Në Islam, çështja rreth lirisë së femrës dhe participimit të saj në politikë zakonisht krahasohet me kulturën perëndimore. Gjykimin që e jep Islami, pra, lidhur me këtë çështje është i prerë, duke pohuar se edhe femrat i kanë të drejtat e njësojta si të meshkujve, qoftë në aspektin e veprimit të lirë, qoftë në edukim të mirëfilltë, qoftë në të drejtën për të qenë të trajnuara për gjëra të domosdoshme e të nevojshme si dhe për të qenë pjesë aktive në punët politike.
Një pikëpamje e këtillë asnjëherë më parë nuk ka qenë e pranishme në asnjë religjion e as në asnjë shkollë filozofike. Gjatë historisë njerëzore, kemi shumë raste që dëshmojnë se femrat kryesisht nuk janë konsideruar si duhet. Në civilizimet e vjetra, në përjashtim të civilizimit të Egjiptit antik, femra nuk trajtohej si qenie njerëzore, po si spurdhjake e si krijesë e pavlefshme. Pra, në esencë, është paturpësi të vësh krahasim mes të drejtave të femrave në Islam dhe të drejtave të atyre në kulturën perëndimore, ngaqë, do të thotë, dihet fort mirë se sa janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Pejgamberi, alejhi selam, thoshte se dituria është e obligueshme për të gjithë besimtarët, prandaj, diferencimi i meshkujve nga femrat e shtrëmbëron qëndrimin e asaj që e ka potencuar i dërguari i të Lartësuarit.
Një vështrim i shkurtër rreth statusit të grave në shoqëritë moderne tregon se një numër i madh i grave që nuk punojnë (punë publike) janë financiarisht të varura nga bashkëshortët e tyre, përkundër të cilave, ato që punojnë kanë fitime më të vogla në krahasim me meshkujt dhe se nuk janë “të suksesshme” sa duhet për të arritur pozita qeverisëse e arsyet për këto janë se ata bazohen në dallimet gjinore. Në fakt, burimi i një diskriminimi të tillë është nga supozimi i meshkujve të cilët pretendojnë se femrat kanë natyrë të atillë që duhet t’i kryejnë vetëm punët e shtëpisë dhe t’i rrisin fëmijët si dhe vetëm duhet të jenë burim ngrohtësie brenda shtëpisë, ndonëse gratë kanë edhe kompetenca të tjera, të cilat zakonisht injorohen nga burrat (e tyre). Perëndimorët e llogarisin femrën si bashkëshorte, si nënë e si qenie emocionale dhe kështu i përcaktojnë asaj detyra të cilat kërkojnë privilegje të tilla, kurse mësimet islame, duke qenë në pajtim me pastërtinë lindore të njerëzve, synojnë ta ruajnë identitetin e një qenieje duke e urdhëruar atë për t’i zhvilluar edhe aftësitë fizike e edhe ato shpirtërore dhe duke i përzier të dyjat. Një qëndrimi i këtillë do të ishte qetësia dhe dollia mendore për tërë shoqërinë. Përndryshe, nëse aplikohet ndonjë metodë tjetër e ndryshme nga ajo e Islamit, shoqëria nuk do të kishte qenë e aftë të përfitojë nga potencialet e larta njerëzore dhe si e tillë ajo do të ishte konsideruar si shoqëri e pasuksesshme. Për ta argumentuar qëndrimin islam lidhur me këtë çështje, referohemi tek Libri i Allahut të Lartësuar, në të cilin thuhet: “Kush bën një vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'ia japim shpërblimin më të mirë për veprat e tij!” (Kur’an, 16: 97).
Në vijim, duhet të bëhet e ditur esenca e participimit politik. Ai, në fakt, i referohet të drejtës së njerëzve që në mënyrë të lirë ta përcaktojnë formën e qeverisë, t’i përpilojnë politikat e saj (qeverisë), t’i formojnë normat legjislative, të shprehin mendime, t’i reflektojnë kërkesat e tyre të ligjshme dhe t’i japin fund injorancës, izolimit dhe mospërfilljes.
Bërja e marrëveshjes dhe përgatitja për unitet të atillë të mendimit në shoqëri është pasojë e performancës së mirë të autoriteteve ekzekutive, të cilët do të reflektohen përmes përforcimit të kuptimit të participimit e përmes heqjes së pengesave ilegale dhe në këtë mënyrë të vazhdimësisë së jetës sociale. Të dhënat nga statistikat nuk janë argumente plotësisht të mjaftueshme e të sakta për ta pasqyruar të vërtetën e participimit politik të grave, siç u cek më lart. Në fakt, nga ato të dhëna mësojmë se gratë kanë qenë të kyçura më pak në aktivitetet politike në krahasim me burrat dhe se shumica prej tyre, edhepse mund të shkaktojë çudi, kishin arsimim të lartë dhe ishin të pasura.
