretit.
Në kohën kur Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) u lind, shtëpia e ebu Bekrit veçmë ishte ndriçuar me dritën e Islamit dhe kjo (dritë) kishte zënë vend në zemrën e saj. Kjo dashuri (për Islamin) ishte rritur edhe më tepër atëherë kur ajo u martua me Pejgamberin, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të! Shumë ngjarje prekëse dhe interesante i kishin ndodhur asaj. Në vijim do t’i shtjellojmë ca prej tyre:
Tregimi i parë ishte kur Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) ishte me Pejgamberin, alejhi selam, në një karvan. Kur arriti nata, e ndalën karvanin për të pushuar. Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) doli nga karvani për nevoja të veta personale dhe e humbi qaforen e saj të çmuar. Kur e kuptoi se e kishte humbur, filloi ta kërkojë. Në ndërkohë, karvani e kishte vazhduar rrugën, por Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) nuk e dinte se ai nuk ishte në vendin që e kishte lënë ajo. U mbështoll me rrobet e veta dhe priste për të ardhur dikush për ta shpëtuar. Pas pak u takua me Safvan ibën Mautalin, detyra e të cilit ishte që të qëndrojë pas karvanit dhe t’i mbledhë ato që mbetnin mbrapa. Ai kur pa Ajshen (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), i tha që të ngjitet mbi devenë e tij. Diku kah mesdita iu bashkangjitën karvanit. Ky incident i dha rast disa njerëzve që të keqkuptojnë dhe të hudhin shpifje për të. Ata hipokritë e filluan një propagandë të djallëzuar kundër Ajshes, gjegjësisht e akuzuan atë për shkelje kurore. Kjo propagandë mori përmasa të hatashme saqë Pejgamberi, alejhi selam, u detyrua që ta dërgojë Ajshen (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) tek prindërit e vet për ca kohë. Në një rast ai, alejhi selam, tha: “Nëse Ajsha është e pafajshme, Allahu i Lartësuar do ta mbrojë atë!". Kjo çështje zgjati disa ditë derisa Allahu i Lartësuar e shfajësoi Ajshen (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) nga kjo shpifje. Kjo gjendet në kaptinën e 24 – të. Kjo ndodhi kur Pejgamberi, alejhi selam, shkoi tek shtëpia e prindërve të saj. Pejgamberi, alejhi selam, i tha asaj se Allahu e kishte shfajësuar dhe ia lexoi ajetet e kaptinës së 24 – të rreth çështjes në fjalë. Nëna e Ajshes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) i tha asaj të ngritet e ta falënderojë Pejgamberin, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Ajsha, më pastaj, ia ktheu: “Unë do ta falënderoj vetëm Allahun e Lartësuar, pasiqë Ai më shfajësoi!".
Tregimi i dytë është, gjithashtu, mjaft i rëndësishëm. Furnizmi me të mirat e kësaj bote nga ana e Pejgamberit, alejhi selam, kundrejt grave të tij ishte i pamjaftueshëm. Ushqimet që shtëpia e Pejgamberit, alejhi selam, i konsumonte përfshinin drithra, hurme etj. Gjithë bashkëshortet e Pejgamberit, alejhi selam, njëzëri u ankuan tek ai për pamjaftueshmërinë e ushqimeve. Pejgamberi, alejhi selam, në këtë rast tregoi pakënaqësi. Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) dhe Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i thanë bijave të tyre që ta ndalojnë turrin e tyre kundrejt Pejgamberit, alejhi selam, për ta shtypur atë në shtimin e furnizimeve ushqimore, megjithatë, bashkëshortet tjera e vazhduan atë kërkesë. Më në fund Pejgamberi, alejhi selam, vendosi që t’i ndërpresë marrëdhëniet me gratë e veta për një muaj. Ai u largua edhe nga dhoma e tyre. Me këtë rast u krijua një përzierje e madhe ndër njerëz dhe ata menduan se Pejgamberi, alejhi selam, ishte shkurorëzuar me gratë e tij. Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) kërkoi që të flasë me Pejgamberin, alejhi selam, dhe për këtë herë nuk iu plotësua dëshira. Kërkoi edhe për të dytën herë, e edhe këtë nuk arriti të takohet me të. Për të tretën herë, më në fund, Pejgamberi, alejhi selam, ia plotësoi dëshirën atij dhe e pranoi të bisedojë me të për këtë çështje. Kur hyri Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) në dhomën e tij, e pa të shtrirë në një shtrojë të pagdhendur dhe të papërshtatshme për të qëndruar në të, prej së cilës (shtrojë) Pejgamberit, alejhi selam, i kishin mbetur shenja në trupin e tij fisnik. Enët ngrënëse ishin në tokë të shpërndara prej njëra-tjetrës. Kur Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) e pa këtë skenë, u pikëllua shumë dhe e pyeti: “O i dërguar i Allahut, a je shkurorëzuar me gratë e tua?". Pejgamberi, alejhi selam, iu përgjigj: “Jo!". Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) më pastaj e transmetoi këtë lajm deri tek besimtarët. Ai muaj kishte 29 ditë dhe ai, alejhi selam, u kthye prej dhomës së tij në të cilin qëndroi i izoluar. Kur u kthye tek gratë e tij, Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) ishte e para e cila u vizitua ng ai.
Tregimi i tretë ishte kur Pejgamberi, alejhi selam, i tha Ajshes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!): “Mund të më përgjigjesh në një pyetje që do ta parashtroj, por pasi të konsulltohesh me prindërit e tu!". Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) i tha: “Cila është ajo pyetje?". Pejgamberi, alejhi selam, filloi t’i lexojë ajetet: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua: Në qoftë se e lakmoni jetën e kësaj bote dhe stolitë e saj, atëherë ejani, unë po ju jap furnizimin (për lëshim) dhe po ju lëshoj ashtu si është e rrugës. E nëse e doni Allahun, të dërguarin e Tij dhe botën tjetër, atëherë të jeni të sigurta se Allahu ka përgatiur shpërblim të madh për ato prej jush që bëjnë punë të mira!". (Kur`an, 33: 28-29). Kur e dëgjoi këtë Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), tha: “O i Dërguar i Allahut, pse më duhet t’i pyes prindërit?! Unë e preferoj Allahun, të Dërguarin e Tij dhe botën e ardhme më shumë komoditetet e rëndomta!". Pejgamberi, alejhi selam, u nda i kënaqur prej përgjigjes së Ajshes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) dhe i tha që këtë pyetje do t’ua parashtrojë edhe bashkëshorteve tjera. E bëri këtë dhe secilës që ia thonte këtë pyetje, ia tregonte edhe atë që Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) e kishte thënë.
Pejgamberi, alejhi selam, ndjente dashuri të madhe për Ajshen (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) saqë kjo mund të vërtetohet me fjalët: “O Allah, nga gjërat që i kam në kontroll gjithmonë mbaj drejtësi mes tyre (e kishte për qëllim të thojë se ai mbante drejtësi mes grave të tij, pa e dalluar ndonjërën mbi tjetrën), por më fal për atë që është jashtë kontrollit tim (e kishte për qëllim të prononcojë se Ajshen e dashuronte më shumë)!".
Një herë tjetër, Amër ibën el-Asi i tha: “O i Dërguar i Allahut, kë e do më së shumti (prej bashkëshortëve)?". Pejgamberi, alejhi selam, iu përgjigj: “Ajshen!". Amër ibën el-Asi përsëri e pyeti duke i thënë: “Ndërkaq, kë e do më së shumti prej meshkujve?". Pejgamberi, alejhi selam, iu përgjigj: “Ebu Bekrin!". Njëashtu, edhe Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) ndjente po aq dashuri për Pejgamberin, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të!". Ndodhte që Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) zgjohej gjatë natës dhe nëse nuk e gjente Pejgamberin, alejhi selam, pranë saj, turbullohej. Një natë, ajo nuk e gjeti Pejgamberin, alejhi selam, në shtrat kur i doli gjumi në mesin e natës. Filloi ta kërkojë andej e këndej dhe mendoi se mos vallë kishte shkuar te njëra nga gratë tjera, mirëpo, e gjeti atë duke u falë. U turpërua nga ky akt dhe tha: “Prindërit e mi t’u bëfshin kurban! Unë po mendoja për diçka tjetër, e ti paske qenë i zënë në një punë tjetër!".
Dashuria e saj për Pejgamberin, alejhi selam, mund të matet edhe duke u bazuar në faktin që petku në të cilin Pejgamberi, alejhi selam, kishte vdekur, më pastaj u ruajt nga Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) në një vend të sigurt.
Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) ishte tetëmbëdhjetë vjeçare kur Pejgamberi, alejhi selam, ndërroi jetë. Ai qëndroi 13 ditë i sëmurë. Gjatë kësaj periudhe, ai qëndroi 8 ditë me Ajshen (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), ndërsa me gratë tjera qëndroi 5 ditë. Ai poashtu vdiq në dhomën e Ajshes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj! Pas vdekjes së Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ajo jetoi edhe 48 vite si e vejë.
Dy vite më vonë, ebu Bekri – prijësi i parë i muslimanëve, iu bashkëngjit Pejgamberit, alejhi selam, në Parajsë, kështuqë, Ajsha krahas asaj që ishte e vejë, tani kishte mbetur edhe jetime. Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) u varros afër Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të! Në atë kohë, ajo i kishte vetëm 20 vjet. Pas tij, prijës u zgjedh Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) dhe më këtë rast ai miratoi nga një shumë prej 10.000 dirhemë për bashkëshortet e Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, kurse për Ajshen (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) i miratoi 12.000 dirhem. Në sqarim të kësaj ai tha se me vetë faktin që Ajsha ishte më e dashura për Pejgamberin, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ajo edhe meriton më shumë.
Në kohën kur Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ishte për të vdekur, e dërgoi birin e tij tek Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) me kërkesë që t’i japë leje atij për t’u varrosur pranë Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të! Ajsha i tha: “E pata zgjedhur atë vend për vete, por do ta bëj atë për Omerin!".
Edhepse Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) i kishte dhënë leje Omerit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) që të varrosej pranë Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, prapë se prapë, Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) në testamentin e tij i kishte thënë birit të tij: “Dërgoje kufomën time tek dera e Ajshes, nëse pranon që të varrosem aty – mirë, përndryshe dërgomë aty ku janë varrezat e muslimanëve!".
Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) e lejoi që të varrosej në atë vend ku ishin marrë vesh me Omerin r.a. para se ai të vdiste, kështuqë u varros dhe tani Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) dhe Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) u varrosën në të njëjtën dhomë (vend). Ky akt e argumenton shpirtgjerësinë dhe natyrën e saj të mirë.
Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) ishte e dobët gjatë kohës kur ishte më e re, por më vonë pati shtuar në peshë. Kishte një çehre të çelur dhe ishte femër shumë e bukur. Veshja e saj e preferuar ishte këmisha e kuqe dhe fustani (mbështjellësja) e zezë. Ajo ishte e kënaqur edhepse në jetën e saj e ka pasur vetëm atë fustan të cilin e ka larë dhe e ka mbajtur... Ajo ishte një ndjekëse e vërtetë e Sheriatit. I këshillonte fëmijët për të bërë punë të mira dhe i këshillonte për të qenë modestë e të druajtur. Ajo, gjithashtu, i qëndronte rreptë edhe mbulesës.
Një ditë Is-haku, i cili ishte i verbër, erdhi për ta vizituar, kurse ajo e mbështolli veten me një mbështjellëse. Kur e kuptoi këtë Is-haku i tha: “Përse mbështjellesh nga unë, kur nuk mund të të shoh?". Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) pa hezitim iu përgjigj: “Unë të shoh, nëse ti nuk mund të më shohësh!". Ajo asnjëherë nuk qe lakmitare dhe gjithmonë i bënte ballë jetës së vështirë që e kishte. Transmetohet se një herë ka thënë: “Pas vdekjes së Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, asnjëherë nuk u ngopa, e kurdoherë që e bëja këtë, më rridhnin lotët!". Kur u pyet për shkakun, ajo tha: “Bëja kështu, sepse e dija që Pejgamberi, alejhi selam, deri në vdekjen e tij nuk kishte ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë!".
Dashuria e saj ndaj Pejgamberit, alejhi selam, mund të parafytyrohet në shtjellim të edhe një ngjarjeje tjetër. Njëherë ajo u grind me Abdullah ibën Zubejrin dhe u betua se asnjëherë më nuk do t’i flasë atij. Abdullahu u pendua dhe i kërkoi falje. Familjarët nga nëna e Pejgamberit, alejhi selam, iu lutën asaj që ta pranojë faljen e Abdullahut. Në këtë rast ajo qau dhe tha: “Ju jeni familjarët e Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, andaj i nënshtrohem kësaj këshille!". Kjo nënkupton shkelje të betimit të saj, kështuqë, i liroi 40 robër si kefaret (shpagim në rast të shkeljes së betimit).
Njëherë Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) po agjëronte dhe kishte vetëm një copë buke për të bërë iftar. Një lypës erdhi tek ajo dhe i kërkoi diçka për t’i dhënë. Ajo ia dha atë copë buke të vetme, ndërsa ajo pastaj bëri iftar me ujë.
Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) falte shumë. Ajo nuk kishte aspak armiqësi madje as edhe ndaj armiqve të vet. Vëllau i saj Muhamed ibën Ebu Bekri ishte vrarë nga Muavija – djali i Hatixhës, por ajo ia fali atij.
Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) tregonte vëmendje përkatëse për çdo person. Njëherë erdhi një lypës dhe ajo i tha të shkojë. Një ditë tjetër erdhi një udhëtar i veshur mirë dhe i tha se ishte i uritur. Ajo i ofroi ushqim dhe ujë. Njerëzve nuk u pëlqeu ky ndryshim sjelljesh. Ajo, më pastaj, në sqarim të këtij qëndrimi tha: “Pejgamberi, alejhi selam, pati thënë se njerëzit duhet trajtuar në bazë të rangut dhe meritave të tyre!".
Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) ishte zemërgjerë dhe e mëshirshme. Njëherë ebu Zubejri i dërgoi asaj 100.000 dirhemë si dhuratë. Atë ditë ajo po agjëronte. Paratë që i mori nga ebu Zubejri, menjëherë ua shpërndau të varfërve. Në mbrëmje, në kohën e iftarit, shërbëtorja e saj i tha: “Oj nënë e besimtarëve! Pse nuk i ruajte të paktën disa të holla për të blerë pak ushqim për iftarin tënd?". Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) iu përgjigj: “Përse nuk ma kujtove në atë kohë? {d.m.th atëbotë nuk ka menduar për vete, por e ka parë të arsyeshme që ato të holla menjëherë t’ua shpërndajë të varfërve (sh.p.)}.
Në luftën e Hendekut ishin të rrethuar nga të gjitha anët prej pabesimtarëve. Rreziku prej sabotimit nga ana e çifutëve të Medines ishte, gjithashtu, i pashmangshëm, por ajo e vështronte terenin e hendekut edhe atë pa pasur pikë frike. Përveç kësaj, edhe në luftën e Uhudit ajo i pajiste ushtarët me ujë dhe i mjekonte të plagosurit.
Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) posedonte shumë virtyte të mira. Si rezultat i këtyre virtyteve, ajo konsiderohej si njeriu më i mirë prej shoqëruesve të Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të! Ajo dallohej për dituri, inteligjencë dhe miqësi të ngushtë me Pejgamberin, alejhi selam, edhe atë më shumë se çdokush tjetër, përveç babait të saj (ebu Bekrit). Historia njeh shumë ngjarje që e argumentojnë superioritetin e saj ndaj të tjerëve.
Një ditë të pranishmëve u tha: “Unë kam 10 cilësi, të cilat më japin përparësi ndaj grave tjera të Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, edhe atë:
1) Unë jam femra e vetme që jam martuar për Pejgamberin, alejhi selam, si e virgjër.
2) Unë jam e vetmja, që të dy prindërit i kam pasur prej migruesve për shkak të Islamit.
3) Unë isha ajo që Allahu i Lartësuar drejtpërsëdrejti më justifikoi dhe e dëshmoi pafajësinë time kur unë isha e akuzuar për diçka të pabërë nga unë.
4) Unë u zgjodha prej Xhibrilit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) që të personifikohesha nga ai dhe ai (Xhibrili a.s.) në atë formë, shkoi te Pejgamberi, alejhi selam, dhe i propozoi që të martohet me mua.
5) Unë, shpesh qëndroja para Pejgamberit, alejhi selam, kur ai falte namaz.
6) Unë isha në prani të Pejgamberit, alejhi selam, kur atij i vinte Shpallja.
7) Unë, për dallim nga të tjerat, lahesha së bashku me Pejgamberin, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të!
8) Unë isha e fundit që do të vizitohesha nga Pejgamberi, alejhi selam, para se ai të ndërronte jetë.
9) Unë isha ajo që e mbajta trupin e Pejgamberit, alejhi selam, në gjoksin tim, kur shpirti i tij tanimë i kishte dalë prej trupit.
10) Unë u nderova që kufoma e Pejgamberit, alejhi selam, të jetë e varrosur në dhomën time.
Ka shumë hadithe të Pejgamberit, alejhi selam, dhe libra të shumta që vërtetojnë se s’ka pasur asnjë grua të Pejgamberit, alejhi selam, me aq shumë virtyte sa Ajsha, Allahu qoftë i kënaqur prej saj! Pejgamberi, alejhi selam, pati thënë: “Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) është superiore ndaj grave tjera sikurqë tharidi (një lloj gjelle që bëhet në Arabi) që është superior ndaj ushqimeve të tjera!".
Një njeri prej gjeneratës pas Pejgamberit, alejhi selam, ka thënë: “I kam parë shumë shokë të Pejgamberit, alejhi selam, që e pyesnin Ajshen (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) për çështje të rëndësishme të fesë!".
Imam Zuhri thoshte: “Dituria e Ajshes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) është më e mirë sesa gjithë dituria e akumuluar e tërë grave të Pejgamberit, alejhi selam, dhe e tërë muslimanëve të tjerë!". Një herë ebu Musa Ehrari pati thënë: “Ne, që ishim në prani të Pejgamberit, alejhi selam, vetëm një herë, asnjëherë nuk hezitonim ta pyesnim Ajshen (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) për çështje fetare dhe ajo me përpikëri na jepte përgjigje dhe na udhëzonte!".
