Letra e një maturanti


Thuajse u rrumbullakësuan dymbëdhjetë muaj që kur pata maturuar edhe unë. E mbaj mend këtë ngjarje dhe aq më pati ardhur e dhimbshme dhe e paharrueshme ajo ndarje sa që më duket se ju, o maturantë të tanishëm, do ta harroni më përpara se unë.

Të mitë i numëronin ditët, ndërsa mua më shtohej përlotimi – sa më pak ditë, aq më shumë lotim. Vërtet patëm rënë në një fatalizëm, prej të cilit shumë pak shpëtonin. Mjaftonte të na kujtohej ndonjë ndodhi, eh, t'i them ashtu më qesharake, e ne të gjithë lëshonim qeshje prej thellësisë së vetes, shpesh duke i bashkëshoqëruar me lot. Konsideroj se e keni parasysh një fotografi të tillë, si një hokaxhi të na tregonte një humor, e ne të mos mundnim të vazhdonim për ta dëgjuar më tej, për shkak se na duhej ta mbanim barkun. Mirëpo, në ato momente, të zgjohej njëri e të thoshte: "O SHOKË, NUK DO TË JEMI MË BASHKË, S'KA MË SHTATOR QË NA BASHKON!!!" dhe me të vërtetë ashtu doli, vërtet nuk pati tjetër shtator bashkues...!!!

I llogaritnim orët mësimore, siç i llogarit i burgosuri minutat në burg, veçse normalisht se ka dallim mes këtyre situatave. "Hej! Krejt, krejt, ama në edukatë fizike jemi kënaqur vallah, nuk harrohet dot!" – rikujtonte njëri prej në fund. "A e harruat gjeografinë, vallë?" – ia kriste tjetri. "A nuk ju kujtohet se ka qenë lëndë që e prisnim me shumë kënaqësi?!" Të tjerët përmendnin matematikën, gjuhët, kiminë, biologjinë, historinë e kështu me radhë. Një tjetër, atje kah qoshi i klasës, filloi të rikujtojë momentet më të paharrueshme me kujdestaren e klasës. Eh, a pati mundësi të mbahet ndokush?!!! Për çudinë tonë, ai kishte shkruar një letër dhe, me leje të kujdestares, filloi ta lexojë zëshëm:

"E dashura dhe e shumërespektuara kujdestare! Në vitin e parë, atëherë kur e tërë bota na dukej e mjegulluar, patëm ardhur në këtë shkollë, por nuk e kishim kujtuar se kaq shpejt do të kalojnë këto katër vjet. Ah, nuk po mundem të vazhdoj më, është kah më del zemra prej vendit, profesoreshë! Nuk e di se çfarë po më ndodh! Unë...unë...uuuun..." dhe plasi e qajtura në klasë. Bërtitnim sikur të na kishte vdekur nëna. "Profesoreshë, unë e di dhe e pranoj se të kam shkaktuar shumë probleme, por jam penduar, nuk ta merr mendja se sa! Dëgjonim prej djalit tuaj se shpesh të është shkaktuar tensionim i gjakut për shkakun tonë, veçanërisht për timin!" – "Në rregull është, Blerim, unë veçmë ta kam falur!" – i pati thënë kujdestarja, gjersa lotët i shkuan deri te buzët që i dridheshin nga ligështimi...

"Profesoresha jonë e mirë, ta kesh bile tash parasysh se ne tanimë jemi bërë djem të mirë e vajza të sjellshme, vërtet po na bien ndërmend fjalët tuaja! E kishit pasur shumë me vend, oj nëna jonë e dytë! Shumë herë na patët folur, e ndjenim se e kishit me plot sinqeritet dhe pa asnjë prapavijë të zezë, por ja që mendja jonë prej adoleshenti këqyrte vetëm të bënte marrëzira, po, tek e fundit, secili kur ka qenë në këtë periudhë ka bërë kështu, apo jo?" – vazhdoi më tej Blerimi dhe priste për miratim nga kujdestarja, kur ajo papritmas buzëqeshi, gjë që e çoi gjithë klasën të buzëqeshë dhe të duartrokasë fuqishëm.

"E nderuara jonë, për fund, unë në emër të klasës si dhe në emrin tim personal, ju falënderojmë bash nga podrumi i zemrës për gjithë atë konsideratë dhe përkujdesje që e keni bërë ndaj nesh! Luajtët shumë më tepër role se vetëm profesoreshë që mban evidencë për mungesat. Gjithmonë na keni këshilluar dhe, nëse nuk na kanë shkuar në mend atëbotë, sigurisht se do të na kujtohen dikur më vonë!"

"Besoj se nuk do t'ju harrojmë kurrë, profesoreshë!" – "Ashtu është!", bërtiti e tërë klasa. "Shpresojmë se as ju nuk do të na harroni ne, kështu që lidhja jonë të vazhdojë edhe më tej, edhe pas maturës! Ne kërkojmë edhe një herë nga ju që ta na falni për çdo gjë që nuk ju ka pëlqyer tek ne dhe ju themi se do të kishim xhelozuar nëse gjeneratat e ardhshme i doni më shumë se ne! Profesoreshë, Zoti ju bekoftë dhe ju dhëntë të gjitha të mirat!"...

Shkruan: Maturanti i pavdekur (a.j) 14.05.2009


Kushtuar: Prof. Sezxhane Dearit dhe të gjithë profesorëve tanë të tjerë!

Незатворени очи

Се разбудив, се доближив до пенкалото и почнав да ја опишувам онаа ноќ. Пред сé, ги замолив очите да останат покрај мене. Тие всушност беа меѓу малкуте елементи што ме подржаа. Ех, па каквa поддршка би дале тие, би прашал некој. Па, огромна, би му одговорил...
Тоа што го гледам ме прави честопати да се задлабочам сé повеќе и повеќе. Бескрајно би одел, си велам, длабоко во мислите, и не би го ни гледал тоа што го одам, изоденото. А би сакал, нели, тоа да биде нешто незаборавно и посебно. Сепак, едно нешто е малку парадоксално, оти за толкаво задлабочување потребна е само некаква мала цена. Малечка една, па дури и невидлива, како од фигуративен, така и на буквален аспект. Значи, освен окото, во играта или во нашево „патување“ неопходно е да „присуствува“ и увото! Кога сме кај тоа, ајде да се потсетиме малку на Бетовен. Тој рекол: „Дозволете ми да им ја направам музиката на луѓето, па вие, ако сакате, направете им ги законите!“
На окото и увото, сега им се придружува и раката – моторот и овозможувачот на одењето. Таа е, за првата категорија „патници“, шоферот или таа што го одбира патот. Понатаму, за втората категорија, раката e кралица на стилот на рефлексијата. Од неа, значи, зависи судбината на ефикасноста на патувањето. Крајно, за „третите“, таа е каналот од умот, преку телото, сé до очите, па потоа во умот на другите...

Епилог...

Вреди кога не ви се спие, дефинитивно. Инаку, сé во животот вреди, дури и тоа што не вреди! Во овој контекст, умно е да се труди да се наоѓа хармонија помеѓу нештата и работите. Патем, пораката на оваа рефлексија е да се соединат: окото, увото и раката, и да создадат една убава внатрешна енергија, или пак да ја отргнат лошата, која што можеби циркулира внатре во нас.

Писателите буквално раѓаат кога ја пишуваат својата рефлексија. Раѓаат токму како што жената го раѓа бебето!

Автор: Arsim JONUZI, 07.05.2009

Лектор: проф. д-р Елена ПЕТРОСКА