Aktiviteti politik nuk u ndihmon grave që absolutisht t’i mësojnë apo t’i marrin tiparet mashkullore dhe nuk është korrekte të thuhet se natyra e femrës është kontradiktore me politikën. Thënë realisht, ky formulim është bërë nga meshkujt për arsye se ata preferojnë monopolizëm. Veç kësaj, qëndrimi i grave larg politikës dhe të qenët të painteresuara lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me të (politikën), gjithashtu, kanë kontribuar në këtë pikëpamje, megjithëse ky qëndrim doemos ka qenë rezultat ndikimor nga faktorë të panjohur. Aktiviteti politik, pra, si domosdoshmëri sociale e përmirëson perceptimin real te njerëzit ndaj gjallërisë lidhur me politikën si dhe aftëson për njohuri politike dhe për mendim të pavarur. Prandaj, përvojat e pasuksesshme të zhvillimit të shteteve të shoqërive janë rezultat i bindjes së gabuar rreth çështjes së gjinisë. Historia tregon se participimi i parë politik i grave është bërë në shek. VII, gjegjësisht, në kohën e ardhjes së Islamit në gadishullin Arabik kur gratë sëbashku me burrat dhanë zotim para Pejgamberit, alejhi selam, dhe si të tilla ato u njohën si participuese politike të shoqërisë së asaj kohe. Të tilla njihen Fatimja, Zejnebja si dhe shumë gra të tjera (Allahu qoftë i kënaqur nga të gjithë ato!).
Gra të tilla, pra, në mënyrë aktive kanë participuar në menaxhimin e fushave të ndryshme sociale dhe në atë kohë, përderisa ende kishte aromë të mendimit se femra duhet varrosur ngaqë ajo konsiderohej si qenie e dëmshme e e padëshirueshme, femrave muslimane u jepeshin të drejtat për t’u konsideruar edhe ato si qenie njerëzore sikur meshkujt. Ndër shtetet islame, Kirgizstani ishte i pari që ua garantoi grave të drejtën për votë në vitin 1918.
Fatkeqësisht, pas përhapjes së modelit perëndimor dhe mbizotërimit të kulturës për lakuriqësi duke shkaktuar rënie morale, gjegjësisht, pas shek. XIX, natyra e participimeve të këtilla ka ndërruar duke ua marrë grave të drejtat e tyre, të cilat iu ishin dhënë gjatë shtrirjes së brigjeve të Islamit. Rrjedhimisht, me këtë zhvillim, instiktet e femrave u nxitën për zbukurimin e vetvetes së tyre, si pasojë e investimit ideologjik të tyre me qëndrim se femrat duhet ta përcjellin modën. Realisht, kjo u arrit duke i afruar ato kah vetja, gjegjësisht duke simuluar se po bëheshin pjesë e problemeve e e shqetësimeve të tyre. Efekti i një sjelljeje të atillë ishte një injorim mjaft misterioz i prezencës së tyre në marrjen e vendimeve, edhepse ato fizikisht ishin në vend të ngjarjes në ato procese. Diskriminimi gjinor kundrejt grave më i theksuar ishte në participimin e tyre në fushëveprimet shoqërore dhe pikëpamjet e tyre (grave) nuk u përfillën e as që u krahasuan me potencialin mashkullor.
Pozitat administruese në mënyrë ekskluzive u përkisnin vetëm meshkujve dhe në këtë mënyrë gratë detyroheshin të qëndronin larg politikës, përkundër ekzistencës së barazisë politike dhe përkundër participimit aktiv të tyre në kampanjat zgjedhore. Kufizime e zhgënjime të këtilla janë shkaktuar në faktorë kulturorë, ekonomikë etj.
Aftësitë e femrave janë dëmtuar nga përgjegjësitë e tyre për punët e familjes e shtëpisë, nënshtrimi i tyre ndaj roleve tradicionale nën tekat e organizatave religjioze, trajnime të ndryshme të bëra nga meshkujt etj. Miratimi i traditave politike e shoqërore gradualisht i izoloi gratë vetëm kah okupimet rreth punëve të shtëpisë, edhepse morën pjesë në dhënien e votës, ato treguan preferencë për ato grupe shoqërore që rrënjosnin dinjitet dhe e ruanin kuptimin e vërtetë të qenies njerëzore.
Pas luftës së parë botërore, grave iu dha barazia politike dhe, për së pari herë, e drejta për votë e, veç tjerash, kishin të drejtën për t’u kyçur në parti politike dhe, rrjedhimisht, për t’u bërë edhe pjesë e parlamentit. Për 25 vite që nga ajo datë, gratë morën përkrahje financiare e pozita të mira administruese si dhe përqindja e pjesëmarrjes së tyre në politikë arrinte deri në 15%.