Urve ibën Zubejri thoshte: “Ajo ishte superiore në logjikën fetare, në medicinë dhe në poezi. Ajo kishte memorje të mrekullueshme.
Ebu Selma ibën Abdurrahman ibën Auf thoshte: “S’kam parë dijetar më të mirë të Sunnetit të Pejgamberit, alejhi selam, sesa Ajsha, Allahu qoftë i kënaqur prej saj! Ajo dinte t’i interpretojë ajetet kur’anore në mënyrë shumë të mirë!".
Një citat i ‘Ata ibën Rebah thotë: “Ajsha ishte teologe e mrekullueshme dhe mendimtare e shquar!".
Një herë Muavija (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) kishte pyetur: “Kush është teologu më i madh i kohës sonë?". Të pranishmit i thanë: “Ti je ai o i nderuar!". Muavija (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), pastaj, i tha: “A mund të betoheni për këtë që po e thoni?". Njëri prej tyre tha: “Jo, (nuk mund të betohemi) pasi nuk është askush më i mirë sesa Ajsha!".
Padyshim që Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) ishte bashkëshortja më e dashur te Pejgamberi, alejhi selam, dhe ajo u mundua që të përfitojë sa më shumë dituri dhe udhëzim prej tij. Kishte edhe të tjera (gra të Pejgamberit, alejhi selam,) që kishin afërsi të ngjajshme me Pejgamberin, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, por asnjëra prej tyre nuk mundte t’i interpretojë gjërat më mirë se ajo. Ajo mundej të depërtonte në thellësinë e problemeve aty për aty, përderisa të tjerët nuk mundnin ta bënin këtë gjë.
Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) kishte një logjikë të thellë. Është i njohur mendimi që njerëzit sa më të aftë të jenë në aspektin mendor, janë më të prirur për ateizëm e mosbesim dhe si rezultat i racionalizimit të çdo problemi, ata bëhen pre e teorive të ndryshme botërore. Megjithkëtë, edhepse Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) ishte një person me intelekt të rrallë, ishte që më së shumti dituri në jurisprudencën islame dhe më së shumti ishte që kultivonte dashuri për Islamin. Koncepti i ndotur për Islamin që mbretëronte në atë kohë në Arabinë Saudite, ishte i përmbushur me paragjykime të fëlliqta. Njerëzit e thjeshtë mbanin hajmali për t’u mbrojtur prej belave dhe për t’i zgjidhur problemet. Gratë e asaj kohe me zell i praktikonin këto punë. Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) i urrente paragjykimet, duke u bazuar në atë se vetëm Allahu i Lartësur ka të drejtë ta dënojë apo ta shpërblejë dikë. Ajo luftonte papërkulshëm kundrejt këtyre ligësive shoqërore. Një herë ajo e pa një brisk rroje pranë shtratit të një fëmije. U hidhërua shumë dhe e ndaloi atë duke thënë: “Pejgamberi, alejhi selam, ishte kundër të gjitha hajmalive!".
Kjo ngjarje i jep hov për ecje përpara orientimit përparues të Islamit. Vetëm injorantët bëhen pre e këtyre paragjykimeve, pasi këto paragjykime muslimanin e çojnë madje deri në mosbesim. Muslimani i vërtetë beson se çdo e mirë apo e keqe që vjen, mund të ndodhë vetëm me lejen e Allahut të Lartësuar. Gratë duhet të jenë më të kujdesshmet dhe nuk duhet t’u dorëzohen këtyrë ligësive.
Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) ka transmetuar më tepër se 2250 hadithe. Jeta e saj zgjati 63 vite. Gjatë jetës së saj nuk është shënuar dikund që ajo ka bërë ndonjë lajkë. I urrente lajkat dhe lajkatarët. Në kohën kur ishte e sëmurë nga sëmundja e fundit (prej së cilës edhe ndërroi jetë), Abdullah ibën Abasi kërkoi leje nga ajo që ta vizitojë, por ajo refuzoi, sepse e dinte që ai do ta lavdërojë atë. Me insistim të nipave të saj, ajo e lejoi Andullahun për ta vizituar. Me të hyrë Abdullahu në shtëpi të saj, ia filloi të thojë lëvdata, e ajo i tha: “O ibën Abas, më lër të qetë dhe mos u mundo të bësh kësi punë! Betohem në Allahun se më shumë kisha dashur që të kisha qenë gur!".
Madhështia e Ajshes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) mund të njihet nga fakti se çdoherë kur dikush e vizitonte gjatë sëmundjeve fatale të saj, ajo thoshte: “Falënderimet i takojnë vetëm Allahut, mirë po ndjehem!".
Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) ndërroi jetë gjatë udhëheqjes së Muavijës, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, në muajin Ramazan. Atë natë fenerë të panumërueshëm ishin të ndezur në qytetin e Medines dhe kishte tepër gra nëpër rrugë. Një i huaj e pyeti Ubejd ibën Kumejrin: “Kush është lënduar me vdekjen e Ajshes?". Ai iu përgjigj: “Gjithë ata që e konsiderojnë atë nënë! E ajo ishte nënë e gjithë besimtarëve!". Në testamentin që e kishte lënë, kishte thënë se dëshironte të varrosej në atë natë që kishte vdekur, kështuqë, atë natë, menjëherë pasi vdiq, u varros. Ebu Hurejra ishte ai që ia fali namazin e xhenazes, ndërsa Abdullah ibën Muhammed ibën Abdurrahmani dhe Abdullah ibën Abdurrahmani e lëshuan trupin e saj në varr. Allahu qoftë i kënaqur prej Ajshes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) dhe na bashkoftë neve me të në Xhennetul Firdews!
Përktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI, 08.07.2007
Burimi: http://www.prophetmuhammadforall.org/webfiles/downloads/wives/HAyesha.pdf
Falja e mëkateve të mëparshme
Kur ndokush bëhet musliman, Allahu i Lartësuar ia fal të gjitha mëkatet dhe veprat e tij djallëzore të mëparshme. Një njeri që quhej Amër, një herë, erdhi te Pejgamberi, alejhi selam, dhe i tha: "Ma jep dorën, kështuqë, unë ta garantoj besnikërinë time!". Pejgamberi, alejhi selam, e zgjati dorën e tij të djathtë, por Amri e tërhoqi dorën e tij. Pejgamberi, alejhi selam, i tha: "Çfarë ndodhi o Amër?". Amri i tha: "Pranoj ta shtrij dorën me një kusht!". Pejgamberi, alejhi selam, i tha: "Cili është ai kusht?". Amri iu përgjigj: "Nëse Allahu m’i fal mëkatet e mia!". Pejgamberi, alejhi selam, në atë rast i tha: "O Amër, a nuk e dije se kthyerja në Islam i fshin të gjitha mëkatet e mëparshme?". [Muslimi (121) dhe Ahmedi (17357)]
Pra, nëse njeriu pasi të kthehet në Islam, ai do të shpërblehet në bazë të asaj se çfarë punë apo veprime kryen ai/ajo. Për këtë çështje Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: "Nëse ndokush e ka ndër mend që të bëjë ndonjë punë të mirë por nuk arrin ta bëjë atë, ai do të shpërblehet me një të mirë. E nëse arrin që ta kryejë atë që e ka pasur ndër mend (punën e mirë), atëherë ai do të shpërblehet me dhjetë deri në shtatëqind të mira. Në anën tjetër, nëse ndokush e ka ndër mend ta bëjë një të keqe por nuk e realizon atë, ai nuk do të ndëshkohet për të, madje për këtë fiton shpërblim (si rezultat i moskryerjes së veprës së keqe). E nëse e kryen atë vepër të keqe, vetëm një vepër e keqe do të shënohet në llogarinë e tij, megjithatë, Allahu ndonjëherë e fal edhe atë vepër, fillimi i së cilës ka qenë me të keq dhe që ka mbaruar si e tillë!". [Ahmedi (2515) dhe Muslimi (131)]
Përktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI, 05.07.2007
Burimi: www.islam-guide.com

Bazat e një marteseje të lumtur
Besimi
Besimi është cilësia më bazike e një marteseje të lumtur që e lidh çiftin. Që kur Islami ka qenë sistem jetësor, e jo vetëm religjion i kufizuar në një adhurim javor, ai (Islami) është bërë pjesë përbërëse e jetës së muslimanit. Tërësia e ideve për të gjykuar në gjëra, e ndarë në dy pjesë ku një pjesë është tek bashkëshorti dhe një tek bashkëshortja, e lehtëson komunikimin, veti kjo e cila nuk është në një martesë ndërfetare. Besimi luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e një lidhjeje bashkëshortore. Shembull konkret e kemi të Dërguarin e Allahut,,, alejhi selam,,, i cili ka thënë se kur bashkëshorti e ushqen bashkëshorten e vet, ai merr shpërblim prej Allahut dhe Ai e përforcon lidhjen mes tyre. Pra, kur ne duhemi për hir të Allahut, në fakt, ne e ngrisim besimin tonë.
Falja
Kur Pejgamberi, alejhi selam, i pyeti shokët e tij se a donin që Allahu t’i falte ata, ata pohuan duke e thënë atë që Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, e priste prej tyre. Atëherë, ai u tha ta falnin njëri-tjetrin. Njëashtu, edhe për të pasur një martesë të lumtur, prej komponentave kryesore është që bashkëshortët ta falin njër-tjetrin, gjegjësisht të mos kenë armiqësi apo mëri mes veti. Është normale që nëse jeton me dikë, mund të ndodhë që të shkaktohet mosmarrëveshje, por në aso raste duhet pasur kujdes, sepse mund të themi ndonjë gjë që mund ta lëndojë palën tjetër. Nuk duhet që njëri ta zgjasë konfliktin apo tjetri të qëndrojë gjatë kohë si bartës i fajit, por duhet që të dy palët ta përfundojnë atë konflikt në mënyrë paralele. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse nuk jemi tepër krenarë për të kërkuar falje dhe nëse nuk jemi tepër koprracë për të falë. Nëse presim që Allahu të na falë neve, atëherë duhet të mësohemi t’i falim të tjerët.
Të harruarit gabimeve
Nëse ne vazhdimisht ia përmendim bashkëshortes/bashkëshortit tonë gabimet e mëparshme, ne, në fakt, nuk ia kemi falë atë gabim. Gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën, duhet t’i lëmë aty ku kanë qenë dhe nuk duhet t’i përdorim si mjete sulmuese në situata të reja. Çiftet të cilat e përdorin këtë teknikë, zakonisht biejnë në afsh dhe bëhen viktima të vetë mendjengushtësisë së tyre.
Vetëpërmbajtja
Durimi është mjeti më i dobishëm në udhëheqjen e një jete të shëndoshë. Të qenët durimtar dhe i përmbajtur ne na vë në një gjendje shpirtërore proaktive, e cila na ofron tek Allahu. Në këtë rast, e zhvillojmë një mekanizëm të brendshëm, i cili na jep fuqi për t’i tejkaluar vështirësitë e jetës. Allahu në Kur`an ka thënë: “Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që e porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që e këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm!” (Kur`an, 103: 1-3).
Të qenët fleksibil
Shumë çifte, pa nevojë, bëhen mizorë në sjelljet e tyre, sepse nuk munden të pranojnë inferioritet. Nuk duhet të presim që partneri/partnerja ynë/jonë të na bëhet shtojca jonë, sepse edhe ata/ato janë personalitete në vehte, disa gjëra i pëlqejnë e disa nuk i pëlqejnë. Duhet ta respektojmë të drejtën e tyre për të qenë vetja e tyre, përderisa kjo (e drejtë) nuk është në kundërshtim me Ligjin islam. Të qenët jofleksibil ose prishës gjendjeje (apo prishës të qejfit) shpie në një atmosferë shtëpiake stresuese dhe tensionuese.
Të qenët i shoqërueshëm
Të qenët i shoqërueshëm ka tri komponenta. Komponenta e parë është zhvillimi i shoqërisë mes bashkëshortëve. Lidhja që është e bazuar në shoqërim është më rezistuese ndaj ngacmimeve që vijnë nga jashtë. Pavarësisht nga dallimet tona, ne i nderojmë, i besojmë, kujdesemi për shokët tanë. Pikërisht, këto copëza të shoqërimit duhet të jenë pjesë e lidhjes së secilit çift. Fatkeqësisht, segmenti i vetëm që njerëzit duan ta fusin në kornizat e lidhjes së tyre, i cili është tepër i papërshtatshëm, e ai është të konsideruarit shok/shoqe njeriun me të cilin/cilën jeton. Ligji islam e ka vënë burrin në pozitën e udhëheqësit në familje. Kjo kërkon një sjellje të veçantë, e cila nuk mund të ruhet nëse bashkëshortët e konsiderojnë njëri-tjetrin shoqe/shok. Kjo nuk duhet të merret që mashkulli duhet të jetë diktator, por sipas hadithit që e ka thënë i Dërguari i Allahut se ai (bashkëshorti) është bari, i cili duhet të mbajë përgjegjësi për kopenë e vet. Ky është një rang i një përgjegjësie me peshë, e cila i vëhet bashkëshortit. Veç kësaj, fëmijët kanë nevojë që t’i shohin prindërit e tyre si përkrahës të njëri-tjetrit, por jo si shokë, sepse kjo gjë inkurajon mosrespekt. Komponenta e dytë e kësaj baze martesore është pasje lidhje miqësore me familjen e partnerit bashkëshortor. Kur çiftet garojnë mes veti se prindërit e cilës palë janë më të rëndësishëm, atëherë fillon të aktivizohet burimi i hidhërimeve dhe i pikëllimeve. Më mirë është ta pranojmë faktin se bashkëshortët/bashkëshortet tanë/tona nuk munden që gjatë një nate t’i perfeksionojnë marrëdhëniet me prindërit tanë, vetëm se ne duam ashtu. Komponenta e tretë është rrethi i shokëve tanë. Është normale të kesh shokë individualë të gjinisë së njëjtë, por çiftet duhet të tentojnë të bëjnë shokë familjarë, me tendencë për t’u socializuar së bashku. Nëse shkaktohet ndonjë grindje nga ndonjë shoqëri e caktuar, nuk duhet të reflektohet apo të ushtrohet inat në pjesëtarët familjarë, gjegjësisht tek bashkëshortja/bashkëshorti. Edhe Pejgamberi,, alejhi selam,, na ka këshilluar që të shoqërohemi me shokë që e kanë frikë Allahun. Shokët duhet të jenë burim i haresë e jo i ligësive.
Të qenët i argëtueshëm
Çiftet që nuk qeshin kur janë bashkë, duhet të mundohen t’i ndajnë bashkë disa momente argëtuese. Për Pejgamberin, alejhi selam, thuhet se ka lozur me gratë e tij. Një shëtitje e thjeshtë në park mund ta përmirësojë gjendjen e keqe. Sportimi bashkërisht apo shikimi i ndonjë komedie të pastër (nga fëlliqësirat) është, gjithashtu, prej mënyrave për të qeshur...
Të qenët besnik
Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që të jemi besnikë ndaj bashkëshorteve/bashkëshortëve tona/tanë. Shkelja e kurorës është një mëkat shumë i madh në Islam, i cili sanksion e ka gurëzimin deri në vdekje. Megjithatë, janë disa forma të përhapura të sjelljes jo besnike që janë prezente në radhët e muslimanëve. Forma më e zakonshme është të mbajturit e shoqërisë me shokë të gjinisë së njëjtë, përtej kufijve të rregulluara islame... Lloji më i ri, ndërkaq, është interneti, i cili, gjithashtu, është duke shkaktuar rreziqe të mëdha mes çifteve. Nëse një tradhti ndodh tek ndonjë çift, vështirë është që (ai çift) të kthehet në gjendjen e mëparshme, tepër vështirë! Formë tjetër është edhe shpalosja e asaj që i besohet partnerit, ndërkaq ai/ajo e shpalos atë.
Të qenët i drejtë
Zakonisht, kur jemi të hidhëruar apo të pakënaqur prej diçkaje, prirje është që të bëhemi të padrejtë. E bindim veten se prej momentit që kemi gabuar, e kemi të lejuar ta prishim sjelljen dhe i ndërrojmë qëndrimet! Allahu i Lartësuar në Librin e Tij na urdhëron që të jemi të drejtë në çfarëdo lloj rrethane apo gjendje qoftë, madje, edhe nëse çështja është më armikun tënd, ndërkaq, ne këtu jemi duke bërë fjalë për partnerët e jetës! Përdorimi i fjalëve të atilla si “kurrë” dhe “asnjëherë” kur je duke e përshkruar sjelljen e partnerit është punë e padrejtë dhe atë (partnerin) e bën që të mbrohet prej teje.
Sigurimi i të ardhurave
Një nga shkaqet më të zakonshme në rast të zënkës martesore janë të hollat. Ekspertët thonë se rreth 80% e konflikteve bëhen për shkak të mungesës së të hollave. Si pasojë, çifteve u rekomandohet që të mundohen të kenë një plan financiar të menaxhimit të të hollave, i cili është i pranueshëm nga të dyja anët dhe i njëjti të shqyrtohet së paku një herë në 6 muaj. Përgatitja e buxhetit është një mënyrë e mençur për t’i pasur nën kontroll financat shtëpiake. Nuk duhet harruar se Islami e ka paraparë që të hollat e femrës, janë të vetat dhe ajo mund të bëjë me to çfarë të dojë dhe, përveç kësaj, ato nuk duhet konsideruar si të ardhura, përderisa ajo nuk dëshiron që ato të jenë si të tilla.
