
Larje në lot
A shpirtit të butë po i bërtet?
A dëshiron të tregosh forcë apo pushtet?
Subhanallah, vaj medet!
Unë kam faj, por s'po kam kuvet!
Kënaqen dëshirat, krejt rregullohen,
Të fshihen supet, sytë të rehatohen,
S'jetë pa u bërë gjë dhe nervat e mia durohen,
Po ku do të shkosh, vallë, tuat fjalë kur do të shpalohen???
Po përmbahem – nuk po mallkoj, veçse të tilla po pranoj!
A thua, vallë, kur do të pushoj?
Te Zoti im dua të shkoj...!
Ç'fat është ky, o cak, a për kohë të gjatë do të lotoj?!
A do të më hash, oj botë? Përse po më sulmon?
A nuk u ngope nga të miat eshtra? A ende, vallë, po kërkon?
A nuk po të dhimbset viktima që po loton?
A e di sa e ke pështyrë apo po harron?
Më përqafo, o lot, mos më lësho asnjëherë!
Na u mbylltë kjo, hapim tjetër derë!
Më forco, o Zot! Më forco përherë!
Më fal, nëse unë kam gabuar ndonjëherë!
Arsim JONUZI, 21.12.2008 (17:50)

0 komente:
Post a Comment