Gjatë Konferencës IV Globale të Kombeve të Bashkuara që u mbajt në vitin 1955 në Peking, ishte marrë qëndrimi vijues: “Gjysma e botës, gjysma e fuqisë” me qëllim të dhënies mundësi grave për participim më aktiv në proceset vendim-marrëse. Ky vendim bënte të ditur se përparimi dhe paqja botërore janë të pamundshme pa participimin e grave në fushëveprimet e ndryshme shoqërore. Prandaj, gratë duhet të ndihmohen me qëllim të plotësimit të tërësisë së qëllimit të këtij qëndrimi, e kjo arrihet përmes konsiderimit dhe zbatimit të vlerave humano-shoqërore.
Përktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI, 28.11.2007
Burimi: http://www.kudusyolu.com/index.php?adres=kadin&dil=en&id=21
Fatimja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!)

Bijtë e Pejgamberit, alejhi selam, të gjithë ishin shtatë. Prej tyre, djem ishin: Kasimi, Abdullahu, Tahiri (Tajjibi), ndërsa vajza ishin Zejnebja, Rukija, ummu Kulthumi dhe Fatimja (Allahu qoftë i kënaqur nga të gjithë!).
Fatimja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) ishte e bija e Pejgamberit, alejhi selam, dhe e Hatixhes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!). Ajo ishte bashkëshortja e Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) dhe nëna e Hasanit dhe Husejnit (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Ajo u lind 5 vite para pejgamberllëkut të Muhammedit, alejhi selam, gjegjësisht, kur ai ishte 35 vjeç. Në të njëjtin vit ishte bërë edhe ndërtimi i Qabes. Ajo u bë muslimane që në moshën 5 vjeçare, faktikisht kur Pejgamberit, alejhi selam, i filloi Shpallja. Fatimja ishte besimtarja më e re në Islam!
Fjala "Fatime" rrjedh nga fjala arabe "fitam" që do të thotë se personi është i ruajtuar nga e keqja dhe nga karakteri i keq. Ndër të tjerash, ajo kishte disa nofka që i mori nga as-habët (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) dhe më vonë edhe prej dijetarëve. Është për t'u veçuar nofka "Zahra". Kjo ngase ajo kishte dashuri dhe dhembshuri të madhe ndaj Pejgamberit, alejhi selam. Për më tepër, ajo i ngjante shumë Pejgamberit, alejhi selam. Kishte lëkurë të bardhë me faqe të kuqe. Nofka tjetër ishte "Batuul". Kjo fjalë ka lidhshmëri me nofkën e Merjemes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!). Është kështu pasi adhurimi i Fatimes ishte i ngjajshëm me adhurimin e Merjemes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!). Përveç kësaj, ajo kishte modesti mu si Merjemja. Vlen të ceket që këtu hadithi i Pejgamberit, alejhi selam, në të cilin ai ka potencuar se: "Fatimja është zonja e grave të Xhennetit, pas Merjemes!". Them që Fatimen (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) duhet ta duam, pasi edhe Pejgamberi, alejhi selam, kishte dashuri të madhe ndaj saj. Ai (alejhi selam) në një rast pati thënë: "Fatimja është nga unë. Pra, ai që e mërzit atë, më ka mërzitur mua!". Njëashtu, Resulullahu, alejhi selam, ka thënë: "Kush më do mua, Fatimen, Hasanin dhe Husejnin; në Ditën e Gjykimit vjen dhe na bashkangjitet neve për të ngrënë e për të pirë, përderisa të tjerët e japin llogarinë!" (Transmeton Taberani).
Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë edhe një hadith tjetër për ta shprehur dashurinë ndaj bijes së tij. Në atë hadith ai, në fakt, i përshkruan njerëzit në Ditën e Gjykimit duke thënë se ata kërkojnë dikë për të ndërmjetësuar tek Allahu i Lartësuar. Pejgamberi, alejhi selam, konkretisht, thoshte: "Në atë Ditë, të gjithë pejgamberët do të thonë: "Vetvetja, vetvetja!", përveç meje! Unë do të them "O Zoti, ummeti im, ummeti im! O Zot unë nuk Të kërkoj për vete e as për bijën time – Fatimen!".
Secilën herë kur Fatimja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) hynte në dhomën e Pejgamberit, alejhi selam, ai do të ngritej dhe do ta puthte në ballë! Madje, edhe kur i Dashuri i Allahut, alejhi selam, ishte i sëmurë, në fakt, kur iu pati afruar vdekja, i kërkonte falje se nuk mundej të ngrihej për ta puthur në ballë! Subhanallah! Në aso momente ndonjë prindi tjetër madje as nuk i shkon ndërmend t'i përshëndesë fëmijët e vet e lëre më t'i puthë apo t'u kërkojë ndjesë se nuk ka mundësi ta bëjë atë gjë. A po vëreni, vallë, se çfarë dhembshurie, çfarë butësie dhe çfarë ëmbëlsie ka pasur Pejgamberi, alejhi selam? Për më tej, nëse Pejgamberi, alejhi selam, do të shkonte në ndonjë udhëtim dhe kur kthehej në Medine, punën e parë që e bënte ishte falja e dy rekateve në xhami dhe pastaj patjetër do t'ia bënte një vizitë Fatimes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!). E nëse e lëshonte Medinen, puna e fundit që e bënte ishte shkuarja tek ajo për vizitë. Nga kjo, me të vërtetë, mund të konkludohet se ajo ka qenë shumë e rëndësishme tek Pejgamberi, alejhi selam.