Të qenët përkujdesës për familjen
Të qenët prind mund të jetë një përvojë stresuese nëse ata (prindërit) nuk janë të informuar rreth kësaj çështjeje. Kjo, në disa raste, mund të jetë ngarkesë shtesë në martesë. Ndonjëherë çiftet janë naivë kundrejt ndryshimeve që vijnë në jetë. Këto (ndryshime), në disa raste, njëashtu, mund të shkaktojnë depresion dhe keqkuptime. Një rregull e artë që gjithmonë duhet të jetë udhërrëfyese është: Familja është e para! Kurdoherë që shfaqet ndonjë shenjë se familja nuk është e lumtur apo është punë prioritare jona, duhet të bëhet mbledhje në tavolinën e kuzhinës dhe të flitet (për atë problem/çështje) me “letra hapur”. Ata çifte që kanë prindër të moshuar, e kanë edhe një përgjegjësi më tepër! Në fakt, kanë për t’u përkujdesur për to. Kjo, gjithashtu, mund të jetë një gjë stresuese nëse çifti nuk është i përgatitur sa duhet ose si duhet. Plan për përkujdesje duhet të përpunohet me vëllezërit dhe motrat si dhe prindërit, të cilëve do t’u jepet ai kujdes. Në rast të paaftësisë mentale, përfaqësuesi ligjor duhet të jetë në vendin e duhur. Bërja e testamentit është punë e nevojshme, në këtë rast!
Të qenët i ndjeshëm
Muhamedi, alejhi selam, thoshte se Allahu i Lartësuar mund t’i falë të gjitha mëkatet nëse pendohemi, por nuk i fal ato mëkate, me të cilat dikujt tjetër i kemi bërë dëm, përderisa vetë i dëmtuari/e dëmtuara ta falë kryerësin e atij gabimi. Çiftet ndonjëherë janë shumë të pakujdesshëm, kur janë në pyetje ndjenjat e vetë partnerëve të tyre, përkatësisht nuk u prishet gjendja se si ndihet partneri dhe mendojnë se partneri (pala tjetër) e di se për çfarë e ka fjalën dhe mendojnë se nuk duhet sqarim e as butësi. Është për t’u çuditur se njerëzit janë më të ndjeshëm me të huajt (të tjerët) sesa me të dashurat/të dashurit e tyre. Gjërat që gjithmonë duhet të jenë prezente janë vigjilenca për të mos e lënduar partnerin dhe kujdesi i treguar për gjënë e tillë. E nëse pa (ose me) dashje e lëndojmë partnerin, duhet të kërkojmë falje dhe të shprehim keqardhje për fajin e bërë sa më shpejt që është mundësia. Duke u nisur nga fakti se personi që e duam nuk e dimë se kur do ta braktisë këtë botë, atëherë, pse, vallë, të mos korrigjohemi (përderisa ajo/ai është e/i gjallë)?!
Të qenët i çiltër
Martesa në Islam është ortakëri, e jo varësi a robëri! Të gjykuarit për ndonjë karakteristikë, të cilën bashkëshorti ia bën bashkëshortes apo anasjelltas, është një punë e pahijshme. Guximi i ekipit rritet atëherë kur anëtarët e tij janë të lirë për të qenë vetja e tyre, ndërkaq, zvogëlohet në rastin e kundërt... Liria nënkupton të qenët i lirë për të bërë çfarë të duash, apo cfarë të kënaqë. Ta pranosh lirinë e bashkëshortit/bashkëshortes/ do të thotë t’i kesh në konsideratë nevojat e tij/saj.
Të qenët flertues
Një mënyrë e sigurt për ta mbajtur romansën në këmbë është flertimi me partnerin. Shumë prej martesave të suksesshmeve kanë mbetur me sjellje rinore (edhepse janë të moshuar) duke përdorur emra të veçantë ndaj njëri-tjetrit dhe duke ndërtuar stile sekrete për komunikim.
Të qenët i sinqertë
Keqkuptimet ndodhin atëherë kur çiftet nuk janë të sinqertë ndaj njëri-tjetrit. Lidhja martesore është e tillë që partnerët duhet të ndjehen të sigurt për t’i thënë gjërat që i preokupojnë ata, duke i pasur në konsideratë ndjenjat e palës tjetër dhe duke mos i bërë kompromis pikëpamjeve personale. Kur komunikimi nuk është i sinqertë, ai e ndihmon zhvillimin e mbylljes në vetvete dhe e shuan kuptimin reciprok bashkëshortor.
Të qenët lehtësues
Kur e zgjedhim partnerin e jetës, duhet të zgjedhim person besimtar, kjo, sipas asaj që na ka porositur i Dërguari i Allahut të Lartësuar, paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi të! Shkaku i parë dhe kryesor është që të arrihet kënaqësia e Allahut. Ky angazhim drejtuar Zotit i bën ata lehtësues gjendjeje të shkëlqyeshëm, e kjo u shërben për ta zhvilluar ngritjen shpirtërore të partnerit. Thënë më mirë, çifti, në këtë rast, e lehtëson aktivitetin fetar që e bëjnë pjesëtarët e shtëpisë drejtuar Zotit.
Lavdërimi i partnerit
Bërja e komplimenteve dhe shkuarja pas qejfit të partnerit është një mënyrë që nuk kushton shumë për ta fituar zemrën e partnerit tënd. Gjithsecili dëshiron të mirënjihet dhe të vërehet. Prandaj, të qenët koprrac në dhënien e komplimenteve, në fakt, i privon edhe mirënjohjet e tua personale, pasiqë nuk mund të pritet respekt prej dikujt kur ti nuk je respektues i tij/saj.
Dhënia e vetvetes partnerit
Të qenët i tëri/e tëra e partnerit është një përvojë e mirë. Të jesh në dashuri me dikë do të thotë t’i jepesh atij/asaj në tërësi. Zemra nuk bën marrëveshje dhe nuk vë kushte. Ajo (zemra) jep pa pritur asgjë në këmbim dhe duhet të dihet se dhënie të këtij lloji shpërblehen dhjetëfish!
Pranimi i faktit se jemi të gabueshëm
Shpesh ndodh që supozimet tona të jenë aq të larta, saqë harrojmë se jemi qenie të gabueshme. Kur çiftet fillojnë t’i gjuajnë edhe gabimet më të vogla dhe kërkojnë të pamundshmen, duhet t’ia tërheqin vërejtjen vetes se vetëm Allahu i Lartësuar është i përkryer dhe i pagabueshëm.
Të qenët simpatizues i partnerit
Shumë çifteve u dështon puna për të punuar në zhvillimin e simpatisë reciproke duke i parë ata (partnerët) si njerëz të rëndomtë. Kalimi i kohës, të vetmuar me partnerin, duke bërë aktivitete të ndryshme, është një prej mënyrave për ta meremetuar simpatinë e humbur dhe të kërkuar.
Planifikimi i së ardhmes
Bashkëshortët që janë mendjehollë e planifikojnë të ardhmen e tyre bashkërisht. Ata punojnë në planet e tyre financiare, i bëjnë testamentet dhe të njëjtat i diskutojnë me fëmijët e tyre. Kjo gjë i jep mendjes paqe dhe e mban lidhjen të sigurt.
Autor: Shahina Sidik
Përktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI, 27.06.2007
Burimi: http://www.scribd.com/doc/427734/Fundamentals-of-a-Happy-Marriage

Dallimet mes kapitalizmit dhe sistemit ekonomik islam
Parashtrojmë pyetje se, a thua vallë, a ka dallim mes kapitalizmit dhe sistemit ekonomik islam? Në fakt, të dy sistemet të lejojnë të pasurohesh, por ato krejtësisht ndryshojnë në atë se si ato të holla duhet akumuluar dhe harxhuar. Shkaqet për tërë këto ndryshime janë burimet dhe qëllimi përfundimtar i secilit sistem.
Kapitalizmi është i bazuar në konceptin se ekonomia është ajo e cila i kontrollon nevojat e njeriut, të cilat janë të pakufizuara dhe poashtu tregon se si të plotësohen këto nevoja. Ky sistem varet nga ajo ndarje që e bën kisha dhe shteti ose, me fjalë të tjera, ndarja që e bën Krijuesi sipas kërkesave jetësore. Koncepti i lirisë luan një rol të madh në ideologjinë kapitaliste. Liria garantohet nga shteti, prandaj, njeriu është i lirë t’i plotësojë nevojat e tij në çfarëdo mënyre qoftë, përderisa nuk e nëpërkëmb lirinë e të tjerëve. Kishte qenë e udhës që t’ia japim një shikim rrugëve rreth nesh dhe t’i shohim rezultatet katastrofale të këtij sistemi! Kjo gjendje është nga shkaku i plotësimit të nevojave dhe në këtë rast mund të themi se industria e pornografisë dhe ajo alkoolit e drogës janë ato që më së shumti bëjnë profit në sistemin kapitalist. Vallë, a është ky ai sistem në të cilin duam t’i rrisim fëmijët tanë?
Sistemi ekonomik islam niset vetëm nga ai burim që është i kapshëm për t’i plotësuar nevojat dhe dëshirat e të gjithëve, pa rezultuar në kaos. Burimi i këtyre rregullave është, pa dyshim, Krijuesi ynë. Islami, i cili burimin e tij e ka nga Krijuesi, nuk i mohon nevojat e njerëzve, por në vend të kësaj (mohimit të nevojave njerëzore), ai (Islami) i rregullon mënyrat dhe rrugët se si këto nevoja dhe dëshira duhet të përmbushen. Ne, si qenie njerëzore, e kemi lirinë për t’i shfrytëzuar mendjet tona për ta argumentuar ekzistimin e Zotit dhe se Islami është mëshirë prej Tij për ne me qëllim që të udhëzohemi dhe të jetojmë duke pasur objektiva dhe qëllime, e jo pa to. Nëse Islami pranohet nga individi, ai pastaj i bëhet ithtar i rregullave që janë të vëna në të (Islam). Kjo tregon se si Islami e definon lirinë në të jetuarit tonë. Ndër të tjerash, liria është të jetuarit nga sistemi më i mirë i mundshëm, e duke mos bërë ndonjë sistem, i cili e shkatërron të jetuarit e të tjerëve.
Kapitalizmi, përveç tjerash, është i bazuar në teorinë e pamjaftueshmërisë (mungesës) relative. Kjo do të thotë se gjithmonë duhet të ketë një pamjaftueshmëri të artikujve të përdorimit të gjerë për t’i përmbushur nevojat e njerëzve. Kjo, lirisht mund të thuhet se, nuk ka të bëjë me realitetin objektiv. Sot, gjenden tepër artikuj të përdorimit të gjerë për t’i përmbushur nevojat e secilit individ, por kjo, në fakt, e kundërshton parimin e pamjaftueshmërisë relative, ku disa njerëz janë në mungesë edhe të gjërave elementare, përderisa disa njerëz tjerë kanë tepricë të këtyre gjërave (elementareve), por edhe të gjërave sekondare, njëashtu. Çfarë absurdi! Kjo teori e ndan shoqërinë në dy pjesë, ku pjesa e parë është më e vogël dhe ata kanë të grumbulluar shumë pasuri, përderisa disa të tjerë, të mjerë, luftojnë edhe për kafshatën e gojës.
Islami, për dallim nga kapitalizmi, nuk e përkrah idenë e pamjaftueshmërisë relative. Islami nuk lejon që kjo gjë të ndodhë. Nevojat bazike janë të garantuara për çdo musliman, por edhe për çdo jomusliman, nëse pushteti shtetëror është në duar të muslimanëve. Në këto nevoja përfshihet ushqimi adekuat, veshmbathja, arsimimi si dhe siguria fizike. Qëllimi primar është që të gjithë të prodhojnë dhe të gjithë të konsumojnë. Islami nuk bazohet në çmim, si metodë të shpërndarjes së të mirave, por ai bazohet në diçka më të mirë, e ajo është mënyra e shpërndarjes së mjeteve financiare deri tek të gjithë pjesëtarët e një pjeseje të caktuar lokale. Nëse nevojat bazike plotësohen, çdokush mund të jetojë një jetë më të lumtur, por, përveç kësaj, njerëzit janë të lejuar të kërkojnë ndonjë jetesë që atyre u përshtatet më së miri më qëllim që ajo (jetesa e tyre) ta arrijë maksimumin e mundshëm në çështjen e përmbushjes së gjërave të nevojshme. Nëse ky sistem merret në konsideratë dhe futet në përdorim, e tërë shoqëria do të prosperojë, më dëshirën e Allahut të Lartësuar, sepse kur njerëzit punojnë për të qenë më të lumtur, e jo më të pasur, atëherë, ata janë më të suksesshëm dhe më produktivë. Mund të kemi dallime të mëdha ekonomike mes njerëzve dhe qëllimi që të gjithë t’i kenë nevojat bazike të plotësuara. Mirëpo, duke e marrë parasysh se njerëzit kanë aftësi të ndryshme për të vepruar, nuk është mëkat nëse ndokush dëshiron të fitojë më shumë. Sistemi ekonomik islam është, thjesht, vetëm pjesë e Islamit. Ai (sistem) nuk mundet të jetë pjesë e ndarë e kësaj feje madhështore. Muslimanët i përmbahen urdhërit që u është dhënë atyre: “Kërkoje vendin tënd në botën e ardhshme, në atë që Allahu jua ka dhënë juve, mos e lë anash pjesën tënde të kësaj bote dhe bëhu i sjellshëm ashtu sikurse Allahu është sjellë mirë me ty dhe mos bën vjedhje në tokë!” (Kur’an).
Përktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI, 26.06.2007
Burimi: http://www.sa.niu.edu/msa/articles/capitalism.htm

Shpjeguese
Gruaja muslimane dhe bashkëshorti i saj
Martesa në Islam
Martesa në Islam është një marrëdhënie e bekuar mes gruas dhe burrit në të cilën ata fillojnë një udhëtim të gjerë ku do të ketë dashuri, harmoni, bashkëpunim e tolerancë. Allahu i Lartësuar në Librin e Tij thotë: “Dhe nga faktet e Tij është që për të mirën tuaj Ai krijoi palën (gratë) nga vetë lloji juaj, ashtuqë të gjeni prehje tek ato dhe mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë!". (Kur`an, 30: 21).
Kjo është një nga lidhjet më të forta në të cilën Allahu i Lartësuar i bashkon dy partnerë muslimanë, të cilët lidhin kontratë mes veti në bazë të dashurisë e mirëkuptimit të tyre, si dhe krijojnë një familje muslimane në të cilën do të rriten dhe do të jetojnë fëmijët e tyre. Familja muslimane është komponenta më e fortë e shoqërisë islame kur anëtarët e saj (familjes) janë konstruktivë dhe produktivë, duke iu ndihmuar dhe inkurajuar tjerëve për të qenë të drejtë dhe duke u garuar me ata në punët e mira.
Femra e drejtë është shtylla, gurthemeli e bazamenti i familjes muslimane. Ajo konsiderohet si gëzimi më i madh në jetën e mashkullit. Pejgamberi, alejhi selam, në një hadith të tij ka thënë: “Kjo botë është një argëtim i përkohshëm dhe qetësia më e mirë është gruaja e mirë!". [Muslimi 10/56]
Një grua e mirë është bekimi më i madh që Allahu i Lartësuar mund t’ia japë një mashkulli, në të cilën ai mund të gjejë prehje. A mundet që gruaja të jetë qetësimi më i mirë në botë? A mundet që ajo të jetë grua e suksesshme në raport me bashkëshortin e saj? Natyrisht që po, edhe atë e arrin kur:
Ajo zgjedh bashkëshort të mirë
Një ndër mënyrat që Islami e ka nderuar gruan është që ajo e ka të drejtën ta zgjedhë atë person që ajo e dëshiron. Prindërit e saj nuk kanë të drejtë ta detyrojnë atë të martohet me dikë që ajo nuk e dëshiron. Femra muslimane e di këtë të drejtë, por ajo nuk e refuzon udhëzimin dhe këshillat e prindërve të saj në rast që dikush ia kërkon dorën e saj për martesë.
Ka shumë argumente të cilat e përkrahin femrën në këto çështje të ndjeshme. E kemi shembullin që Buhariu e transmeton për el-Kansa bint Kidam, e cila thotë: “Babai im më martoi me kusheririn e tij, por unë nuk e doja këtë lidhje, kështuqë, iu ankova Pejgamberit, alejhi selam, e ai më tha: “Respektoje atë që babai yt e ka vendosur!". Unë, pastaj, i thashë: “Nuk dua ta pranoj atë që e ka vendosur babai im!". Pastaj, ai, alejhi selam, tha: “Atëherë, kjo martesë nuk bën (duhet të shlyhet), ndërsa ti shko e martohu me kë të duash!". Unë pastaj i thashë: “E kam pranuar atë që e ka vendosur babai im, por desha t’ua bëj me dije femrave se baballarët e tyre nuk kanë të drejtë të përzihen në çështjet e vajzave të tyre (t’i detyrojnë të martohen me ata që nuk u pëlqejnë atyre)!". [Fet-h el-Bari, 9/194]
Në fillim, Pejgamberi, alejhi selam, i tha el-Kansës që ta dëgjojë babanë e saj, por kur vëreu se babai i saj kishte tentuar ta martojë atë me forcë, Pejgamberi, alejhi selam, ia dha asaj lirinë të zgjedhë kë të dojë (për martesë).
Islami nuk lejon që femrës t’i imponohet ndonjë barrë e padurueshme, kështu duke i detyruar ato që të martohen me ata (meshkuj) që ato nuk i dëshirojnë, sepse ai (Islami) do që martesat të jenë të suksesshme, të bazuara në pajtueshmëri mes njëri-tjetrit (mes partnerëve); duhet të ketë përshtatje edhe në pamjet e tyre fiziologjike, në qëndrime, shprehi, qëllime e kështu me radhë. Nëse diçka nuk shkon si duhet dhe gruaja ka ndjenjë se nuk mund ta dashurojë bashkëshortin e saj sinqerisht ose frikohet të bëjë mëkat të kundërshtojë, e të mos i bindet bashkëshortit të saj të cilin nuk e dashuron, atëherë ajo kërkon shkurorëzim. Kjo konfirmohet kur gruaja e Thabit ibën Kajs ibën Shamas, Xhemilja, motra e Abdullah ibën Ubejdes erdhi te Pejgamberi, alejhi selam, dhe i tha: “O i Dërgur i Allahut, s’kam asgjë kundër Thabit ibën Kajsit lidhur me fenë e tij apo me sjelljen e tij, por urrej të bëj kufër, sepse unë jam muslimane!". Pastaj, Pejgamberi, alejhi selam, i tha: “A do t’ia kthesh mehrin që ai ta ka dhënë?". Ajo tha: “Po!". Pastaj, Pejgamberi, alejhi selam, i tha Thabit ibën Kajsit: “Merre mehrin që ia ke dhënë Xhemiles dhe shkurorëzohu nga ajo!". [Fet-h el-Bari, 9/395]
Islami e ka mbrojtur humanitetin dhe krenarinë e gruas dhe i ka respektuar dëshirat e saj lidhur me zgjedhjen e njeriut që ajo do ta kalojë jetën. Nuk lejohet që askush, kushdo qoftë ai, ta detyrojë gruan të martohet për dikë që ajo nuk e pëlqen.
Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon: “Një etiopiane, emri i së cilës ishte Baria ishte e martuar me një rob, i cili quhej Mughith. Ai aq shumë e donte Barian, saqë vraponte pas saj edhe atë duke qarë. Pejgamberi, alejhi selam, kur e pa tha: “O Abas, a e sheh sa shumë Mughithi e do Barian, ndërsa ajo sa shumë po e urren?". Pastaj Pejgamberi, alejhi selam, i tha Barias: “Pse, të paktën, nuk po e shikon Mughithin, oj Baria?". Ajo i tha: “O i Dërguri i Allahut, a po më urdhëron ta bëj një gjë të tillë?". Ai, alejhi selam, tha: “Unë thjesht po mundohem të ndërhyj në këtë çështje”. Ndërsa ajo i tha: “Ai mua nuk më nevojitet!".
Pejgamberi, alejhi selam, ishte thellësisht i prekur nga nga ky akt, gjegjësisht nga ajo dashuri e shastisur nga ana e mashkullit dhe nga ajo urrejtje e tmerrshme nga ana e femrës. Pejgamberi, alejhi selam, e pyeti atë se për çfarë shkaku nuk i kthehej ajo burrit të saj. Pastaj ajo e pyeti se a ishte obligim ajo që Pejgmaberi, alejhi selam, i tha a po jo, kurse ai i tha se ai vetëm kishte dashur të ndërhyjë me fjalë e jo ta detyrojë atë për t’iu kthyer atij (Mughithit).
Le ta dëgjojnë këtë mësim të Pejgamberit, alejhi selam, ata prindër që janë kokëfortë dhe zemërgurë dhe ata që i shtypën vajzat e tyre të martohen për meshkuj që ato nuk i dojnë!
Femra muslimane e cila i kupton mësimet islame, vepron në mënyrë korrekte dhe të mençur kur ka të bëjë me zgjedhjen e bashkëshortit. Asaj (femrës muslimane) nuk i intereson pamja e bukur, statusi i lartë, jeta luksoze apo diçka të ngjajshme që zakonisht i tërheqin femrat, në përgjithësi. Ajo interesohet rreth asaj se sa ai kujdeset për urdhrat që i ka ndaj Allahut të Madhërishëm, për qëndrimin dhe sjelljet e tij, sepse këto janë shtyllat e martesës së suksesshme dhe njëkohësisht janë tiparet më të mira të mashkulit. Mësimi islam dëshmon rëndësinë e këtyre cilësive të një mashkulli potencial, sikurqë Islami e obligon femrën të martohet me ndonjë mashkull që i posedon këto tipare, me qëllim që fitneja mos ta përfshijë shoqërinë në tërësi, sikur që Pejgamberi, alejhi selam, në një hadith të tij ka thënë: “Nëse ndokush jua kërkon vajzën tuaj, me fenë dhe sjelljet e të cilit jeni të kënaqur, jepjani atij (vajzën tuaj), e nëse nuk e bëni këtë, fitneja do të përhapet në tokë!". [Tirmidhiu, 2/274]
Si mashkulli musliman, që nuk mahnitet me femrat e bukura të cilat janë rritur në mjedis jo të mirë, ashtu edhe femra muslimane nuk mahnitet prej “plej-boj”-ve, pa marrë parasysh se sa të pashëm janë ata. Pra, më mirë është që femra muslimane të pëlqejë një mashkull që është serioz, besimtar dhe i edukuar mirë, zemra e të cilit është e pastër! Askush nuk është më i përshtatshëm për një grua të mirë sesa burri i mirë dhe s’ka më të përshtatshëm për gruan tekanjoze sesa burri tekanjoz, sikurqë Allahu i Lartësuar ka thënë: “Të këqijat janë për të këqinjtë dhe të këqinjtë janë për të këqijat, ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit dhe të ndershmit janë për të ndershmet! Ata janë të pafajshëm nga ajo që u thonë atyre. Ata kanë falje të madhe dhe furnizim të begatshëm!". (Kur`an, 24: 26).
Kjo nuk do të thotë që femra muslimane duhet plotësisht ta injorojë pamjen fizike, e që ta propozojë ndonjë “kandidat” që vërtet nuk është tërheqës. Është e drejta e saj, siç thamë më lartë, që të martohet me atë, prej të cilit zemra e saj do të jetë e mbushur me dashuri dhe të martohet me atë, me pamjen dhe sjelljen e të cilit femra është e kënaqur. Pamja e jashtme nuk duhet të braktiset duke e paguar me natyrën e brendshme ose anasjelltas. Femra duhet ta zgjedhë një mashkull që është tërheqës për të në të gjitha aspektet. Femra e vërtetë muslimane asnjëherë nuk “vërbohet” nga pamja e jashtme dhe ajo asnjëherë nuk i lejon ata që t’ia tërheqin vëmendjen asaj prej zgjedhjen e bashkëshortit potencial për të.
Gruaja muslimane e di që burri e ka të drejtën e kivamës (përkujdesjes) kundrejt saj, siç ka thënë Allahu i Lartësuar në Librin e Tij: “Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu i ka graduar disa prej disave dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që Allahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese dhe janë besnike ndaj së fshehtës. E ato që ia keni dro kryelartësinë e tyre, këshilloni, madje edhe largoni nga shtrati (e më në fund) edhe rrahni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. Allahu është më i Larti, më i Madhi!". (Kur`an, 4: 34).
Besimtarët dhe besimtaret duhet të qëndrojnë të bashkëlidhur mes veti, e në këtë mënyrë ata e kryejnë misionin e tyre që Allahu i Lartësuar ua ka dhënë: “Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e Allahut e shumëpërmendëset e Allahut, Allahu ka përgatitur falje mëkatesh dhe shpërblim të madh!". (Kur`an, 33: 35).
Për ta arritur këtë akt të forcimit të martesës dhe për të themeluar një jetë familjare stabile është esenciale që fillimisht të zgjedhet partner i mirë.
Ummu Seleme binti Milhan është një ndër gratë muslimane që ishin të shquara për karakter të fortë, aspirata të larta dhe largpamësi në rast të zgjedhjes së bashkëshortit. Ajo ishte një prej ensarëve që e përqafuan Islamin. Ajo ishte e martuar për Malik ibën Nadar dhe ishte nëna e Enesit. Kur ajo e përqafoi Islmin, bashkëshorti i saj (Maliku) ishte i hidhëruar ndaj saj dhe e lëshoi atë, por ajo nuk e braktisi Islamin. Pas disa kohësh, ajo dëgjoi se ai (Maliku) kishte vdekur dhe ajo ende ishte në lule të rinisë. Ajo e lindi atë (Enesin) me shpresë të shpërblimit nga Allahu i Lartësuar. Pastaj, më vonë, e dërgoi te Pejgamberi, alejhi selam, kështuqë, ai (Enesi) të mësojë prej Pejgamberit, alejhi selam. Më pastaj, një prej meshkujve medinas më të bukur, më të pasur, më të fortë erdhi për ta kërkuar atë për grua. Ky ishte ebu Talha, porse para se të bëhej musliman. Shumë femra e pëlqenin atë për shkak të pasurisë, fuqisë dhe bukurisë së tij dhe ai mendonte se ummu Seleme do ta pranonte atë shumë lehtë. Mirëpo ajo vendosmërisht i tha: “O ebu Talha, a e di se zoti që ti e adhuron është vetëm një pemë që është rritur në tokë dhe është gdhendur prej një skllavi të një fisi?". Ai i tha: “Po, natyrisht!". Ajo i tha: “A nuk po të vjen turp që t’i gjunjëzohesh një pjese të drurit?". Ebu Talha ishte kokëfortë dhe i ofroi asaj një jetesë luksoze, por ajo përsëri këmbënguli në Islamin e saj dhe i tha: “O ebu Talha, një njeri sikur ti nuk mundet të hiqet sysh, por ti je jobesimtar, ndërsa unë jam besimtare! Nuk është e lejuar për mua që të martohem me ty, por nëse e pranon Islamin, unë do ta kisha kërkuar mehrin që më takon!". Ai (Ebu Talha) erdhi përsëri ditën tjetër dhe provoi ta joshë me një dhuratë më të madhe, por ajo përsëri qëndroi ashtu si duhej dhe rezistimi e pjekuria e saj vetëm që e zmadhonin bukurinë e saj dhe i tha: “O ebu Talha, a nuk e di se zoti që e adhuron ti është prej druri dhe është gdhendur prej një skllavi, të cilin (zot) nëse do ta kishe ndezur, do të digjej?". Ai u trondit prej fjalëve të saj dhe tha me vete: vallë, a digjet Zoti? Dhe e tha shehadetin... Pastaj ummu Seleme i tha Enesit: “O Enes, më marto me ebu Talhanë!". Enesi i thirri dëshmitarët dhe martesa u solemnizua.
Ebu Talha ishte aq i lumtur që ishte i vendosur që pasurinë e tij t’ia japë asaj, por ajo ishte grua e sinqertë dhe besimtare. Ajo i tha: “O ebu Talha, unë u martova me ty për hir të Allahut të Lartësuar dhe nuk do të marr tjetër prej teje!". Ajo e kishte parasysh se kur ebu Talha e përqafoi Islamin, jo vetëm që kishte marrë një bashkëshort të mirë, por edhe do të fitonte shpërblim nga Allahu i Lartësuar, e ai (shpërblim) ishte më i vlefshëm se 5 deve të kuqe, sikurqë Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Nëse Allahu e udhëzon dikë në Islam përmes ty, është më mirë se të kishe fituar deve të kuqe!". [Fet-h el-Bari, 7/476]
Këto femra muslimane janë shembuj për të mirë, prej së cilave femrat tjera muslimane do të mund ta mësojnë pastërtinë e besimit, karakterin e fortë dhe mençurinë në zgjedhjen e bashkëshortit.
Ajo i bindet bashkëshortit të saj dhe e respekton atë
Gruaja e vërtetë muslimane gjithmonë i bindet bashkëshortit të saj, përderisa ai (bashkëshorti) nuk bën ndonjë mëkat. Ajo e respekton atë dhe gjithmonë është e etur për ta kënaqur atë dhe për ta bërë të lumtur! Nëse ai (bashkëshorti) është i varfër, ajo nuk i ankohet për këtë. Ajo nuk ankohet se ka shumë punë shtëpie, sepse e di që shumë gra që historia islame na tregon fjalë të mira për to, kanë qenë të durueshme dhe të qëndrueshme në duke u shërbyer burrave të tyre dhe duke i mirëmbajtur shtëpitë e tyre përkundër varfërisë dhe vështirësive që kishin. Njëra nga këto gra të moralshme është edhe Fatime el-Zahra – vajza e Pejgamberit, alejhi selam, dhe gruaja e Ali ibën Ebu Talibit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Ajo ankohej për dhembjen në duart e saj nga grimcimi i drithërave. Burri i saj – Ali ibën Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) një ditë i tha: “Babai yt ka sjellur disa robëresha, kështuqë, shko e kërkoja një për të të shërbyer ty!". Ajo shkoi te babai i saj, mirëpo, turpërohej për t’ia kërkuar atë që donte. Andaj, Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) shkoi për ta kërkuar një shërbëtore për gruan e tij të dashur, por Pejgamberi, alejhi selam, nuk mundte t’i ndihmonte të dashurve të tij e në anën tjetër t’i shkelë nevojat e muslimanëve tjerë të varfër, kështuqë, ai, alejhi selam, erdhi te vajza dhe dhëndrri i tij dhe u tha: “A t’ju mësoj diçka më të mirë se ajo që më kërkuat? Kur të shkoni në shtrat thuani 33 herë subhanallah, 33 herë elhmadulilah dhe 34 herë Allahu Ekber. Kjo është më mirë për ju sesa t’jua jap një shërbëtore!”. Pastaj ai, alejhi selam, i përshëndeti dhe iku, pasiqë ia dha këtë ndihmë të shenjtë, e cila do t’i bënte që ta harrojnë lodhjen e tyre.
Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) filloi t’i thojë fjalët që ia mësoi Pejgamberi, alejhi selam, dhe një herë pati thënë: “Asnjehërë nuk i kam ndërprerë këto fjalë që m’i mësoi Pejgamberi, alejhi selam!”. Njëri nga të pranishmit i tha: “As në natën e Sifinit?", ndërsa ai tha: “As në natën e Sifinit!” [Fet-h el-Bari, 7/71]
Esma binti ebu Bekër (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i shërbeu bashkëshortit të saj – el-Zubejrit dhe përkujdesej për shtëpinë. Bashkëshorti i saj kishte një kalë, për të cilin ajo përkujdesej duke e ushqyer dhe duke e ushtruar atë. Buhariu dhe Muslimi e tregojnë këtë ngjarje mu me fjalët e saj: “U martova me Zubejrin dhe ai nuk kishte pasuri e as skllevër. Unë e ushqeja kalin e tij, duke u përkujdesur dhe duke e ushtruar atë. Unë sillja ujë e bëja bukë për të, porse nuk mundesha ta piqja, kështuqë, disa gra ensare, të cilat ishin të sjellshme, e piqnin atë. I merrja të gjitha hurmat që Pejgamberi, alejhi selam, ia jepte Zubejrit dhe vendi prej të cilit i merrja ato ishte shumë larg prej shtëpisë sonë. Një ditë isha duke u kthyer me hurmat për në shtëpi. Gjatë rrugës e takova Pejgamberin, alejhi selam, i cili ishte me disa shokë. Ai më thirri, pastaj e uli devenë e tij që unë të ulesha pas tij (në deve). Më pastaj, i tregova Zubejrit për këtë gjë dhe i thashë: “Më erdhi turp se e di që ti je pak xheloz!”, ndërsa ai më tha: “Për mua, më keq është të të shoh duke i mbajtur hurmat në kokë sesa të ecësh pas tij (Pejgamberit, alejhi selam)!” Më vonë, ebu Bekri më dërgoi një shërbëtor dhe unë u lirova nga përkujdesja e kalit dhe kjo më erdhi sikur të isha liruar nga skllavëria!”. [Fet-h el-Bari, 9/319]
Gruaja e vërtetë muslimane nuk e kursen veten prej përkujdesjes së shtëpisë dhe bashkëshortit. Ajo i di të drejtat e bashkëshortit të saj kundrejt saj, sikurqë Pejgamberi, alejhi selam, për këtë çështje ka thënë: “Asnjë qenie njerëzore nuk lejohet t’i përkulet ndonjë qenieje tjetër njerëzore, por nëse kjo do të kishte qenë e lejuar, do t’i kisha obliguar gratë t’u përkulen burrave të tyre!” [Ahmedi]
Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) një herë e pyeti Pejgamberin, alejhi selam,: “Kush ka të drejta më shumë ndaj gruas?". Ai, alejhi selam, tha: “Bashkëshorti i saj!” Ajo përsëri e pyeti: “Kush ka të drejta më shumë ndaj mashkullit?". Ai, alejhi selam, i përgjigj: “Nëna e tij!”. [Bazari]
Një herë një grua erdhi te Pejgamberi, alejhi selam, për ta pyetur për diçka, me ç’rast ai, alejhi selam, e pyeti: “A je e martuar?". Ajo tha: “Po!” Pastaj, ai, alejhi selam, e pyeti: “Si qëndron raporti mes juve?". Ajo tha: “Unë asnjëherë nuk dështoj në detyrat e mia!”, ndërsa ai, alejhi selam, i tha: “Ki kujdes se si sillesh ndaj tij, sepse për shkak të tij ti do të shkosh në Parajsë apo në Ferr!”. [Ahmedi]
El-Hanbal ibën el-Xhevzi në librin e tij “Ahkam el-Nisa’” (fq. 331) thotë: “Një njeri me emrin Shuajb ibën Harb agjëronte dhe falej shumë. Ai dëshironte të martohej me një grua dhe asaj i tha: “Unë jam njeri temperament!”. Ndërkaq ajo ia ktheu me mençuri: “Ajo që ta largon temperamentin tënd, është më e keqe se ti!”. Menjëherë pas këtyre fjalëve, ai e kuptoi se pranë tij po qëndronte një grua e cila ishte intelegjente, e mençur dhe e pjekur. Ai menjëherë i tha: “Ti do të jesh gruaja ime!”.
Kjo grua kishte një ujdi të mirë se si duhet të jetë gruaja dhe këtë (ujdi) ia konfirmoi bashkëshortit (tanimë të saj) se do t’ia kishte kuptuar psikologjinë dhe natyrën e tij se çka i pëlqen dhe çka nuk i pëlqen atij. Ajo do të ishte në gjendje ta përfitojë zemrën e tij dhe se do të ishte në gjendje ta mbyllë çdo derë konfliktuoze në jetën e tyre. Gruaja e cila nuk i kupton këto realitete, nuk meriton që të jetë grua e suksesshme. Përmes provokimeve të saj, ajo mund ta bëjë bashkëshortin e saj që ta humbë kontrollin e tij, e, me këtë rast, ajo do të ishte më e keqe se ai, sepse, faktikisht, ajo është shkaku direkt për humbjen e këtij kontrolli.
Gruaja e mirë nuk është kështu asnjëherë. Ajo i ndihmon bashkëshortit të saj që (ai) të jetë me karakter të mirë. Kjo e bën bashkëshortin e saj që ai ta dojë më shumë, sepse të qenët bashkëshorte e mirë nuk është vetëm lavdërim që mund ta bëjë para shokëve, por njëkohësisht është edhe obligim që Allahu i Lartësuar e ka urdhëruar. Nëse e ka kryer me sukses, do të shpërblehet, por nëse ka dështuar, do të ndëshkohet, padyshim!
