Arsified reflection

So it was written, so it shall be done!

I decided myself to be amongst those who are willing to strive - and I came to know that it was worth it...

I decided myself to love and spread love - and I realized that love and loving requires a lot of sacrifice...

I decided myself to be kind - and I am not planning to change opinion, though "poor the jar when a stone hits it, and poor the jar again when the jar hits a stone"...

Some people were interrupting me, but I decided to go on as, when I looked back, I saw MYSELF saying "go on"...

Consequently, I decided to curse them, but I couldn't because of lack of time - I had a couple of good things to say, instead...

Anyway, it came to my mind to hate them, but my heart showed itself so uncapable to accept it enter...

Then, I decided not to do anything, but I realized that I was doing something - nothing...

Afterwards, if I had to do or say anything, I decided to make a reflection for the others to feel...

Hereupon, I wish I were more powerful, so that I would have been more useful...

But, I also wish I was weaker, so that I would have been more expressful...

And if I weren't a boy, I think I would have cried one day and some hours more...

Maybe now you know why do they cry.

However, I looked around and heard myself saying "enough, because I can't afford"...

Lastly, I decided not to decide anymore, but I came to know that I've made another decision...

So it was written, so it shall be done!


Author: Arsim JONUZI, 27.04.2009 (23:52)

Ushqimi i parë i xhennetlinjve


Transmetohet se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: "Kur Abdullah ibën Selami dëgjoi për ardhjen e Pejgamberit, alejhi selam, në Medine, erdhi tek ai dhe i tha: "Do të të pyes rreth tri gjërave të cilat nuk i di kush, pos një i dërguar i Zotit:

§ Cila është shenja e parë e Kijametit?
§ Cili do të jetë ushqimi i parë i xhennetlinjve?
§ Pse ndodh që fëmija t'i përngjajë babait, dhe pse ndodh që t'i përngjajë dajës?"

Ndërkaq, Pejgamberi, alejhi selam, pati thënë: "Xhibrili sapo m'i tregoi përgjigjet e këtyre pyetjeve." Abdullahu ia ktheu: "Ai (do të thotë, Xhibrili), prej të gjithë engjëjve të tjerë, është armiku më i madh i çifutëve!" Më pas, Pejgamberi, alejhi selam, i tha: "Shenja e parë e Kijametit do të jetë një zjarr i cili do t'i tubojë njerëzit e lindjes dhe të perëndimit. Më tej, ushqimi i parë i xhennetlinjve do të jetë një vrigull i veçantë (vrigull i pasmë) nga mëlçia e peshkut. Edhe më tej, sa i përket ngjasimit, nëse një njeri bën marrëdhënie seksuale me gruan e vet dhe nëse ai ejakulon (ndjen orgazëm) i pari, fëmija do t'i ngjajë babait; e nëse gruaja ejakulon e para, fëmija do t'i ngjajë asaj!" (Sahihu i Buhariut, vëll 4, libri 55, nr. 546: Profetët (vëll 4: nr. 543-658))
Me të dëgjuar këtë, Abdullah ibën Selami tha: "Dëshmoj se ti je i dërguari i Allahut!" Pak më pas, ai e tha edhe këtë: "O i dërguari i Allahut, çifutët janë rrenacakë; e nëse ata kuptojnë për konvertimin tim në Islam, para se ti t'i pyesësh rreth meje, me siguri se do të kishin thurur gënjeshtra për mua!"
Çifutët patën ardhur te shtëpia e Pejgamberit, alejhi selam, kurse Abdullahu u pat fshehur brenda. Pejgamberi i Allahut i pyeti çifutët: "Çfarë njeriu është Abdullah ibën Selami në mesin tuaj?", ndërsa ata iu përgjigjën: "Ai është më i dituri prej nesh, më i miri prej nesh dhe i biri i më të mirit prej nesh!" Pejgamberi, alejhi selam, u tha: "Çfarë do të thoshit nëse ai do ta pranonte Islamin?", kurse ata ia kthyen: "Allahu e ruajttë prej asaj!" Ndërkaq, Abdullah ibën Selami pastaj u shfaq para tyre duke thënë: "Dëshmoj se askush nuk meriton të adhurohet, pos Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Tij!" Me të dëgjuar këtë, ata thanë: "Ai është më zemërligu prej nesh, dhe i biri i më zemërligut prej nesh", për të vazhduar edhe më tej të flasin keq për të.

Përktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI, 20.04.2009


Burimi:
http://groups.yahoo.com/group/salam/message/1070

Ngjyra e qenit


Një herë, një djalosh nga radhët e armiqve pretendonte se kishte hyrë në Islam dhe se kishte shkuar te një mësues i madh (te dijetari) në një vend ku ai kishte qenë duke mbajur një ligjëratë rreth mësimeve kur'anore. Tema e asaj ligjërate kishte qenë në lidhje me kaptinën e tetëmbëdhjetë të Kur'anit e cila quhet el-Kehf.
Me të mbaruar ligjëratën, shejhu u kishte dhënë mundësinë vëllezërve të pranishëm që të parashtrojnë pyetje. Kur i erdhi rendi jobesimtarit që të pyesë, ai u drejtua kah ai dhe i tha: "I nderuar, në ngjarjen e njerëzve "që fjetën" në shpellë, aty, njëashtu, përmendet edhe një qen, ndërsa unë po mendoja se a do të bënte t'ju parashtroja pyetjen në lidhje me ngjyrën e atij qeni që përmendet aty. Ma merr mendja se nuk kam bërë keq që pyeta, sidomos nëse është gjë së cilës nuk ia dini përgjigjen!" Ndërkaq, shejhu iu drejtua djaloshit dhe i tha: "Jo, nuk prish punë fare; të gjithë duhet ta dinë se qeni ishte i verdhë!" Djaloshi ia ktheu: "A jeni i sigurt? Dua të them, a mund të ketë pasur ngjyrë tjetër?" – "Jo!" – ia ktheu shejhu i moshuar. "Ngjyrë të verdhë ka pasur, definitivisht!" – shtoi ai. Sidoqoftë, djaloshi e falënderoi atë edhe një herë dhe shkoi në rrugën e vet.
Ditën tjetër, armiku me moshë të re, duke aktruar sikur po kërkonte dituri, vajti në një anë tjetër të qytetit dhe mori pjesë në një tubim të dijes, tek i cili të pranishmit kishin qenë duke diskutuar gjëra të ndryshme në lidhje me ajetet e Kur'anit.
Kur erdhi koha e parashtrimit të pyetjeve, mashtruesi e ngriti dorën dhe e parashtroi pyetjen vijuese: "Në kaptinën el-Kehf, njerëzit që fjetën përmenden të kenë qenë në numra të ndryshëm, porse çdoherë përmendet edhe qeni i tyre i cili numërohet bashkë me ta. Më konkretisht, po më intereson se, vallë, a do të kishte kompetencë ndonjëri prej njerëzve të dijes për ta treguar ngjyrën e qenit të tyre." Shejhu i atyshëm ia ktheu: "Po, gjithsesi! Ai qeni në këtë ngjarje që përmendet në Kur'an ishte me ngjyrë të zezë!" Sido që të jetë, pabesimtari i ri ishte i kënaqur dhe i tha: "I nderuar, a jeni plotësisht i sigurt se ngjyra e atij qeni ishte e zezë?" – "O djalosh!" – ia ktheu ai – "e hedh poshtë emrin tim, në mos qoftë ashtu!" – "Ju faleminderit shumë!" – i tha pabesimtari.
Në një natë tjetër, ky pabesimtar, ende duke pretenduar se ishte musliman, shkoi te shejhu i parë që e vizitoi dhe, kur erdhi koha e parashtrimit të pyetjeve, ai prapë e ngriti dorën dhe pyeti: "O shejh, ju keni aq shumë dituri, kurse unë jam thjesht një fillestar. Sidoqoftë, po e pyesja veten nëse do të kishit pasur mundësi t'i përgjigjeni edhe një herë pyetjes së asaj nate në lidhje me ngjyrën e qenit në shpellë, e cila (ngjarje) është e përmendur në Kur'an, në kaptinën el-Kehf? Shejhu i tha: "S'ka problem, porse nuk ka dyshim në mesin e dijetarëve të mëdhenj të Islamit në këtë çështje: qeni kishte ngjyrë të verdhë dhe se çdokush që pohon në ndonjë mënyrë tjetër, ai s'ka dituri, në fakt!"
Me të dëgjuar këtë, djaloshi ia ktheu: "I nderuar, çfarë do të kishit thënë nëse një tjetër tha se do ta hedhte poshtë pozitën e vet së konsideruari dijetar në Islam bazuar në faktin se qeni nuk ishte i verdhë, po i zi?", ndërsa shejhu iu drejtua këtij: "Atëherë pozita e tij nuk është e një dijetari, por e një njeriu të marrë!"
Pak më vonë, armiku kishte shkuar te shejhu që besonte se qeni kishte ngjyrë të zezë dhe i kishte thënë se ai shejhu i pjesës tjetër të qytetit e kishte ofenduar dhe se i kishte thënë se ky nuk ka aspak dituri rreth Islamit si dhe e kishte rivërtetuar pohimin e vet se qeni ishte i verdhë. Ky shejhu, pasi e dëgjoi, u nevrikos dhe ia ktheu duke bërtitur: "Ti thuaji atij se unë kam thënë se ai është pa dituri. Unë kam diplomuar në shkollat më të mëdha të Islamit, gjersa ai s'është tjetër pos i marrë!"
Përndryshe, plani i pabesimtarit po shkonte mirë. Për më tej, për kohë jo shumë të gjatë, e tërë bashkësia qe ndarë në dy tabore. Secili tabor pohonte se shejhu përkatës kishte përgjigjen e saktë. Kishin filluar përleshje nëpër rrugë, ndërsa muslimanët kishin nisur ta sulmojnë njëri-tjetrin. Çdonjëri ishte i përfshirë në këtë turbullirë – nuk do të kishe mundësi të thoje se kishte ndonjë që nuk ishte pjesë e kësaj. Piskamat, goditjet e rrahjet ishin pjesë e çdo ane të vendit. Ndërkaq, pabesimtari u kthye te njerëzit e vet dhe u tha: "Le të shkojmë e t'i luftojmë tani, sepse tash e kemi lehtë për t'i mposhtur!" Dhe kjo, pra, ishte ajo që ndodhi, në të vërtetë!

Allahu na ruajttë prej fitneve të këtilla! Amin!

Përktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI, 03.04.2009


Burimi: http://groups.yahoo.com/group/alb-muslimstudents/message/45546