Në mes gjithë kësaj dashurie, Pejgamberi, alejhi selam, nuk ishte i njëanshëm në sjelljen ndaj saj. Ai në një rast [kur patën shkuar tek ai për të ndërmjetësuar për një njeri, i cili kishtevjedhur diçka (sh.p.)] pati thënë: "Pasha Allahun! Në qoftë se edhe Fatimja – bija e Muhammedit do të kishte vjedhur diçka, vetë Muhammedi do t'ia kishte prerë dorën!". Shumë prindër i duan fëmijët e tyre, kështuqë, i ndalin shtypjet për shkak të saj (dashurisë) dhe në këtë mënyrë, me vetëiniciativë i shkatërrojnë fëmijët e tyre. E Pejgamberi, alejhi selam, dinte "t'i mbajë me një thes edhe dashurinë, edhe drejtësinë"...
Një prej arsyeve pse Fatimja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) është zonja e grave të Xhennetit, pas Merjemes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), është se ajo është fryt i Pejgamberit, alejhi selam, njëherit, pra, edhe i ngjasonte atij shumë. Ajsha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) një herë ka thënë: "Vërtet, asnjëherë nuk kam parë dikënd t'i ngjasojë më shumë Pejgamberit, alejhi selam, në marrëdhënie me njerëzit sesa Fatimja!". Ajo, gjithashtu, thoshte: "Asnjëherë nuk kam parë njeri më të çiltër dhe më modest se Fatimja, në përjashtim të Pejgamberit, alejhi selam!".
Fatimja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) ishte mjaft e pjekur. Kur kishte 18 vjeç, Pejgamberi, alejhi selam, ishte i martuar me 9 gra. Ajo asnjëherë nuk e përgojoi asnjërën prej tyre e as që tha ndonjë të pahijshme për ta ose kundrejt tyre. Durimi ishte pjesë e pandarë e Fatimes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!). Gjatë jetës së saj kishte kaluar nëpër shumë sprova. Nëna i kishte vdekur kur kishte vetëm 10 vjet. E shihte shpeshherë babanë e vet duke qenë i goditur dhe i lënduar. I vdiqën tri motra e më pastaj edhe të gjithë vëllezërit. Bashkëshorti i saj – Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ishte i varfër dhe kishte raste që as bukë nuk kishin për të ngrënë! Ne kur dëgjojmë për vdekjen e Pejgamberit, alejhi selam, na rrënqethet trupi, po, vallë, si ishte gjendja emocionale e Fatimes në ato momente?
Fatimja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) ishte njëra ndër ata që e përcollën Pejgamberin, alejhi selam, prej fillimit të Shpalljes e deri sa ndërroi jetë. Përveç saj, i tillë ishte edhe ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Këta, pra, ishin dëshmitarë të gjëllimit të të gjitha ngjarjeve që ndodhnin (rreth Islamit dhe Pejgamberit, alejhi selam) dhe, gjithashtu, ishin pjesëtarë të vuajtjeve që prej fillimit e deri në fund. E, si pasojë, ata kanë arritur deri në atë gradë sa kanë qenë. Vlen të ceket edhe jeta e saj në Mekë përderisa ishte ende e mitur. Qëkur kishte 5 vjet, po edhe më vonë, ajo kishte shprehi ta shikonte të atin duke hyrë në shpella. Hatixhja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) i dërgonte Resulullahut, alejhi selam, ushqim e nganjëherë Fatimja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) donte t'i "ndihmojë" nënës së vet, pra, ajo ia dërgonte ushqimin Pejgamberit, alejhi selam. Kur Xhibrili, alejhi selam, iu kishte shfaqur Pejgamberit, alejhi selam, në shpellën Hira, atë e patën kapur ethet dhe pati ardhur në shtëpi me vrap dhe Hatixhes i pati thënë: "Më mbulo, më mbulo!". Fatimja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) në një farë mënyrë e kishte kuptuar se Allahu e kishte zgjedhur babanë e saj si të dërguar për këtë popull. Më pas, kur Pejgamberit, alejhi selam, i kishte ardhur urdhëri për të thirrur në fe, ai e kishte mbledhur familjen e tij dhe u kishte thënë: "O benu Hashim, shpëtojeni vetveten tuaj nga Zjarri! O benu AbdulMutalib, shpëtojeni vetveten tuaj nga Zjarri! O Abbas – o mixha i të dërguarit të Allahut, shpëtoje veten tënde nga Zjarri! Oj Safije – oj halla e të dërguarit të Allahut, shpëtoje veten tënde nga Zjarri! Oj Fatime – oj bija e të dërguarit të Allahut, shpëtoje veten tënde nga Zjarri!". Fatimja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) aso kohe ishte vetëm 5 vjeçare, megjithatë, që atëherë kishte shprehur dëshirë për të qenë muslimane dhe për t'i ndihmuar të atit, e jo vetëm thjesht për të qenë e bija e tij! Ajo e kishte zakon që ta shoqërojë Pejgamberin, alejhi selam, çdokund që ai shkonte dhe, eventualisht, ta ndihmojë nëse ai kishte ndonjë nevojë apo, madje, edhe ta mbrojë nga ndonjë lëndim që i dërguari i Allahut mund ta pësonte. Për këtë shkak, pra, shpeshherë kur e lexojmë jetëpërshkrimin e Pejgamberit, alejhi selam, e gjejmë emrin e Fatimes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) si mbrojtëse dhe si shoqëruese në raste kur kishte rrezik. Fatimja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) nuk e kishte zakon që të lozë me vajzat tjera, por e kishte obliguar veten që të qëndrojë pranë të atit dhe të shikonte mos ai kishte nevojë për të apo për diçka tjetër.