Një nga mënyrat më të rëndësishme që gruaja mund t’i bindet bashkëshortit të saj është respektimi i dëshirave të tij. Pra, sa më shumë që ia plotëson dëshirat, aq më e fortë do të bëhet lidhja e të dyve.
Gruaja muslimane e di që bindja ndaj bashkëshortit të saj, do ta dërgojë atë në Xhennet, sikurqë Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Nëse një grua falet pesë herë në ditë, e agjëron muajin e Ramazanit, i bindet bashkëshortit të saj dhe e ruan nderin e saj, në Ditën e Gjykimit do t’i thuhet: "Hyn në Xhennet prej cilës derë që dëshiron!". [Ahmedi, Taberani]
Ummu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) ka thënë: “Secila grua që vdes dhe e lë bashkëshortin të kënaqur prej saj, ajo do të hyjë në Xhennet!”. [Ibën Maxhe, 1/595]
Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “A t’ju tregoj për gratë e juaja në Xhennet? Ato janë fertile dhe të përzemërta. Nëse ju nevrikoseni, ato thonë: “Dora ime është në dorën tënde. Mos më zëntë gjumi përderisa ti nuk je i kënaqur nga unë!"". [Taberani]
Gruaja e vërtetë muslimane e di që Islami e ka shumëfishuar shpërblimin ndaj saj nëse ajo i bindet bashkëshortit të saj si dhe, gjithashtu, ia ka tërhequr vërejtjen çdo femre që devijon nga rruga e të qenët e bindur ndaj bashkëshortit të saj, sepse në të kundërtën (pra, nëse nuk i bindet), ajo do të jetë mëkatare e do të jetë e mallkuar edhe prej engjëjve.
Buhariu dhe Muslimi e shënojnë atë që ebu Hurejra e ka transmetuar prej Pejgamberit, alejhi selam, i cili ka thënë: “Nëse burri e thërret gruan e vet për në shtrat e ajo nuk vjen, engjëjt do ta mallkojnë atë grua deri në mëngjes!”. [Fet-h el-Bari, 9/294]
Mallkimi i engjëjve do të bie mbi ato gra që janë të pabindura ndaj bashkëshortëve të tyre. Kjo nuk i përjashton as ato gra që nuk janë të gatshme në rast kur bashkëshortët e tyre i thërrasin. Allahu i Lartësuar i mallkon edhe ato gra që vonohen kur bashkëshortët e tyre i thërrasin për në shtrat e ato thonë: “Do të vij!", “Do të vij!". [Taberani]
Martesa në Islam nënkupton ruajtjen e nderit të gruas e poashtu edhe të burrit. Prandaj, detyra e femrës është t’i përgjigjet kërkesave të bashkëshortit të saj... Gruaja muslimane nuk do t’iu kishte shmangur këtyre (detyrave). Rreth kësaj çështje Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Nëse burri e thërret gruan e vet në shtrat, le t’i përgjigjet ajo edhe nëse është në deve (do të thotë edhe nëse është e zënë me punë)!” [Bazari]
Mbrojta e nderit të burrit është gjëja më e rëndësishme që gruaja mund ta bëjë, sepse Islami do që burrat dhe gratë të jetojnë në një mjedis i cili është i pastër prej fitneve dhe haramit.
Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Nëse ndokush prej jush mahnitet prej ndonjë gruaje, le të shkojë te gruaja e vet dhe le të ketë kontakt me të..!". [Muslimi, 9/178]
Vërejtja që i bëhet gruas, burri i së cilës është i hidhëruar me të e arrin atë nivel saqë do ta dridhte vetëdijën e çdo gruaje që ka dro Allahun i Lartësuar dhe Ditën e Gjykimit. Asaj i është thënë se namazi dhe punët e saj të mira nuk pranohen përderisa burri i saj nuk është i kënaqur prej saj.
Xhabir ibën Abdullahu transmeton se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Tre njerëzve nuk do t’u pranohet namazi. I pari është robi jo i bindur, përderisa ta dëgjojë zotëriun e tij. I dyti është pijaneci, përderisa t’i kthehet vetëdija dhe i treti është gruaja, burri i së cilës është i hidhëruar me të!” [Ibën Hibban]
Pejgamberi, alejhi selam, gjithashtu, ka thënë: “Nuk është e lejuar për një grua që e beson Allahun, që të lejojë të hyjë në shtëpi ndonjë person, të cilin burri i saj nuk e do, apo të shkojë dikund ku ai nuk do apo që ta braktisë shtratin apo ta godasë më grusht atë... Nëse ai është në të padrejtë, ajo duhet t’i afrohet përderisa ai pranon, e nëse pranon, atëherë Allahu do t’ia pranojë namazin dhe veprat e saj dhe do ta forcojë atë!”. [Hakimi, 2/190]
Prej shenjave të bindjes është që ajo nuk agjëron në ditë tjera, përveç se në ato ditë që ai i jep leje (në përjashtim të muajti Ramazan). Tjetër është se ajo nuk e lejon askënd të hyjë në shtëpinë e tij pa lejen e tij. Gjithashtu, ajo nuk harxhon prej fitimeve të tij pa lejen e tij. Nëse ajo harxhon diçka pa lejen e tij, atëherë gjysma e shpërblimit (sevapit) do të jetë për të (burrin). Gruaja e vërtetë muslimane i ka parasysh këto mësime, gjegjësisht, hadithin që Pejgamberi, alejhi selam, e ka thënë: “Nuk lejohet që gruaja muslimane të agjërojë, përveç se me lejen e burrit të saj. Nuk lejohet që ajo ta fusë dikë në shtëpinë e tij pa lejen e tij. Çkado që ajo jep pa e ditur ai, gjysma e shpërblimit (sevapit) do të jetë për të (burrin e saj)!”. [Muslimi, 7/115]
Nëse një grua jep lëmoshë pa lejen e tij, ajo nuk do të fitojë shpërblim, por përkundrazi ajo do të llogaritet si mëkat. Nëse ajo do të japë në vend të burrit të saj dhe nëse është e sigurt se po ta dinte bashkëshorti i saj për këtë punë, do ta lejonte, atëherë ajo lejohet të japë lëmoshë, përndryshe, pra, jo.
Harmonia mes burrit dhe gruas nuk mund të arrijë përderisa mes tyre nuk ekziston mirëkuptimi reciprok në të gjitha çështjet. Gjithashtu, asnjëri prej tyre nuk gabon dhe nuk bën telashe, nëpërmjet të cilave është mëse e ditur se dëmtohet dashuria ndërbashkëshortore.
Nëse mashkulli është koprrac dhe harxhon shumë pak për bashkëshorten dhe fëmijët e tij, atëherë asaj (gruas) i lejohet të harxhojë aq sa ka nevojë për veten dhe fëmijët e saj. Më lartë përmendëm se ajo (gruaja) nuk guxon të harxhojë pa leje paraprake, mirëpo ky rast është i veçantë.
Një herë Hind bint Utbah, gruaja e Ebu Sufjanit erdhi te Pejgamberi, alejhi selam, dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut, ebu Sufjani është shumë koprrac. Ajo që ai ma jep, nuk mjafton për mua dhe fëmijën tim, kështuqë, unë pa dijen e tij marr prej pasurisë së tij”, ndërsa Pejgamberi, alejhi selam, i tha: “Merre atë që ke nevojë për ty dhe fëmijën tënd!”. [Buhariu dhe Muslimi]
Gruaja muslimane e kupton përgjegjësinë që Islami ia ka dhënë asaj, të përkujdeset për shtëpinë e bashkëshortit të saj dhe të përkujdeset për fëmijët e saj, gjithashtu.
Pejgamberi, alejhi selam, në një hadith ka thënë: “Secili prej jush është bari dhe ju jeni përgjegjës për ata që janë nën përkujdesjen tuaj. Sundimtari është bari për popullin e tij, burri është bari për familjen e tij, gruaja është bari për shtëpinë e bashkëshortit dhe fëmijëve të saj!” [Buhariu dhe Muslimi]
Gruaja e vërtetë muslimane duhet qenë si ajo që i do fëmijët e saj dhe përkujdeset për bashkeshortin e saj. Këto janë dy karakteristikat më të mira që ndonjë grua mund t’i ketë.
Rreth kësaj çështje Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Gratë që më së miri u ngasin deveve janë gratë kurejshite. Ato janë shumë të dhembshme ndaj fëmijëve të tyre kur ata (fëmijët) janë të vegjël dhe më të kujdesshmet kundrejt bashkëshortëve të tyre!”. [Buhariu dhe Muslimi]
Është nder i madh për gruan që të përkujdeset për bashkëshortin e saj mëngjes e mbrëmje dhe çdoherë të ketë buzëqeshje në fytyrë në raport me të, buzëqeshje kjo e cila atij mashkulli do t’ia mbushte jetën me gëzim, harmoni dhe qetësi shpirtërore. Muslimanet, shembullin më të mirë kanë Ajshen (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) e cila e shoqëronte Pejgamberin, alejhi selam, në haxh, duke u përkujdesur për të (Pejgamberin, alejhi selam) mjaft mirë. Ajo e parfumoste atë para se ta veshte ihramin dhe gjente parfumin më të mirë që mundej.
Për këtë çështje Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) ka thënë: “E kërkoja parfumin më të mirë për Pejgamberin, alejhi selam, para se ai e veshte ihramin!". [Muslimi, 8/100]
Pastaj Buhariu dhe Muslimi gjithashtu transmetojnë se Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) ka thënë: “Kur Pejgamberi, alejhi selam, ishte në i’tikaf (izolim), ai e vënte kokën e tij tek unë dhe unë ia krihja flokët!".
Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) i stimulonte gratë muslimane që të përkujdeseshin për bashkeshortët e tyre dhe që t’i njohin të drejtat që bashkëshortët e tyre i kanë mbi to. Ajo këto të drejta i vlerësonte si shumë të rëndësishme saqë në një thënie të saj ajo ka thënë: “Oj gra, nëse do t’i kishit ditur të drejtat që burrat e juaj i kanë mbi ju, do t’ia kishit fshirë pluhurin e tyre që e kanë në shputa edhe atë me fytyrë!”. [Ibën Hibbani]
Kjo është një shprehje gjallëruese për ta treguar rëndësinë e të drejtave që gruaja duhet t’i respektojë në raport me bashkëshortin e saj. Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), gjithashtu, donte t’u tregojë grave muslimane që arroganca dhe kokëfortësia nuk duhet të ekzistojë në zemrat e tyre, sepse me të vërtetë këto dyja janë shkatërruese të forta të jetës bashkëshortore.
Para se të martohej vajza e Abdul Malikut, e cila posedonte një mençuri të rrallë, i tha: “Oj vajza ime, po t’i jap disa këshilla, të cilat mund të të vlejnë gjatë tërë jetës:
· Ji e gatshme kur ai është afër ty dhe bindju atij!
· Kontrollohu se a të vjen era e mirë dhe a dukesh mirë!
· Përgatitja ushqimin në kohë dhe mos bën zhurmë kur ai është duke fjetur!
· Përkujdesu për pasurinë dhe fëmijët e tij!
· Asnjëherë mos i demasko sekretet e tij dhe mos iu kundërvepro dispozitave (dëshirave) të tij!
· Ki kujdes, oj bija ime! Duhet ta gëzosh kur ai është i mërzitur dhe mos trego fytyrë të keqe para tij kur i është i lumtur!
· Shfaqi atij sa më shumë respekt që mundesh dhe pajtohu me të sa më shumë që mundesh, kështuqë, ai do të ketë dëshirë të bisedojë dhe të qëndrojë bashkë me ty.
· Dije, oj bija ime, se nuk mund të arrish asgjë përderisa kënaqësinë e tij ta vësh para tëndes! Dhashtë Zoti të zgjedhësh çka është më mirë për ty dhe të të mbrojë!”.
Ajo, pastaj, u martua me bashkëshortin e saj dhe martesa e tyre ishte shumë e suksesshme; ajo lindi fëmijë që u bënë mbretër. Kjo këshillë në mënyrë të qartë përfshinte thuajse çdo gjë që një vajzë e re do të duhej të dinte për ta trajtuar bashkëshortin e vet siç duhet.
Nëse ajo është e pasur, gruaja muslimane nuk lejon që pasuria e saj ta vërbojë kundrejt të drejtave të bashkëshortit të saj. Shembull për këtë kategori kemi Zejneben (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!). Ajo, pra, Zejnebja – gruaja e Abdullah ibën Mes’udit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon: “Pejgamberi, alejhi selam, na tha: "Oj gra, jepni lëmoshë, qoftë edhe sa një pjesë e vogël prej stolive tuaja!". Ajo, më pastaj, tha: “Shkova te Abdullah ibën Mes’udi dhe i thashë: "Ti ke pasuri të pakët, ndërsa Pejgamberi, alejhi selam, na ka porositur që të japim lëmoshë, kështuqë, shko e pyete atë se a është e lejueshme që ty të të jap lëmoshë! Nëse lejohet, do të të jap nga pasuria ime, e nëse jo, atëherë do t’ia jap dikujt tjetër!”. Abdullahu tha: “Jo, shko ti e pyete për këtë punë!". Kështuqë, tregon Zejnebja, unë shkova e e gjeta një grua të ensarëve aty, e cila poashtu kishte të njëjtën pyetje. U turpëruam shumë të hyjmë për shkak se kishim respekt, në ndërkohë erdhi Bilalli dhe i thamë: Shko dhe pyete Pejgamberin, alejhi selam, se a është e lejuar që ne t’i japim lëmoshë bashkëshortëve tanë, por mos i trego se kush të ka thënë ta pyetësh! Bilalli shkoi dhe e pyeti për këtë çështje dhe pyeti se kush i kishte thënë ta pyeste. Bilalli i tha: Zejnebja dhe një ensare. Pejgamberi, alejhi selam, i tha: "Ato do t’i kenë dy shpërblime. Njëri është për shkak se dojnë ta mirëmbajnë lidhjen e tyre me bashkëshortët e tyre dhe shpërblimi i dytë është për lëmoshën!”. [Fet-h el-Bari, 3/328]
Gruaja e vërtetë muslimane është gjithmonë e kujdesshme për të shprehur falënderim për atë që Allahu ia ka dhënë, gjegjësisht për jetën e lehtë dhe të mirë dhe ajo asnjëherë nuk e humb durimin nëse ndeshet me ndonjë vështirësi. Ajo nuk e harron paralajmërimin që e ka thënë Pejgamberi, alejhi selam, se shumica e banorëve të Xhehenemit do të jenë gra, kështuqë, ajo (gruaja muslimane) kërkon strehë tek Allahu për të mos u bërë njëra prej tyre.
Buhariu dhe Muslimi kanë transmetuar nga ibën Abasi se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Oj gra, jepni lëmoshë, sepse shumicën e banorëve të Xhehenemit i kam parë gra. Të pranishmit pyetën: "Pse kështu, o i dërguar i Allahut? Ai tha: "Sepse ato mallkojnë shumë dhe nuk janë falënderuese ndaj trajtimit të mirë që bashkëshortët e tyre ua bëjnë!".
Kur gruaja muslimane mendon rreth këtij hadithi, i cili e përshkruan fatin e shumë grave në Ahiret, ajo gjithmonë shikon të mos bie në këtë mëkat, përkatësisht të mos jetë prej atyre që nuk e falënderojnë të mirën, në këtë rast të mirat që i vijnë nga bashkëshorti i vet. Përveç kësaj, ajo edhe shpejton që të japë lëmoshë, ngaqë Pejgamberi, alejhi selam, i porositi të gjitha gratë ta bëjnë këtë punë, me shpresë që kjo/ky (lëmoshë/falënderim) sadopak t’i shpëtojë asaj që u tha më lartë (do të thotë, të mos jenë prej banorëve të Xhehenemit). Gruaja muslimane, si përditshmëri e merr shembullin më të mirë në rast kur duhet shprehur respekt bashkëshortit.
Historia e grave muslimane është përplot me tregime të këtilla kur ka të bëjë me respektin që duhet treguar ndaj bashkëshortit. Një prej atyre grave është Esma bint Umejs, e cila ishte migruesja e parë për në Medine. Ajo ishte e martuar me Xhafer ibën Ebu Talibin, pastaj me Ebu Bekrin, pastaj me Aliun, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë këta! Një ditë, djemtë e saj Muhamed ibën Xhaferi dhe Muhamed ibën ebu Bekri po garonin me njëri-tjetrin, secili prej tyre duke thënë: “Unë jam më i mirë se ti dhe babai im është më i mirë se ti!”. Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i tha Esmas: “Gjyko mes tyre, oj Esma!". Ajo tha: “S’kam parë mes arabëve njeri më të mirë se Xhaferi dhe s’kam parë njeri më të matur sesa Ebu Bekri!”. Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i tha: “Nuk the asgjë për mua dhe po të kishe thënë diçka më shumë se çka the, do të të kisha urryer!". Esma ia ktheu: “Këto janë tre më të mirët e edhe ti je një prej tyre edhepse je në vendin e tretë nga ato!”. [El-tabakat el-kubra, 7/208-209]
Është për t’u habitur se çfarë përgjigje elokuente i dha kjo gura e mençur atij! Ajo ia dha secilit bashkëshort të saj (të mëparshëm) atë që e meritonin dhe e kënaqi Aliun (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), edhepse ai ishte më i pakëti, ajo prapëseprapë e futi në grupin e më të mirëve.
Ajo e trajton familjen e tij me dashamirësi
Një nga mënyrat me të cilat femra muslimane tregon respekt kundrejt bashkëshortit të saj është respektimi i familjes së tij, veçanërisht nënës së tij. Ajo e kupton se personi që ka më shumë të drejta mbi gruan është bashkëshorti i saj, ndërsa të drejtë më shumë ndaj mashkullit është nëna e tij (siç është cekur më lart). Ajo i ndihmon atij (bashkëshortit të saj) për ta respektuar nënën e tij (vjehrrën) e edhe ajo mëvetësisht i ndihmon asaj dhe e respekton, gjithashtu. Në këtë mënyrë, pra, ajo do të pëlqehet nga bashkëshorti i vet. Një mashkull të mirëfilltë, asgjë nuk mund ta kënaqë më shumë sesa të shohë mirëkuptim reciprok mes bashkëshortes dhe familjes së tij po edhe anasjelltas...
