
Në emër të Allahut – të Atij që gjithmonë është Vigjilent ndaj roërve të Vet!
Një ditë shejtani i mallkuar kishte shkruar në agjendën e vet që ta zemërojë krahun tim. Kishte planifikuar që të ndërtojë një gur të veçantë dhe ta vendosë në krahun tim. Bah, le të shohim se si ka kaluar...
Erdhi shejtani tek unë dhe tha: “Shih sa i bukur dhe sa i madh që je!”. “Mallkuar qofsh – i thashë – s’kam nevojë për lavdëratat tua!”. “Hëm!” – tha, e lëvizi hundën dhe filloi ta prekë kokën. I thashë: “I prishur je dhe era e kalbur po të vjen! Aq je i ndyrë saqë po më villet nga ti. Shih – i thashë më pastaj – se si t’i ka prishur sytë Allahu i Lartësuar se tregoheshe mendjemadh dhe kokën e mbaje lart, kur u desh që ta puthje tokën me ballë. Thashë – pak më vonë – eudhubil-lah bismilah, ja Rab, ndërsa ai ia mbathi...
Kishte shkuar dhe ishte konsulltuar me parinë e vet si dhe kishin diskutuar se ku më do të më lëndonte më shumë. “Eureka!” – ishte dëgjuar një zë prej njërit nga ata, aroma e keqe e të cilit kundërmon prej këtu e në Arktik. “T’ia ngacmojmë personin e zemrës!” – kishte thënë – dhe do ta shihni ju se çfarë do të bëjë!”...
Allah! Allah, Ti je më i Madhi! Allah, më ruaj nga cytjet e tij! Krijo një lëvozhgë të veçantë, o i Gjallë e i Përjetshëm, për robërit Tu punëtorë e që i shërbejnë Dinit dhe Fjalës Sate! Krijo një gjë të tillë ose ndonjë tjetër që Ti di më së miri dhe futi robërit Tu në atë send, krejt me qëllim për të mos u prekur a ndikuar nga cytjet e ngacmimet e atij që Ti e mallkuar e e ke hequr prej Listës Sate të Mëshirës dhe të të mëshiruarve!
I Madhi Sundues i qiejve e i tokës nuk e la robin e Vet që të jetë i vetëshkatërruar si rezultat i planit dhe angazhimit të shejtanit dhe asnjëherë s’ka për ta lënë, o ju të zotët e mendjes! Pasha Allahun, i Cili është Një dhe tjetër s’ka, përveç Tij, Ai, historikisht është dëshmuar se, nuk e lë robin e Vet të devotshëm! Ia ndërron ngjyrën krejt botës, mund të ndodhë, por jo që robi i Allahut të pësojë në depresion. Madhëruar qoftë përherë! Duke qene i vogël në minus fuqinë e pakufishme, bëj një dua që Ai të krijojë engjuj të tjerë që do të qëndrojnë në sexhde a në ru’ku vetëm për Të! Të faleminderit, o Allah! Të faleminderit qindra, mijra e miliona e aq numra sa di unë herë...
M’u soll ndër mend, pra, sureja er-Rrahman. Tash edhe unë po them “eureka”, o shejtan i dëbuar! E lëshova në kompjuter dhe sakohë që ia nisi zëri i hafizit të këndojë, ia nisi zemra të lëvizë dhe m’u duk se qe ngurrtësuar për kohë të gjatë! Allah!!! Si mundja të qëndroja pa qajtur me ashk kur vinte ajeti: “E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (o ju njerëz dhe o ju xhinë)?”...
Qofshin të gjithë besimtarët të paprekur nga cytjet e shejtanëve dashakeq, nga dëmet e xhinëve zemërprishur dhe nga fjalët e insanëve të ngtushëm e të nevrikosur! Amin!
Allah, kërkoj nga ti të më fusësh në Mëshirën Tënde dhe të më falësh në Ditën e Madhe se e di se kam mëkate të shumta saqë po frikësohem t’i kujtoj...
Shkroi: Arsim JONUZI, 02.10.2008

0 komente:
Post a Comment