Ndërkaq, ne sot jemi dëshmitarë se shumë bija e motra tona synim primar e kanë që të bëhen sa më tërheqëse për djemtë tjerë, synojnë për të pasur grimin më të mirë e, përveç kësaj, u prishet qejfi shumë nëse nuk e blejnë llojin më të ri të pantallonave etj. Ne, pra, që të gjithë duhet të ndjejmë se kemi përgjegjësi për këtë fe! Kjo fe nuk është shpallur vetëm për Pejgamberin, alejhi selam, as vetëm për as-habët e tij e as veç për Fatimen (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ta!)!
Kishte shumë raste kur e shihte të atin duke e lëndur kafirat. Një prej tyre ishte Ukbe ibën ebi Muajti, i cili erdhi përderisa Pejgamberi alejsi selam ishte në sexhde duke u falë e ai ia hodhi zorrët e një kafshe të ngordhur në shpinën e tij të ndershme. Pejgamberi, alejhi selam, qëndroi në këtë gjendje përderisa erdhi Fatimja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) dhe ia hoqi atë fëlliqësirë prej trupit të tij përderisa sytë i kishte të mbushur me lot. Kur Pejgamberi, alejhi selam, e pa se po qante i tha: "Mos qaj, oj bija se me të vërtetë Allahu do ta bëjë fitimtar babanë tënd!". Fatmija (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) qe dëshmitare kur të dy prindërit i kishte të izoluar dhe në atë kohë ushqim tjetër nuk kishin përveç gjetheve. Pasi përfundoi ky bojkot që e kishin organizuar kafirat, gjegjësisht 2-3 muaj më vonë, vdiq Hatixhja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!). Është për t'u habitur se Fatimja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) atëbotë kishte thënë: "Pasha Allahun unë vetëm do të them: Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! O Allah, më shpërble ngaqë e humba të ëmën! O Allah, nuk e di se a duhet të jem e mërzitur për vdekjen e nënës sime apo të jem e gëzuar duke pasur parasysh se asaj i janë dhënë lajme të kënaqshme për në Xhennet!". Në fakt, pak çaste para vdekjes së Hatixhes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), erdhi Xhibrili, alejhi selam, dhe tha: "O Muhammed, përgëzoje Hatixhen me një vend në Xhennet dhe tregoji se Allahu i Lartësuar po i dërgon asaj Selam!".
Pas vdekjes së Hatixhes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), vdiq edhe xhaxhai i Pejgamberit, alejhi selam, kështuqë, kafirat e shfrytëzuan rastin që ta persekutojnë Pejgamberin, alejhi selam, edhe më shumë. Një ditë iu kishin mbledhur 10 veta përreth dhe filluan ta godasin atë, derisa erdhi Fatimja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) dhe u tha: "Allahu ju shkatërroftë! A po e persekutoni babanë tim për shkak se vdiq nëna ime dhe xhaxhai i tij? Pasha Allahun do t'ju gjuaj me këta gurë!" – dhe i pati gjuajtur. Pejgamberi, alejhi selam, më pas i tha: "Qetësohu oj bija ime, ngase me të vërtetë Allahu do ta bëjë fitimtar babanë tënd!".