Gruaja mund të testohet nga vjehrra e saj apo edhe nga pjesëtarët tjerë të familjes së bashkëshortit të saj, e ajo obligohet që t’i përmbahet këtij “testi” dhe t’i trajtojë ato (familjarët e bashkëshortit) në mënyrën më të mirë, e ky (durim) kërkon mençuri, njerëzi, diplomaci dhe aftësi që e keqja të kthehet me të mirë, e kjo padyshim është aftësi e mirë. Në këtë mënyrë ajo do ta ruajë balansin e raporteve mes: asaj-atij dhe asaj-familjes së tij.
Islami e ka rregulluar lidhjen bashkëshortore duke ia dhënë detyrat dhe të drejtat secilit bashkëshort veçmas. Detyrat e gruas për t’u përkujdesur dhe për ta nderuar bashkëshortin e vet janë të balancuara me të drejtat që ajo i ka mbi të (bashkëshortin e vet), e prej tyre do të ishin: Ai duhet t’ia mbrojë nderin dhe dinjitetin e saj nga të gjitha llojet e përqeshjes, poshtërimit, tiranisë etj.
Një prej detyrave që mashkulli musliman i ka ndaj bashkëshortes së tij është që ta plotësojë rolin e tij - “kavamit” (të qenët mbajtës në aspektin financiar dhe mbrojtës). Ky është një rol i cili duhet të përmbushet nga kryefamiljari i suksesshëm. Një mashkull i llojit të këtillë ka fisnikëri, qëndrim të lavdëruar, tolerancë dhe nuk është vërejtës i gabimeve të vogla. Ai i respekton ndjenjat e bashkëshortes së vet dhe e bën atë të ndjehet se edhe ai duhet të ketë përgjegjëesi në punët shtëpiake.
Ajo e bën veten të dashur ndaj bashkëshortit të saj
Gruaja muslimane e vërtetë gjithmonë tenton dhe dëshiron ta fitojë dashurinë e bashkëshortit të saj dhe ta kënaqë atë. Ajo i flet atij fjalë të sjellshme dhe jo fjalë mërzitëse. Ajo i sjell atij lajme të mira, por lajmet e këqija mundohet t’i fshehë sa më shumë që mundet apo ia tregon në atë kohë që është më e përshtatshme për to. Nëse ajo e vëren se lajmin e keq duhet patjetër t’ia tregojë bashkëshortit, atehërë ajo e gjen kohën më të duhur për ta bërë atë. Kështu, “godtija” do të ishte më e lehtë për të (bashkëshortin). Kjo me të vërtetë është një aftësi e mirë dhe njëkohësisht e rrallë, sepse gjendet vetëm tek femrat e mençura!
Shembull i këtillë prej femrave muslimane ishte Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) e cila iu afrua Pejgamberit, alejhi selam, atëbotë kur Pejgamberi, alejhi selam, u pat larguar prej tyre për një muaj. Ai, alejhi selam, pat' thënë: “Nuk do t’iu afrohem atyre për një muaj!". Sidoqoftë, kishin kaluar 29 ditë, ai së pari erdhi te Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!). Ajo i tha: “U betove se do të qëndrosh për një muaj larg nesh dhe vetëm 29 ditë kanë kaluar, i kam numëruar një nga një!”. Pejgamberi, alejhi selam, i tha: “Ky muaj i ka pasur 29 ditë!". [Fet-h el-Bari, 5/116]
Kur Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) i tregoi Pejgamberit, alejhi selam, se i kishte numëruar 29 ditët, kjo ishte një shenjë e pastër që e shfaqte dashurinë e Ajshes kundrejt bashkëshortit të saj (Pejgamberit, alejhi selam) se si ajo e kishte numëruar kohën nga malli që e kishte pasur për Pejgamberin, alejhi selam. Kjo që e tha Ajsha, e gëzoi edhe më shumë Pejgamberin, alejhi selam, kështuqë, kur ai iu khtye bashkëshortëve të tij, filloi së pari me të.
Gruaja muslimane e vërtetë i njeh dhe i heton pëlqimet dhe shprehitë e bashkëshortit të saj dhe mundohet që (atyre pëlqimeve dhe shprehive) t’u qëndrojë si duhet, me qëllim që martesa e tyre të mos shkatërrohet. Është rrëfyer se Shurejhi ishte martuar me një femër nga fisi benu Handhale. Në natën e tyre të martesës, secili prej tyre i falën dy rekate dhe e lutën Allahun e Lartësuar që t’i bekojë ata. Pastaj ajo iu kthye Shurejhut dhe i tha: “Unë jam e huaj dhe nuk di shumë për ty. Më trego se çka pëlqen, kështuqë, do ta bëj atë dhe tregomë se çka nuk pëlqen dhe do të shmangem nga ajo!”. Shurejhi ka thënë: “Ajo ka qëndruar me mua për 20 vite dhe asnjëherë nuk është dashur ta qortoj, përveç se në një rast e edhe në atë rast unë isha gabim!”.
Kjo është gruaja plot respekt ashtu siç e do Islami, e përgjegjshme për shtëpinë e tij dhe lojale ndaj bashkëshortit të saj dhe gjithmonë e kujdesshme për ta mabajtur në këmbë lidhjen me bashkëshortin e saj. Nëse diçka e çrregullon martesën e tyre, ajo nxiton ta qetësojë situatën me mirëkuptimin dhe dashurinë e saj të sinqertë. Ajo nuk e dëgjon pëshpëritjen e djallit, i cili e nxit të bëjë keq dhe ajo asnjëherë nuk nxiton të kërkojë shkurorëzim nga bashkëshorti i saj. Për më tej, Pejgamberi, alejhi selam, u dha vërejtje atyre grave që kërkojnë shkurorëzim pa ndonjë arsye legjitime se mund të mos e ndjejnë aromën e Parajsës: “Nëse ndonjë grua i kërkon shkurorëzim bashkëshortit të saj pa ndonjë arsye të fortë, nuk do të ndiejë aromën e Parajsës!”. [Tirmidhiu, 2/329]
Ajo nuk i demaskon sekretet e tij
Gruaja e ndershme nuk i demaskon sekretet e bashkëshortit të saj dhe nuk i tregon askujt për atë që e flet me bashkëshortin e saj. Ajo asnjëherë nuk do të kishte rënë në nivelin e atyre grave që të tregojnë gjithçka që flasin me bashkëshortët e tyre. Ajo, për më tepër, asnjëherë nuk do të kishte pranuar që të jetë në mesin e atyre grave që Pejgamberi, alejhi selam, i ka përmendur në hadithin e tij: “Njerëzit më të këqinj në Ditën e Gjykimit janë ata meshkuj që i zbulojnë sekretet e bashkëshorteve të veta dhe ato femra që i demaskojnë sekretet e bashkëshortëve të vet!”. [Muslimi, 10/8]
Janë disa sekrete, pra, demaskimi i të cilëve nuk prish shumë punë, por, prapëseprapë, demaskimi i tyre është i keq dhe i papranueshëm. Mbajtja e sekreteve ashtu si janë (të patreguara) është një punë shumë e vlefshme, ndërkaq demaskimi i tyre është një gabim trashanik, gabim ky prej të cilit nuk mundet shumëkush të jetë imun. Përjashtim është rasti i Pejgamberit, alejhi selam, kur ai ia pat besuar një sekret Hafsës, e kjo ia tregoi Ajshes, e ky (demaskim) çoi deri në një kaos në shtëpinë e Pejgamberit, alejhi selam, kështuqë, ai, alejhi selam, u largua prej grave të tij për një muaj, meqë, pra, ishte shumë i hidhëruar prej tyre. [Transmetojnë Buhariu, Muslimi dhe të tjerët]
Gjithashtu, në lidhje me këtë çështje ishte shpallur ky ajet: “(Përkujto) kur Pejgamberi njërës prej grave të veta ia kumtoi një lajm fshehurazi, e kur ajo e tregoi atë (lajm), e Allahu ia tregoi (Pejgamberit të Tij) për (zbulimin e lajmit nga ajo grua), ai ia bëri asaj me dije një pjesë të tregimit, kurse për pjesën tjetër heshti. E kur ai (Pejgamberi) e njoftoi atë ( gruan) me atë që atë (që i kishte treguar), ajo tha: E kush ta tregoi ty këtë? Ai tha: Më tregoi i Gjithëdijshmi, Njohësi i të fshehtave!". (Kur`an, 66: 3)
Një nga bekimet më të mëdha që Allahu i Lartësuar ua ka dhuruar, në veçanti, muslimanëve dhe njerëzimit, në përgjithësi, është se Ai jetën e Pejgamberit, alejhi selam, e ka bërë si libër të hapur, në të cilin (libër) mund të mësohet besimi i tij dhe aplikimi i tij në jetën praktike. Asgjë nuk është sekrete e as e fshehur. Çështjet dhe ndodhitë që njerëzit i mbajnë sekret, në Kur’an dhe Sunet janë të sqaruara, madje edhe dobësitë njerëzore që nuk mund të shmangen. Të gjitha këto (çështje) janë të sqaruara me qëllim që njerëzit ta shohin dritën prej errësirës dhe të drejtën prej jo të drejtës.
Shokët e Pejgamberit, alejhi selam, Allahu qoftë i kënaqur me gjithë ata, e kuptonin se jeta e Pejgamberit, alejhi selam, ishte plotësisht e përkushtuar ndaj Allahut të Lartësuar dhe ndaj Mesazhit të Tij, kështuqë, pse ata të mbajnë diçka fshehtë prej jetës së tij? Tregimet që janë rrëfyer rreth jetës së tij, shtëpisë së tij dhe grave të tij paraqesin aplikim praktik të fjalëve të thëna nga ai prej më parë dhe për këtë arsye, shokët e tij e transmetonin jetën e tij në detale. Këtu vlen të thuhet se atyre nuk u shpëtonte asnjë aspekt prej jetës së tij pa e analizuar e transmetuar, qoftë nëse ai (aspekt) ishte i madh apo i vogël. Kjo njëherit është një mënyrë që Allahu i Lartësuar e bëri me qëllim që jeta e të Dërguarit të Tij të jetë e regjistruar dhe te memorizuar, duke përfshirë detale të sakta.
Ajo qëndron pranë tij dhe i ofron ndihmë
Një nga ligjet që Allahu i Lartësuar i ka vënduar në këtë jetë është që meshkujt dhe femrat duhet të bashkëpunojnë së bashku për ta kultivuar dhe populluar llojin njerëzor e, gjithashtu, edhe për t’i prirë punëve që kjo jetë është e karakterizuar. Meshkujt nuk mund të veprojnë pa femrat, por edhe anasjelltas! Prandaj, Ligji islam i mëson meshkujt që të bashkëpunojnë me gjininë e tyre të kundërt. Islami i jep kurajo mashkullit që t’i ndihmojë bashkëshortes së vet sa më shumë që mundet. Pejgamberi, alejhi selam, i cili është shembull për të gjthë muslimanët, i ndihmonte dhe i shërbente familjes së tij.
Islami ashtu sikurse pret nga burri që t’i ndihmojë gruas së vet rreth punëve të shtëpisë, ashtu pret edhe prej gruas që t’i ndihmojë bashkëshortit të saj rreth punëve të tij dhe t’i ofrojë ndihmë aty ku mendon se mendimi i saj është më i përshtatshëm.
Historia na tregon se gratë muslimane radhiteshin në aradhat luftarake së bashku me meshkujt për të luftuar në rrugën e Allahut. Ndërkaq, disa të tjera, sjellnin ujë për pirje, për pastrim, kujdeseshin për të plagosurit e kështu me radhë. Përkundër që kujdeseshin për të tjerët, ato gjithashtu dinin të mbahen fort kur familjarët e tyre (qoftë bashkëshorti ose biri) binin shehid të luftës.
Në anën tjetër, kontributi i grave në jetën publike nuk ishte vetëm gjatë betejës së luftës, por ato (gratë) qëndronin me burrat e tyre edhe gjatë kohës së paqes, që është shumë normale, duke i ofruar mendime të tyre që shpesh dilnin të vlefshme... I qetësonin zemrat e tyre kur nevrikoseshin dhe në rast të ndonjë vështirësie.
Historia na tregon shumë meshkuj të cilët kanë marrë këshilla nga bashkëshortet e tyre dhe kanë punuar sipas tyre. Një prej tyre është edhe vetë Pejgameberi, alejhi selam, i cili i dëgjonte këshillat e Hadixhes, ummu Selemes, Ajshes dhe grave tjera me të cilat qe martuar.
Femra e sinqertë muslimane e kupton barrën që Islami e ka vënë mbi shpatullat e saj, duke e obliguar atë që të jetë bashkëshorte e mirë ndaj bashkëshortit të saj, të përkujdeset për atë, ta kënaqë atë. Ajo nuk e kursen këshillën e saj kur e sheh se bashkëshortit të saj i duhet ajo (këshilla) dhe ajo asnjëherë nuk heziton t’i qëndrojë pranë.
Hatixhja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) ishte një shembull i femrës që ndikoi tek bashkëshorti i vet. Kur Pejgamberit, alejhi selam, i zbriti pjesa e parë e Shpalljes, ai dridheshte dhe asaj i tha: “Më mbulo, më mbulo!". Ajo nxitoi t’ia ofrojë ndihmën dhe përkrahjen e saj. Buhariu dhe Muslimi e rrëfejnë tregimin e Ajshes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) rreth asaj se si Shpallja filloi dhe mënyrën mahnitëse që Hatixhja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) sillej me bashkëshortin e saj: “Shpallja filloi në një formë të ëndrrës e cila shpejt u realizua. Pastaj ai e pëlqente veçimin, kështuqë, shkonte në shpellën Hira. Papritmas, e Vërteta erdhi në atë shpellë. I erdhi engjëlli dhe i tha “Lexo!". Ai i tha: “Nuk di të lexoj!”. Pejgamberi, alejhi selam, thoshte: “Engjëlli më përqafoi dhe më shtrëngoi saqë përafërsisht më ra të fikët, pastaj më lëshoi dhe më tha: “Lexo!". Unë i thashë: “Nuk di të lexoj!”. Engjëjt më përqafuan dhë më shtrënguan për të dytën herë saqë m’u duk se më ra të fikët, pastaj më liruan dhe më tha: “Lexo!". Unë përsëri i thashë se “Nuk di të lexoj!”. Për të tretën herë më përqafuan dhe më shtrënguan aq fort saqë m’u duk se më ra të fikët dhe më tha: “Lexo!". Unë prapë i thashë se “Nuk di të lexoj!”. Pastaj engjëlli tha: “Lexo me emrin e Zotit tënd i Cili krijoi (çdo gjë)! E krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo se Zoti yt është më Bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte!” (Kur`an, 96: 1-5).
I Dërguari i Zotit erdhi te Hatixhja duke u dridhur dhe i tha: “Më mbulo, më mbulo!". Ajo e mbuloi dhe pushoi derisa u qetësua dhe pastaj i tha: “Oj Hatixhe, çfarë po ndodh me mua?". Më tutje, ai, alejhi selam, i tregoi se çfarë kishte ngjarë dhe tha: “Frikësohem për veten time!”. Hatixhja i tha: “Jo, mos u dëshpëro për hir të Allahut të Lartësuar, pasiqë Ai asnjëherë nuk do të të kishte braktisur. Për Zotin, ti i mban lidhjet me familjarët, e flet të vërtetën, u jep nevojtarëve, i nderon mysafirët!”. Ajo pastaj e dërgoi te Navfal ibën Asad ibën Abdul Uza, i cili ishte kushëriri i saj. Ai ishte krishter. E dinte shkrim-leximin arab. Ishte i moshuar dhe i verbër gjithashtu. Hatixhja i tha: “O xhaxha, dëgjoje nipin tënd!". Ibën Navfali tha: “Çfarë ka ngjarë, o bir i vëllait tim?". I Dërguari i Allahut i tregoi se çfarë kishte ndodhur, kurse ibën Navfali ia ktheu: “Ky është el-Namusi (Xhibrili) i cili iu pat dërguar Musait. Dëshiroj të jem i gjallë kur njerëzit do të të kundërshtojnë!". I Dërguari i Allahut ia tha: “Vallë, a do të më kundërshtojnë ata?". Ibën Navfali pastaj ia ktheu: “Po. Secili që ka ardhur me atë që ke ardhur ti, ka qenë i kundërshtuar. Nëse jam i gjallë atë ditë (kur do të të kundërshtojnë), do të të ndihmoj me tërë qenien time!". [Fet-h el-Bari, 1/23]
Kjo fjalë ishte një shenjë e fortë e mençurisë dhe karakterit të Hatixhes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!). Ajo e njihte karakterin e Pejgamberit, alejhi selam, sjelljen dhe pastërtinë shpirtërore të tij dhe kjo e bëri atë të sigurt se Allahu i Lartësuar kurrë nuk do ta kishte braktisur një njeri të tillë. Ajo e dinte se pas kësaj ngjarjeje madhështore qëndronte diçka që Allahu i Lartësuar e kishte përgatitur për të Dërguarin e Tij.
Nëna e parë e besimtarëve – Hatixhja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), ishte një këshilluese e sinqertë në rrugën e Allahut të Lartësuar. Ajo tanimë e kishte fituar statusin si personi i parë që e kishte besuar Allahun e Lartësuar dhe të Dërguarin e Tij. Ajo qëndronte pranë të Dërguarit të Allahut të Lartësuar duke i ndihmuar dhe përkrahur atë.
