Poezia e radhës...më fatalja ndonjëherë!


Larje në lot

A shpirtit të butë po i bërtet?
A dëshiron të tregosh forcë apo pushtet?
Subhanallah, vaj medet!
Unë kam faj, por s'po kam kuvet!

Kënaqen dëshirat, krejt rregullohen,
Të fshihen supet, sytë të rehatohen,
S'jetë pa u bërë gjë dhe nervat e mia durohen,
Po ku do të shkosh, vallë, tuat fjalë kur do të shpalohen???

Po përmbahem – nuk po mallkoj, veçse të tilla po pranoj!
A thua, vallë, kur do të pushoj?
Te Zoti im dua të shkoj...!
Ç'fat është ky, o cak, a për kohë të gjatë do të lotoj?!

A do të më hash, oj botë? Përse po më sulmon?
A nuk u ngope nga të miat eshtra? A ende, vallë, po kërkon?
A nuk po të dhimbset viktima që po loton?
A e di sa e ke pështyrë apo po harron?

Më përqafo, o lot, mos më lësho asnjëherë!
Na u mbylltë kjo, hapim tjetër derë!
Më forco, o Zot! Më forco përherë!
Më fal, nëse unë kam gabuar ndonjëherë!

Arsim JONUZI, 21.12.2008 (17:50)

Poezi e rastit...


Lot dhe buzëqeshje

Po të lus të më përgjigjesh lehtësisht,
Rishtazi po të lus, sinqerisht,
Le të më ndërprehet fryma, le të mos jem pastaj,
Në dashtë Zoti, amshohem, por mos qaj!

A shahet dashuria e zemrës, vallë?
A mund të gjej përgjigje apo kot po sorollatem vërdallë?
Sidoqoftë, unë të dua ty! Të kam për mall!
Ty të kam princeshë e unë jam, thjesht, një djalë!

Dashuruesi më i madh, thonë, gjithnjë humb më shumë!
Vërtet, fjala jote më erdhi si plum'!
Ç'të shtyri, vallë, të çelësh gojë?
Dashuroj për Allah! Dashuria – jo lojë!

A është shpërblim apo s'ke përgjigje?
O Allahu im, mos po më bëjnë sytë? Jam kah shoh valixhe!!!
Nga po ia mësyn, e dashur, e pyes sikur i sapolindur,
S'duroj dot më, më thotë, boll të kam pritur!

Ku shkon, i them, pse po merr këtë vendim?
Ika unë, më thotë, s'ka më vend për durim!
I lartësuar qoftë Allahu! Si del nga goja ky pohim?
Del, më thotë, se unë jam prore në zemërim!

Pse, vallë, po zemërohesh? Çfarë po të mungon?
Prezenca jote! Pse të tërën po më harron?
Nuk të harroj, i them, por me jetën po luftoj!
Paç rrugë të lehtë, më thotë, unë nuk të mbroj!

Allahu Ekber! Sikur frymëmarrja m'u lidh me litar!
Pse, vallë, gruaja e Handhales nuk tha asnjë fjalë???
E dha të vetin, po edhe ajo e kishte (flori) ar!!!
Shkoi i bekuari! Shkoi pa u larë...!

Allah i Madhëruar, fale këtë krijesë!
Shpirti i kënaqur arsyeton pa përtesë!
Po mundohem, e dashur! Po mundohem për tonën jetesë,
Që unë dhe ti të sigurojmë një banesë!

Në mos na dhënçin në këtë botë, ateherë në Ahiret!
Pasha Allahun, aty janë për ibret!
Konsideroje, oj sybukur, e merre si shërbet!
Mos harro asnjëherë: të dashurofsha përjet'...

Arsim JONUZI, 17.12.2008 (23:55)