Kurdoherë që ndonjëra nga gratë e Pejgamberit, alejhi selam, kishte nevojë për ndonjë gjë, i thonin Fatimes: "Tregoji të Dërguarit të Allahut se na duhet kjo gjë!". Pejgamberi, alejhi selam, migroi në Medine para saj, sepse po ta lejonte atë të shkojë para tij, kurejshët do ta hetonin se ata po migrojnë dhe do të shkaktohej pakënaqësi për muslimanët, në përgjithësi, e, veçanërisht, për Pejgamberin, alejhi selam, dhe bijen e tij. Kështuqë, ajo migroi në Medine pas pejgamberit, alejhi selam. Kur u stabilizuan punët, njerëzit filluan të vijnë te i dërguari i Allahut për ta kërkuar dorën e Fatimes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!). Të gjithë donin të miqësoheshin familjarisht me Pejgamberin, alejhi selam. Prej tyre ishin: ebu Bekri, pastaj, Omer ibën el-Hatabi, pastaj, Abdurrahman ibën Aëfi (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë këta!), porse Pejgamberi, alejhi selam, u jepte përgjigje negative në mënyrë të sjellshme. Më tej, ensarët filluan ta nxisin Aliun (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) për ta kërkuar dorën e Fatimes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!). Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) thoshte se nuk kam shumë të holla (kapital) për ta kërkuar atë, por ata, sikur ta kishin ditur se Pejgamberi, alejhi selam, do ta pranonte Aliun. I thonin: "...por Pejgamberi, alejhi selam, të admiron ty!". Më pas, Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) shkoi te Pejgamberi, alejhi selam, dhe qëndroi para tij duke mos thënë asgjë. Pejgamberi, alejhi selam, i tha: "Mos, vallë, ke ardhur për ta kërkuar dorën e Fatimes?", e ky ia ktheu: "Po, pikërisht për atë!". Pejgamberi, alejhi selam, i tha: "A ke diçka për t'u martuar me të?", ndërsa ky ia ktheu: "Jo, o i dërguari i Allahut!". Më pas, Pejgamberi, alejhi selam, i tha: "A nuk ke asnjë dirhem prej asaj sasie që ta pata dhënë dikur?", ndërsa Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ia ktheu: "Po, por nuk janë më shumë se 250 dirhemë!". Më në fund, Pejgamberi, alejhi selam, i tha: "Do të të lejoj të martohesh me të, o Ali!". Më pastaj, Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) shkoi dhe ia solli atë shumë të hollash Pejgamberit, alejhi selam, ndërsa ky i fundit e thirri Bilalin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) dhe i tha: "O Bilal, shko blej ca parfum për Fatimen me këtë pjesë të këtyre të hollave!". Pjesën tjetër të të hollave ia dha ummu Selemes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) dhe i tha: "Blej disa rrobe për Fatimen me këto të holla dhe gjëra të tjera të nevojshme të nusërisë!". A po e vëreni, pra, si interesohej Pejgamberi, alejhi selam, për bijën e tij? Sidoqoftë, Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) erdhi pas një dite ose dy tek Pejgamberi, alejhi selam, dhe i tha: "O i dërguari i Allahut, unë e pagova mehrin për Fatimen, e kur do ta marr atë?" dhe pas kësaj që tha, në një farë mënyre u turpërua... Pejgamberi, alejhi selam, iu përgjigj: "Sot o Ali, nëse do sot martohu me të!", ndërsa Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tha: "Po o i dërguari i Allahut, qysh sot do të martohem!". Kështuqë, i ftuan njerëzit dhe therrën një kafshë. I dërguari i Allahut në këtë rast u shpreh: "Nëse dikush që e kërkon dikë për grua (apo për burrë) dhe ajo (ai) është i kënaqur prej fesë dhe karakterit të tij (saj), atëherë le të martohet me të, përndryshe, do të përhapet fitneja në tokë!". Njëmend, kjo që po ndodh në vendet tona është realizim i vërejtjes së Pejgamberi, alejhi selam, të cilën e tha shekuj më parë. Sidoqoftë, Fatimja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) e rregulloi pajën e saj të nusërisë dhe u ngjit në deve të cilën e drejtonte Othmani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) dhe përreth ishin as-habët të cilët kishin shpata në dorë dhe i kishin ngritur lart në shenjë kremtimi. Mandej, Aliu dhe Fatmija (Allahu qoftë i kënaqur nga të dytë!) hynën në shtëpinë e tyre të thjeshtë e cila ishte larg qendrës së Medines, ngase aq kishte pasur mundësi Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Mirëpo, pak para se të hynin, Pejgamberi, alejhi selam, i tha Aliut: "Mos iu afro para se të hyj unë!". "Sidoqoftë", – thoshte Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prejk tij!), - "Unë u ula në një anë të dhomës dhe ajo u ul në anën tjetër. Më pastaj, erdhi Pejgamberi, alejhi selam, e vendosi dorën time mbi dorën e Fatimes dhe filloi të bëjë një dua në të cilën thoshte: "O Allah, Fatimja është pjesë imja! O Allah, Fatmija është e dashur për zemrën time! O Allah, Aliu është vëllai im dhe ai është shumë i dashur për mua! O Allah, jepu këtyre nga begatitë Tua dhe bashkoji me të mira! Më pastaj, më tha mua: "O Ali, vendose dorën tënde në ballin e Fatimes dhe thuaj: O Allah, unë të thërras për të mirën e saj dhe për të mirën që është krijuar për ne dhe kërkoj që të më mbrosh prej së keqes së saj dhe prej së keqes që është krijuar për ne! Më pastaj, m'u drejtua mua dhe më tha: "O Ali, Allahu ju dhashtë nga begatitë e Tij!" dhe u ngrit për të dalë, por para se të dalë u kthye kah ne dhe na tha: "Do të kishte qenë e udhës që ju të dy t'i kishit falë 2 rekate namaz!" dhe e mbylli derën. Kështu, pra, qe fillimi i martesës së tyre.