Ibën Hishami në jetëpërshkrimin e tij për Pejgamberin, alejhi selam, thotë: “Hatixhja besonte në atë që iu shpallte Muhammedit, alejhi selam. Një prej mënyrave nga të cilat Allahu i ndihmonte të Dërguarit të Tij ishte edhe kjo (dmth ndihma që i ofrohej nga Hatixhja). Kurdoherë që ai, alejhi selam, dëgjonte ndonjë fjalë të keqe, shkonte pranë saj dhe gjente ngushëllim. Ajo, pra, e inkurajonte për të qenë i durueshëm dhe ia shtonte bindjen në misionin madhështor që e bartte në supe!". [Ibid., 1/257]
Ajo ishte femër që gjithmonë e fliste të vërtetën dhe këtë barrë e bartte në mënyrë të sinqertë. Andaj, nuk është aspak për t’u çuditur se ajo e fitoi kënaqësinë e Zotit të Lartësuar dhe që, rrjedhimisht, ta meritojë nderimin që Ai ia bënte asaj. Zoti i Lartësuar këtë Porosi (kënaqësinë e Tij ndaj saj) ia dëgoi përmes dy të Dërguarve të Tij, Xhibrilit dhe Muhamedit, alejhi selam, të cilët i dhanë lajme të mira, përkatësisht lajmin se ajo do ta ketë një shtëpi në Parajsë, siç qëndron në hadithin që e transmeton ebu Hurejra: “Xhibrili erdhi te Pejgamberi, alejhi selam, dhe i tha: O i Dërguar i Allahut, Hatixhja është duke ardhur te ti me disa enë me ushqim dhe pije. Kur të vijë, njoftoje atë se Zoti i saj ia ka ndërtuar një shtëpi në Parajsë, në të cilë nuk ka as zhurmë as vështirësi!". [Buhariu dhe Muslimi]
Gruaja e vërtetë muslimane punon punë të dobishme për vete dhe për bashkëshortin e vet si dhe i ndihmon atij në rast nevoje. Në këtë mënyrë ajo, me punën që e bën, shërben si ndihmë për bashkëshortin e saj dhe njëkohësisht e përfiton respektin e tij kundrejt saj.
Tregim tjetër rreth dhënies së këshillës nga ana e femrës është në ngjarjen e reagimit të muslimanëve në marrëveshjen e Hudejbisë, në një anë, dhe reagimi i ummu Selemes, në anën tjetër, i cili (reagim) demonstroi mendjemprehtësi të thellë dhe mençuri të mrekullueshme.
Ummu Seleme ishte njëra prej atyre që e shoqëronin Pejgamberin, alejhi selam, kur ai shkoi në Meke për ta bërë umren. Ky udhëtim ishte ndërprerë nga kurejshët, të cilët e ndaluan Pejgamberin, alejhi selam, dhe shokët e tij për të arritur deri në Qabe. Marrëveshja e Hudejbisë ishte nënshkruar mes Pejgamberit, alejhi selam, dhe kurejshitëve. Në të thuhej se do të ndërpriteshin përleshjet për 10 vite të tëra. Gjithashtu, thuhej se nëse dikush prej kurejshëve vjen te Pejgamberi, alejhi selam, pa lejen e tij, ai duheshte të kthehej e kështu me radhë...
Pejgamberit, alejhi selam, Allahu i Lartësuar ia bëri me dije se kjo marrëveshje është në dobi të muslimanëve, edhepse dukej se është jo e drejtë për ta.
Shokët e tij ishin të lemerisur kur e kuptuan përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje. Atyre iu dukej si e padrejtë. Ummer ibën el-Hattabi i shprehi ndjenjat e tij kur shkoi te ebu Bekri dhe i tha: “Vallë, a nuk është ai i Dërguari i Allahut? – Po. – A nuk janë ata politeistë? – Po. – Pse ta pranojmë këtë marrëveshje kur është poshtëruese për fenë tonë?". – O Umer, ndiqi urdhrat e tij! Betohem se ai është i dërguari i Allahut. – Gjithashtu edhe unë betohem se ai është i dërguari i Allahut!". Pastaj Umeri shkoi te Pejgamberi, alejhi selam, dhe ia parashtroi disa pyetje të ngjajshme sikurse ebu Bekrit, por kur e pyeti se “pse ta pranojmë këtë marrëveshje kur është poshtëruese për fenë tonë?", Pejgamberi, alejhi selam, i tha: “Asnjëherë nuk e shkeli urdhrin e Tij dhe Ai asnjëherë nuk do të më kishte braktisur!". [Fet-h el-Bari, 6/281] Me këtë rast Umeri kuptoi se nxitimi i tij për ta kundërshtuar marrëveshjen ishte gabim. Kur Pejgamberi, alejhi selam, e kishte miratuar marrëveshjen, u tha shokëve të tij që të ngriten, mirëpo asnjëri prej tyre nuk lëvizi. Tri herë u tha atyre të lëvizin, mirëpo asnjëri prej tyre nuk e bëri atë. Pejgamberi, alejhi selam, pastaj shkoi te bashkëshortja e tij umu Seleme dhe i tregoi se me çka u ballafaqua. Ndërkaq, ajo me mençurinë e saj i tha: “O i Dërguar i Allahut, shko dhe mos u fol derisa ta kesh prerë kafshën (kurbanin) tënde dhe t’i qethësh flokët e tua!". Pejgamberi, alejhi selam, e mori këtë këshillë nga ajo dhe veproi sipas saj. Kur shokët e tij e panë këtë, u vërsulën për t’i prerë kurbanët e tyre dhe për t’ia qethur flokët njëri-tjetrit saqë për pak sa filluan të grindeshin ndërmjet veti nga shqetësimi se nuk e dëgjuan fjalën e të Dërguarit të Allahut . Pas kësaj (tollovie) besimtarët erdhën në vete dhe u bindën në atë se ajo marrëveshje ishte për të mirën e besimtarëve. Si shkak i kësaj, më vonë dhe atëherë, shumë njerëz e pranuan Islamin.
Ajo e inkurajon atë për të dhënë për hir të Allahut
Mënyrë tjetër me të cilën gruaja e vërtetë muslimane e përkrah bashkëshortin e vet është me rastin kur ajo e inkurajon atë në dhënie të lëmoshës për hir të Allahut të Lartësuar dhe për të mos shpenzuar të holla në gjëra dhe mjete ekstravagante.
Gruja e mirë gjithmonë vetëm se çka është e mirë për bashkëshortin e vet, andaj, i thotë atij që të bëjë punë të mira dhe të hijshme.
Një prej tregimeve të transmetuara rreth inkurajimit që kanë bërë gratë muslimane kundrejt bashkëshortëve të tyre është rasti (tregimi) i ummul Dahdasë. Kur bashkëshorti i saj shkoi te ajo dhe i tregoi se kishte dhënë lëmoshë në atë kopsht në të cilin kishin jetuar ajo dhe fëmijët e saj me shpresë se që në Parajsë të fitojë disa hurma, ajo i tha: “Ti ke bërë një punë të madhe, ti ke bërë një punë të madhe!". Pejgamberi, alejhi selam, e komentoi këtë rast dhe tha: “Sa hurma Abdul Dahdai do të ketë në Parajsë?" dhe këtë e përsëriti disa herë. [Ahmedi dhe Taberani]
Ajo i ndihmon atij për t'iu bindur Allahut
Një nga cilësitë e gruas është se ajo i ndihmon bashkëshortit të vet që t’i bindet Allahut të Lartësuar edhe atë në mënyra të ndryshme, e prej tyre (formave) janë që i thotë të qëndrojë zgjuar gjatë natës dhe të falë namaz vullnetar. Duke e bërë këtë ajo bën një punë të shkëlqyer. E me këtë, ajo bën që bashkëshorti i saj dhe ajo vetë të jenë të dy nën Mëshirn e Allahut të Madhërishëm.
Pejgamberi, alejhi selam, e dha një skicë të mrekullueshme për çiftet e martuara. Atë hadith e transmeton ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i cili thotë: “I dërguari i Allahut tha: Allahu e mëshiroftë mashkullin i cili zgjohet natën për t’u falë e gjithashtu e zgjon edhe bashkëshorten e tij për t’u falë, e nëse ajo refuzon një gjë të tillë, ai e spërkat me ujë në fytyrë të saj. Njëashtu, Allahu e mëshiroftë femrën e cila zgjohet natën për t’u falë dhe e zgjon edhe bashkëshortin e saj për t’u falë, e nëse ai refuzon një gjë të tillë, ajo e spërkat me ujë në fytyrë të tij!". [Ebu Davudi]
Ajo ia mbush zemrën atij me gëzim
Gruaja e mençur muslimane nuk harron se njëra nga punët më të mëdha që mund të bëjë pas adhurimit ndaj Allahut të Lartësuar është që të jetë e këndshme ndaj bashkëshortit të vet dhe t’ia mbushë atij zemrën me gëzim dhe hare, kështuqë, ai të jetë i kënaqur që është martuar për të dhe të ndjehet i kënaqur në prani të saj. Pra, ajo e shfrytëzon intelegjencën e saj për të gjetur mënyra se si t’ia hapë zemrën dhe t’ia mbushë me lumturi. Nëse është e përkryer në këtë çështje ajo mund të bëhet mbretëresha e zemrës së tij.
Ajo e kupton se femra është gëzimi më i madh për mashkullin në këtë botë. Në lidhje me këtë Abdullah ibën Amër ibën Asi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se Pejgambeëri, alejhi selam, ka thënë: “Kjo botë nuk është asgjë tjetër, përveç se një përjetim i përkohshëm dhe gëzimi më i madh është gruaja e drejtë!".
Ajo nuk harron ta bëjë veten e saj të dashur për të. Në të kundërtën, ajo do të jetë burim i jolumturisë dhe i mjerimit për bashkëshortin e saj, sikurqë qëndron në hadithin që Pejgamberi i Allahut, alejhi selam, ka thënë: “Janë tri gjëra që birin e Ademit e bëjnë të lumtur dhe të kundërtat e tyre e bëjnë atë jo të lumtur. Prej tyre janë që ai të ketë bashkëshorte të mirë, shtëpi të mirë dhe mjete transportuese të mira, ndërkaq gjërat që ia prishin lumturinë janë bashkëshortja e keqe, shtëpia e keqe dhe mjetet transportuese të këqija!". [Ahmedi]
Prandaj, të qenët bashkëshorte e mirë është pjesë e besimit, pasiqë kjo i ndihmon atij që të jetë i dëlirë e i matur dhe i jep vullnet që t’i forcojë themelet e tij dhe të familjes së tij.
Femra muslimane, nga natyra e saj dëshiron që të jetë e dashur te bashkëshorti i saj. Ajo gjen mënyra që ta plotësojë feminitetin e saj, kështuqë, për të qenë tërheqëse në prani të tij. Mirëpo, nuk mbaron vetëm me kaq, ajo duke tentuar që ta fitojë dashurinë ndaj bashkëshortit të saj, ajo e fiton edhe kënaqësinë e Allahut, gjë për të cilën në Ditën e Gjykimit (ajo) do të merret në pyetje se a e ka përmbushur si duhet a po jo.
Ajo zbukurohet për të
Ajo e bën veten të bukur me qëllim që të jetë më tërheqëse ndaj tij dhe që ta gëzojë atë. Kjo ishte nga praktika e muslimaneve të brezit të parë. Një prej tyre ishte Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!). Ajo rregullohej dhe veshte rrobe të mira me qëllim që të dukej sa më e bukur pranë Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të!
Bakrah bint Ukbe erdhi te Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) dhe e pyeti për kënën, e ajo iu përgjigj se ajo (këna) e ka prejardhjen prej një peme të mirë dhe ujë të pastër.
Le t’i dëgjojnë këshillat e Ajshes ato gra të pakujdesshme dhe le të fillojnë të mendojnë se bukuria duhet të jetë primare për burrat e tyre, e jo për shoqet dhe të afërmit e tyre! Ato gra që nuk zbukurohen për burrat e tyre janë mëkatare, sepse me këtë rast, ato e shkoqisin një detyrë shumë të madhe martesore. Neglizhenca e tyre mund të shkaktojë që ata (burrat e tyre) t’i lënë ato pas dore dhe të shikojnë gra tjera të huaja.
Ajo grua, burri i së cilës e sheh atë me flokë të shprishura ose nëse e sheh të venitur, ajo grua është e pamend dhe e padëgjueshme. Do të kishte qenë shumë palidhje fakti kur dëgjon se një grua zbukurohet vetëm me rastin e ardhjes së mysafirëve apo kur ajo të ketë për të shkuar në ndonjë aheng bashkë me femrat tjera, ndërkaq, në prani të bashkëshortit të saj të jetë me flokë të shprishura dhe vrenjtë. Femra muslimane që është e edukuar me mësimet islame duhet që të jetë e mbrojtur nga këto të meta, sepse ajo bashkëshortin e vet e trajton siç duhet, e një grua e tillë (trajtuese e mirëfilltë) nuk bën që të dështojë nga detyrat e veta kundrejt me bashkëshortin e saj.
Një nga detyrat islame, siç thamë edhe më lartë, është që muslimania duhet të zbukurohet për bashkëshortin e saj. Për më tej, është e ndaluar për gruan muslimane që të jetë e veshur në të zeza më shumë se tri ditë, përveç se në rastin e vdekjes së bashkëshortit, kur asaj i lejohet që të mbajë zi për 4 muaj e 10 ditë. Kjo argumentohet me hadithin që e transmeton Buhariu nga Zejnebja, vajza e Ummu Selejm e cila ka thënë: “Erdhe te Zejnebja bint Xhahsh, bashkëshortja e Pejgamberit, alejhi selam, kur vëllai i saj vdiq. Ajo kërkoi parfum, e vëndoi atë dhe tha: Nuk po vëndoj parfum se kam nevojë, por e kam dëgjuar Pejgamberin e Allahut, alejhi selam, duke thënë: "Nuk është e lejuar që një grua që e beson Allahun të mbajë zi më shumë se 3 ditë, përveç se nëse i vdes burri i vet, për të cilën ka të drejtë të mbajë zi 4 muaj e 10 ditë!". [Fet-h el-Bari, 9/484]
Ajo bëhet e këndshme dhe e gëzuar kur e takon atë
Një nga mënyrat që gruaja muslimane e bën veten tërheqëse te bashkëshorti i saj është duke qenë e gëzueshme, e shoqërueshme dhe e butë. Kur ai (bashkëshorti i vet) vjen në shtëpi, i lodhur nga puna, ajo e përshëndet me fytyrë të buzëqeshur dhe me fjalë të këndshme. Ajo i lë punët e saj me një anë për një çast dhe i ndihmon atij për t’ia larguar brengat.
Gruaja e vërtetë muslimane asnjëherë nuk është jofalënderuese ndaj askujt, sepse mësimet e fesë së saj e mësojnë atë që të mos bie në këto gabime të sjelljes së keqe dhe të jofalënderimit. Pra, ajo nuk është jofalënderuse ndaj të tjerëve, e mos të flasim më ndaj shoqëruesit të saj jetësor – bashkëshortit të vet! Ajo e di mësimin që e ka marrë prej të Dërguarit të Allahut të Lartësuar, i cili ka thënë: “Ai njeri i cili nuk i falënderon njerëzit, nuk e falënderon as Allahun!". [Buhariu]
Nga kjo mund të kuptojmë se çdo njeri që bën ndonjë vepër të mirë, meriton falënderim dhe mirënjohje, kështuqë, si mundet që ajo të hezitojë për të treguar falënderim dhe mirënjohje ndaj bashkëshortit të vet. Pejgamberi i Allahut, alejhi selam, për këtë ka thënë: “Allahu i Lartësuar nuk do ta shikojë gruan e cila edhepse ka qenë e ndihmuar në ndonjë punë nga bashkëshorti i saj, për të cilën (punë) nuk ka pasur mundësi ta kryejë vet dhe prap nuk tregon mirënjohje ndaj tij (bashkëshortit të vet)” [Hakimi]
Ajo merr pjesë edhe në gëzimin, edhe në hidhërimin e tij
Mënyrë tjetër nga mënyrat me të cilat ajo bëhet e dashur për bashkëshortin e saj është që ajo të dijë të ndërfutet edhe në gëzimin po edhe në hidhërimin e tij.
Nga fakti se Pejgamberi, alejhi selam, garonte me Ajshen (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) nënkuptojmë se Islami i nxit të dy bashkëshortët që ta ndajnë lumturinë e tyre mes veti, sepse kjo ndarje (ndjenjash te lumturisë) do t’i bëjë ndjenjat më të thella kundrejt bashkëshortëve mes veti dhe njëashtu do ta forcojë lidhjen e tyre si çift bashkëshortor.
Sikurse për anët e mira, ashtu edhe në të këqijat gruaja e vërtetë muslimane qëndron pranë të dashurit të saj dhe nuk e lë atë që të zhytet më tepër në ato ndjenja dëshpërimi. Në këto raste ajo i afrohet atij me ndonjë fjalë të ëmbël, e cila përcillet me përkrahje të sinqertë.
Ajo nuk shikon meshkuj të tjerë
Gruaja e vërtetë muslimane i shmanget shikimit të meshkujve tjerë, e për bazë të kësaj e merr ajetin në të cilin Allahu i Lartësuar ka thënë: “Thuaju edhe besimtareve t’i ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos i zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le t’i venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të tyre, baballarëve të tyre ose baballarëve të burrave të tyre, djemve të tyre ose djemve të burrave të tyre, vëllezërve të tyre ose djemve të vëllezërve të tyre apo djemve të motrave të tyre ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë seksuale. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim!". (Kur`an, 24: 31).
Nga të përmbajturit nga shikimi i meshkujve tjerë, ajo do të jetë një nga femrat e ndershme të cilat i përulin shkimet e tyre, cilësi kjo e cila duhet të jetë edhe te meshkujt. Kjo, pra, është një nga karakteristikat më të bukura të gruas muslimane të pastër dhe të ndershme. Njëherit, kjo rrëfehet edhe në Librin e Allahut të Lartësuar ku Ai thotë: “Aty janë ato që shikimet e tyre i përqëndrojnë (vetëm në burrat e vet) e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njeri e as xhin!". (Kur`an, 55: 56).