Çështje problematike ishte se shtëpia e Fatimes dhe Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) ishte larg prej shtëpisë së Pejgamberit, alejhi selam. Pejgamberi, alejhi selam, shumicën e shtëpive i kishte dhuratë nga Harith ibën Nu'mani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), përkatësisht, thuajse secilën herë që Pejgamberi, alejhi selam, martohej me ndonjë prej grave të tij, Harith ibën Nu'mani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ia jepte një pjesë tokë si dhuratë. Ndërkaq, në martesën e Fatimes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) Pejgamberit, alejhi selam, i erdhi shumë turp që t'i kërkonte edhe pak tokë, kështuqë, u vendos që ajo të jetojë larg prej qendrës së Medines. Kur Harith ibën Nu'mani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) dëgjoi këtë (se Fatimja po jetonte larg Pejgamberit, alejhi selam), i tha: "O i Dërguari i Allahut, a nuk po të mungon Fatimja?", Pejgamberi, alejhi selam, ia ktheu: "Po, por shumë u turpërova që të kërkoj edhe një pjesë tokë tjetër nga ti, ngase na ke dhënë shumë!". Me të dëgjuar këtë Harithi, tha: "Pasha Allahun, toka që ta kam dhënë është më e dashur për mua sesa toka që e kam tani, kështuqë, merre edhe këtë pjesë tokë për Fatimen!". Pejgamberi, alejhi selam, i tha: "Allahu ta ka dhënë një pallat në Xhennet në këmbim të kësaj!".
Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ishte i varfër dhe ata që të dy ishin të lodhur nga punët e tyre shtëpiake. Një ditë të dy filluan t'i diskutojnë ankesat e tyre dhe më në fund Aliu i tha Fatimes (Allahu qoftë i kënaqur nga të dytë!) të shkojë e të kërkojë ndonjë rob, ngase kishin kuptuar se Pejgamberi, alejhi selam, kishte disa robër. Kështuqë, Fatimja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) shkoi te Pejgamberi, alejhi selam, dhe i kërkoi një rob, kurse Pejgamberi, alejhi selam, i dha përgjigje negative duke i thënë se ata robër ishin të destinuar për ata muslimanë që ishin më të varfër se ata, kështuqë, Fatimja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) u kthye në shtëpi dorëthatë. Pak më vonë, vërejtën se Pejgamberi, alejhi selam, ishte drejtuar për tek shtëpia e tyre. Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) u zgjua për t'ia hapur derën Pejgamberit, alejhi selam, përderisa Fatimja ishte e shtrirë në krevatin e saj, ngase kishte sëmundje nga punët. Me të hyrë Pejgamberi, alejhi selam, ajo tentoi të ngrihej, por Pejgamberi, alejhi selam, i tha: "Rri ashtu si je!". Ai erdhi dhe u ul mes tyre dhe u tha: "A t'ju udhëzoj për diçka që do të jetë më e dobishme për ju sesa që t'ju kisha dhënë një rob? Para se të shkoni për të fjetur, thoni 33 herë subhanAllah, 33 herë elhamdulilah dhe 34 herë Allahu Ekber dhe kjo do t'ju mjaftojë!". Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) thoshte: "Pasha Allahun, pasi i thonim ato, u forcuam dhe nuk kishim më nevojë për robër!".
Njëherë kur Pejgamberi, alejhi selam, e pa fytyrën e Fatimes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) të zverdhur prej urisë, i tha: "O Allah! O Largues i urisë, mos e lë Fatimes të uritur!". Njëherë tjetër kur Pjgamberi, alejhi selam, kishte shkuar për vizitë, e kishte gjetur Fatimen (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) vetëm dhe e kishte pyetur për Aliun (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) e ajo i kishte thënë se ai ishte përlarë me të dhe kishte dalë nga shtëpia. Më pas, e kishte gjetur atë në xhami duke fjetur dhe ishte mbuluar me pluhur. Në atë rast Pejgamberi, alejhi selam, e kishte zgjuar dhe e pastronte nga pluhuri duke i thënë: "Zgjohu, o baba i pluhurit!" dhe nuk kishte pyetur për shkakun e zënkës, por i kishte thënë: "O Ali, eja të shkojmë bashkë në shtëpinë tënde!". Megjithatë, edhe krahas zënkave të tyre (të cilat nuk ishin të shumta), e përkundër varfërisë së madhe, Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë se ka pasur raste kur shkonte për vizitë tek ta dhe e qeshura e tyre dëgjohej prej jashtë!