Ajo nuk ia përshkruan atij gratë e tjera
Karakteristikë tjetër e gruas inteligjente muslimane është se ajo nuk ia përshkruan burrit të vet femrat tjera, sepse kjo gjë është e ndaluar. Argument për këtë është hadithi i Pejgamberit, alejhi selam, i cili thotë: “Asnjë grua të mos ia përshkruajë ndonjë femër bashkëshortit të saj!". [Fet-h el-Bari, 9/338]
Feja islame dëshiron që zemrat e njerëzve të jenë të pastra, kështuqë, ai (Islami) i ndalon provokimet. Kështu, njerëzit mund të jetojnë një jetë si duhet dhe të qetë, larg këtyre mendimeve. Askush (asnjë mashkull) nuk duhet ta lejojë veten që të preokupohet me mendime të vogla, respektivisht të bëjë krahasim mes bashkëshortes së tij dhe femrës që ajo (bashkëshortja e tij) ia përshkruan. Njëashtu, ai nuk duhet ta lejojë veten që të “tejkalohet” vetvetiu nga ai përshkrim që i servohet, e që fatkeqësisht servuesi është vetë bashkëshortja e tij.
Ajo tenton të krijojë atmosferë të qetë për të
Gruaja muslimane jo vetëm që zbukurohet dhe i ndan punët me bashkëshortin e saj, por edhe mundohet që të krijojë atmosferë të qetë në shtëpinë e saj. Përkatësisht, ajo e mban atë (shtëpinë) të pastër në të cilën ai do të shohë rend e pastërti si dhe ushqime të mira që përgatiten rregullisht. Gruaja e mençur, gjithashtu, nuk harron se martesa është prej shenjave të Allahut të Madhërishëm. Për raportin mes gruas dhe burrit, Fuqiploti në Kur’an ka thënë: “Dhe nga faktet e Tij është që për të mirën tuaj, Ai e krijoi palën nga vetë lloji juaj, ashtuqë të gjeni prehje tek to dhe mes jush krijoi dashuri dhe mëshir. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë!" (Kur`an, 30: 21).
Martesa është një nga lidhjet më të thella që Allahu i Madhëruar e lidh një shpirt me një tjetër, kështuqë, që të dytë të ndjejnë kënaqësi të lejuar, paqë dhe rehati ndaj njëri-tjetrit. Gruaja është burim i ngushëllimit dhe i strehimit për bashkëshortin e vet. Ajo është ajo që e kupton realitetin dhe ia kupton fjalët se çfarë do të thotë ai.
Ajo është tolerante dhe falëse
Gruaja muslimane është tolerante dhe falëse, duke mos u vënë re shumë gabimeve që i bën bashkëshorti i saj. Ajo nuk zemërohet me të në raste të gabimeve e njëashtu edhe nuk ia përmend ato shpesh. Nuk ka rrugë më të mirë që do ta kishte afruar atë më shumë tek bashkëshorti i vet sesa përmes rrugës së tolerancës dhe faljes dhe anasjelltas...
Femra muslimane që i ndjek mësimet islame, i bindet urdhërit të Krijuesit, i Cili në Librin e Tij thotë: “...A nuk dëshironi që Allahu t’ju falë juve?". (Kur`an, 24: 22). Një femër e këtillë, pra, meriton të jetë mbretëresha e zemrës së bashkëshortit të saj!
Ajo ka karakter të fortë dhe është e mençur
Një ndër karakteristikat me rëndësi të gruas muslimane është edhe karakteri i saj i fortë. Kjo gjithashtu është një prej cilësive që femra muslimane i posedon edhe para se të martohet, e mos të flasim më pas martesës! Në fakt, këto janë tregues të pasqyrës së saj se sa ajo e ka kuptuar Islamin si duhet.
Këtë fuqi ajo e nxjerr fillimisht kur e bën zgjedhjen se me kë do ta kalojë pjesën tjetër të jetës. Ajo nuk shkon sipas tekave të babait të saj në qoftë se ai ka devijuar nga rruga e drejtë dhe nëse e detyron të martohet me ndonjë person të padëshiruar nga ana e saj. Gjithashtu, ajo qëndron e paluhatur ndaj atij që ia kërkon dorën e saj për ta marrë për bashkëshorte, pa marrë parasysh se sa është sasia e pasurisë së tij apo forca që ai e posedon, nëse ai është prej mendjemëdhenjve dhe prej atyre që kanë mungesë të cilësive të bashkëshortit të mirëfilltë musliman.
Pasiqë të martohet karakteri i saj përmirësohet edhe më shumë. Fuqia e karakterit të saj, veçanërisht vie në shprehje kur ajo duhet të mbajë qëndrim në çështje të fesë, siç ishte rasti me ummu Selemen, e cila insistoi të qëndrojë në Islam, edhepse bashkëshorti i saj ishte pabesimtar. Rast tjetër e kemi edhe të ummu Habibe binti Ebu Sufjan, e cila mbeti e palëkundur në fenë e saj kur bashkëshorti i saj, Ubejdullah ibën Xhahsh el-Asadi u bë renegat (femohues) dhe iu bashkua fesë së abisinasve, e kështu me radhë...
Motivi primar i këtyre femrave për të pasur aq pozitë (qëndrim) të fortë është interesimi i tyre për t’u kapur pas Islamit, për të pasur besim të pastër dhe për ta kënaqur Krijuesin. Secila prej tyre shikonte se çfarë është e lejuar në jetën e vet martesore dhe frikësohej se mos vallë po bën ndonjë punë prej të ndaluarave. Nëse ato nuk do të kishin qenë krenare për karakterin e tyre të fortë dhe, thënë shkurt, për fenë e tyre, ato do t’i kishin ndjekur urdhërat e meshkujve të prishur dhe do të ndjeheshin sikur po e humbin rrugën, duke u mbytur në jetesën plot vuajtje me një bashkëshort me të cilin nuk do të kishin dashur të jetojnë. Guximi i këtyre femrave muslimane tregon se si duhet të jenë muslimanet, pa marrë parasysh se në cilin vend jeton.
Në anën tjetër, karakteri i saj nuk duhet ta bëjë femrën muslimane të harrojë se ajo duhet t’i bindet bashkëshortit të vet dhe ta respektojë atë. Ajo duhet të bëjë një barazpeshë mes mënyrës se si flet dhe vepron kundrejt tij, pa mungesë konsekuence dhe pa neglizhencë. Madje, edhe në ato momente të hidhërimit dhe të konfliktit të cilat janë të paevitueshme në martesë, ajo duhet të kontrollojë gjuhën e vet prej të folurit e fjalëve banale. Definitivisht, kjo është një cilësi e mirë dhe e rrallë!
Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) paraqet shembullin më të lartë të kësaj cilësie. Mënyra se si ajo betohej kur ishte e gëzuar me bashkëshortin e saj dallonte prej mënyrës së të folurit kur ishte e mërzitur me të. Ndërkaq kjo ishte një gjë, të cilën Pejgamberi, alejhi selam, e kishte hetuar, kur një ditë asaj i tha: “Unë e di ti kur je e gëzuar prej meje dhe e di kur je e mërzitur prej meje!". Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) ia ktheu: “Prej nga e di këtë?". Resulullahu, alejhi selam, iu përgjigj: “Kur je e gëzuar nga unë, thua “Jo, pasha Zotin e Muhamedit!", e kur je e mërzitur nga unë, thua “Jo, pasha Zotin e Ibrahimit!". Ajo më pastaj ia ktheu: “Po, për Zotin ashtu është, o i Dërguar i Zotit, unë vetëm largohem nga emri yt (e jo nga ti në tërësi)!". [Muslimi]
Çfarë dashurie e sinqertë!!!
Karakteri i Ajshes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) u bë edhe më i spikatur atëbotë kur ajo u sprovua me shpifje (punë të pabëra nga ajo), me të cilën Allahu i Madhërishëm e testoi se si qëndrojnë punët me besimin e saj. E ajo, në këtë rast, tregoi qëndrueshmëri dhe besim të pastër.
Për këtë çështje, nuk mund të gjendet përshkrim më i mirë sesa ai i ibën Kajim el-Xhevzit, i cili ka thënë: “Ky test ishte aq i rëndë, saqë edhe Shpallja ishte ndalur për një muaj për shkak të tij (testit) dhe asgjë lidhur me këtë nuk i ishte zbuluar Muhamedit, alejhi selam, nga ana e Allahut të Lartësuar gjatë asaj kohe, kështuqë, urtësia që fshihej pas asaj që kishte ndodhur iu bë e dukshme besimtarëve, e më këtë atyre iu ngrit besimi, kurse hipokritët u futën në hipokrizi edhe më të madhe dhe natyra e tyre e vërtetë u ekspozua para Pejgamberit, alejhi selam, dhe para besimtarëve tjerë.
Ajsha ishte ajo e cila e kishte folur të vërtetën dhe prindërit e saj u treguan si robër të mirë të Zotit të Madhëruar. Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) dëshpërohej sepse nuk merrte ndihmë nga askush dhe këtë test të rëndë e tejkaloi kur babai i saj, pasiqë Allahu i Lartësuar e kishte verifikuar pafajësinë e saj, i tha: Zgjohu dhe falënderoje atë! Për Zotin, nuk do ta falënderoj atë; vetëm do të falënderoj Allahun, i Cili më shfajësoi.
Një aspekt tjetër i urtësisë për ndërprejren e Shpalljes ishte që njerëzit të përqëndrohen vetëm në këtë çështje dhe ta ekzaminojnë atë për së thelli. Besimtarët pritnin me padurim se çfarë do të shpallte i Plotfuqishmi lidhur me këtë çështje. Shpallja erdhi si shiu në tokë të thatë, mu atëherë kur ishte mëse e nevojshme për të Dërguarin e Allahut, familjen e tij dhe së fundi për gjthë besimtarët. Nëse i Gjthëdituri do të shpallte ajet prej më parë për këtë, atëherë urtësia që fshihej pas kësaj ngjarje nuk do të dilte në shesh.
I Madhërishmi dëshiroi që ta tregojë pozitën e të Dërguarit të Tij së bashku me familjen e tij në Vështrimin e Tij dhe për ta treguar nderin që ua dha atyre. Ai Vetë deshi që ta mbrojë të Dërguarin e Tij dhe t’ia tërheqë vërejtjen armiqve të tij, në atë mënyrë që Pejgamberi, alejhi selam, nuk mundi të bënte asgjë.
Nuk ishte e caktuar që pafajësia e Ajshes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) të deklarohet nga ana e Pejgamberit, alejhi selam, edhepse ky i fundit e dinte shumë mirë se ajo ishte e pafajshme dhe në asnjë moment nuk kishte menduar ndryshe, por për shkak të nivelit të tij të lartë të durimit dhe besimit të thellë në Allahun, ai aktroi në atë mënyrë derisa zbriti Shpallja, e me këtë për t’i treguar njerëzve se Vigjilenti përkujdeset për të Dashurin e Vet.
Çdokush që e merr në studim reagimin e Ajshes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), kur babai i saj i tha të shkojë e ta falënderojë të dërguarin e Allahut, e ajo kur tha se “Do ta falënderoj vetëm Allahun, sepse Ai ishte që më shfajësoi”, do ta kuptojë diapazonin e saj të gjerë të mençurisë dhe thellësinë e besimit të saj. Ajo, këtë begati ia atriboi vetëm Allahut dhe vetëm Atë e falënderoi. Ajo, në këtë rast e tregoi fuqinë e karakterit të saj dhe vetëbesimin në pafajësinë dhe pastërtinë e vet. Ajo as nuk ishte e merakosur e as kurreshtare rreth asaj se si do të përfundonte kjo tollovi, sepse ishte e sigurt në vetvete dhe e dinte mirë se nuk kishte bërë ndonjë gjë të gabuar (të ndaluar). Më tej, vlen të thuhet edhe një fakt se kur ajo tha: “Nuk do ta falënderoj askë tjetër përveç Allahut, sepse ai më shfajësoi”, ajo u bë edhe më e dashur te i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi të! Ajo paraqiti palëkundshmëri dhe pjekuri të mrekullueshme kur bashkëshorti i saj i dashur, prej të cilit nuk mundej të ndahej, u largua nga ajo për një muaj. Pastaj kur çështja kishte mbaruar dhe kur ai, alejhi selam, ishte rikthyer te ajo, ajo nuk e sulmoi atë dhe as që u vërsul me fjalë të këqija ndaj tij, e sa i përket asaj se sa e ka dashur, ajo është e padiskutueshme! Ky është niveli më i lartë i palëkundshmërisë dhe karakteri më i mirë!".
Islami u jep të drejta femrave, ndërkaq, për këto (të drejta) femrat perëndimore i lakmojnë kur dëgjojnë për to. Kjo është pranuar edhe nga anëtaret për liritë dhe të drejtat e femrës që veprojnë në tokat arabe. Shumë prej tyre i kanë vënë vijë të kuqe pretendimit se femrave muslimane u nevojitet liria (do të thotë se ato janë të robëruara, andaj, kanë nevojë për liri). Konkretisht, dr. El-Sadavi është pyetur: “A mendoni se femrat evropiane janë shembull për të qenë femër dhe se ato duhet të imitohen?". Ajo është përgjigjur me “Jo!”. Më tej, në elaborim më të gjerë, ajo ka thënë se: “Femrat evropiane kanë përparuar në disa fusha, porse në disa tjera janë ende mbrapa. Ligjet martesore në Evropë femrat i shtypin, prandaj edhe ka ardhur deri tek numri i madh i lëvizjeve për të drejtat e femrës, si në Evropë ashtu edhe në Amerikë!". Pastaj shtoi se: “Feja jonë i ka dhënë femrës të drejta më shumë se çdo religjion tjetër dhe i ka garantuar asaj nder, por ajo që ka ndodhur në disa vende apo kohra është se meshkujt i kanë përdorur disa segmente për të krijuar sistem patriarkal, në të cilin ata janë dominantë!". Padyshim që, kjo shtypje patriarkale, që e ka përmendur el-Sadavi është shkaktuar si rezultat i injorancës dhe mospraktikimit të mësimeve islame.
Ajo është një ndër gratë më të suksesshme
Diskutimi i cilësive intelektuale, psikologjike dhe cilësive tjera demonstron se ajo është grua e suksesshme, edhepse jo ndoshta më e suksesshmja apo fati më i mirë me të cilën një mashkull mund ta kalojë jetën.
Si rezultat i asaj se ajo i ka kuptuar mësimet islame, i përmbush detyrat e veta kundrejt bashkëshortit të saj, ajo bëhet gëzimi më i madh në jetën e bashkëshortit te vet. Në kohën kur ai vjen në shtëpi, ajo e përshëndet atë me buzëqeshje të ngrohtë, duke i folur atij ëmbël dhe me butësi. Ajo është e bindshme ndaj bashkëshortit të vet dhe gjithmonë e etur për ta kënaqur atë. Ajo nuk i demaskon sekretet dhe as që ia prish planet. Ajo qëndron pranë tij në raste të vështirësive duke i ofruar mbështetje dhe këshilla të dobishme. Ajo bëhet pjesë edhe e gëzimit edhe e hidhërimit/pikëllimit të tij. Ajo e inkurajon atë për t’iu bindur Allahut të Lartësuar. Ajo e respekton nënën dhe familjen e tij. Ajo e ul shikimin ndaj meshkujve tjerë. Ajo e frenon gjuhën nga fjalët e kota. Ajo në karakterin e saj është e fortë, pa qenë e ashpër ose agresive dhe është e sjellshme, pa qenë e dobët (në karakter).
Në këtë mënyrë, gruaja muslimane meriton të jetë gruaja më e suksesshme. Ajo është bekimi më i madh që Allahu ia dhuron mashkullit dhe njëherit (ajo) është burim i pakrahasueshëm i haresë në jetën e tij. Me të vërtetë, Pejgamberi, alejhi selam, e foli të vërtetën kur tha: “Kjo jetë nuk është asgjë tjetër veç një përjetim i përkohshëm dhe gëzimi më i madh në të është gruaja e drejtë!". [Muslimi]
Përktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI, 12.06.2007

Koha
FJALORI thotë: Vazhdimi e kalimi i pandërprerë i minutave, i orëve, i ditëve, i muajve, i viteve etj., quhet kohë. Ajo është gjatësia e gjëllimit të çdo gjëje dhe e vazhdimit të dukurive e të ngjarjeve, e cila matet me shekuj, me vite, me muaj, me ditë, me orë etj...SISTEMI HYJNOR thotë: "Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm."
URTËSIA thotë: "Koha është si shpata. Nëse nuk pret ti me atë, ajo të pret ty!"
I DISPONUARI (E DISPONUARA) thotë: "Unë njeherë të argëtohem, pastaj kam kohë për të tjerat!!!"
I HUMBURI (E HUMBURA) thotë: "Ah, sikur t’i ktheja akrepat te mbrapa, nuk dua tjetër!"
I MENÇURI (E MENÇURA) thotë: "Sikur të kisha pasur mundësi, e ta kisha zgjeruar ditën në 25 orë, sepse tërë ditën jam në angazhim dhe prapë po më duket se pak e kam shfrytëzuar kohën!"
SEKONDAT thonë: "Ne nuk dimë asgjë rreth kohës... Neve vetëm se na është urdhëruar që të bëjmë nga një lëvizje për çdo një të gjashtëdhjetën pjesë të minutës dhe asgjë më shumë!!!"
REALITETI thotë: "Thuajse të gjithë po flasin për kohën. Pak njerëz ia dinë vlerën asaj, po edhe më të paktë në numër janë ata që e zbatojnë atë që e dinë."
KOHA thotë: "Unë jam e mëshirshme për atë njeri që më ka në konsideratë, përndryshe jam shumë mizore ndaj atij (asaj) që nuk më përfill."
PËRFUNDIM: Nga gjithë këto që thamë më sipër, konkludojmë se koha është diçka e vlefshme dhe e shtrenjtë njëkohësisht. Fatkeqësisht asnjëri deri tash nuk ka mundur t’ia gjejë kodin e brendshëm të kohës, e as sekretin e saj, se çka përmban ajo në esencë. E jona është që vetëm të kujdesemi për të mos e humbur atë plotësisht, e nëse prapë diçka nuk shkon sipas planit, atëherë nuk na mbetet tjetër vetëm se të gjejmë mënyrë disi ta kompenzojmë...
Shkroi: Arsim JONUZI, 27.02.2007
Labels:
Filozofike
Subscribe to:
Posts (Atom)