Në një kohë flitej që Xhuvejrije bint ebu Xhehl të martohet me Aliun (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Me të kuptuar Pejgamberi, alejhi selam, ishte ngjitur në minber dhe kishte thënë: "Nuk e bëj të lejuarën të ndaluar e as të ndaluarën të lejuar, porse nuk është mirë që e bija e armikut të Allahut të jetë me një shtëpi me bijen e të dërguarit të Allahut!". Më pas, Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i kishte thënë Fatimes: "Oj Fatime, ndoshta je lënduar nga kjo. A mund të ma falësh?", ndërsa ajo ia ktheu: "Po, o Ali, ta kam falë!" dhe problemi ishte zgjidhur.
Kur kishte lindur fëmija i parë – Hasani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), Pejgamberi, alejhi selam, i kishte pyetur për emrin, ndërsa ata i thanë se e kanë emëruar Harb (luftë) e Pejgamberi, alejhi selam, i kishte thënë: "A do të kishte qenë më mirë ta emëronit Hasan?" dhe ashtu e emëruan. Pastaj edhe me Husejnin kishin dashur ta emërojnë Harb, por Pejgamberi, alejhi selam, i kishte thënë ta emërojnë Husejn dhe ashtu kishte mbetur.
Fatimja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) kishte pasur jetë të vështirë e, veçanërisht, periudha e fundit e jetës së saj kishte qenë edhe më e vështirë. Ajo kishte hyrë në shtëpinë e Pejgamberit, alejhi selam, para se ai të ndërronte jetë dhe ishte ulur pranë tij, kurse Pejgamberi, alejhi selam, nuk kishte pasur mundësi të ngrihej e ta puthë, siç e kishte zakon. Me t'u ulur, Pejgamberi, alejhi selam, ia tha: "Afroje veshin tënd më afër oj Fatime!" dhe i pëshpëriti diçka në vesh, kurse ajo filloi të qajë. Më pas, Pejgamberi, alejhi selam, i tha përsëri ta afrojë veshin dhe i pëshpëriti edhe diçka, por tash Fatimja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) filloi të qeshë. Pas vdekjes së Pejgamberit, alejhi selam, Ajsha e kishte pyetur Fatimen (Allahu qoftë i kënaqur nga të dyjat) për fjalët që Pejgamberi, alejhi selam, ia kishte thënë e ajo iu përgjigj: "Herën e parë më tha: "Oj Fatime, unë do të vdes sonte!", kështuqë, unë fillova të qaj, e ai kur më pa në atë gjendje, më tha: "A nuk je e kënaqur se ti do të jesh e para prej familjes sime që do të më bashkangjitesh dhe se ti do të jesh zonja e grave të Xhennetit?" dhe pastaj unë qesha!". Fatimja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) në momentet e fundit të jetës së Muhammedit, alejhi selam, ishte e shqetësuar për dhimbjet e babait të vet, ndërsa Pejgamberi, alejhi selam, i thoshte: "Nuk do të ketë më dhimbje për babanë tënd pas kësaj dite!". Kur vdiq Pejgamberi, alejhi selam, ajo ishte shumë e shqetësuar dhe nga mërzia ishte lodhur. Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ishte një prej atyre që trupin e Pejgamberit, alejhi selam, e lëshuan në varr. Ai tregon duke thënë: "Pasi e varrosëm të Dërguarin e Allahut, po kthehesha për në shtëpi dhe e takova Fatimen, e cila qëndronte para meje dhe më tha: "Si munde ta mbulosh fytyrën e të Dërguarit të Allahut me dhé?", pastaj qau dhe shkoi.
Përfundimisht, Fatimja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) vdiq 6 muaj pas Pejgamberit, alejhi selam, ashtu siç i kishte premtuar ai. Ajo ia la dy emanete Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Emaneti i parë ishte që ai të martohet me Umamen (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), ngase ajo ishte më shumë e dhënë ndaj Hasanit dhe Husejnit (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) dhe emaneti i dytë ishte që ai ta mbulojë mirë, ngase nuk kishte dëshirë që njerëzit tjerë të shohin ndonjë pjesë nga trupi i saj dhe ta varroste atë në atë ditë që do të vdiste, për shkak se nuk kishte dëshirë që njerëzit t'i kushtojnë shumë vëmendje vdekjes së saj. Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ashtu veproi, do të thotë se e varrosi po atë natë që vdiq dhe ajo kishte 29 vite atëbotë. U varros në ditën e martë më 20 Ramazan të vitit 11 hixhrij. Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) u prek shumë nga vdekja e saj dhe qau shumë. Ai thoshte: "Asnjëherë më parë nuk kam qenë më i lodhur e më i rraskapitur sesa ky gjashtëmuajsh, që nga vdekja e Pejgamberit, alejhi selam, dhe nga vdekja e Fatimes!
Autor: Amër HALID
Përktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI, 14.11.2007

Burimi: http://english.islamway.com
Subscribe to:
Posts (Atom)