Heshtim


A e di vallë ndokush çfarë paraqet,
Kur pala tjetër për të folur të pret?
Kur dhëmbët e epërm ngulin këmbë,
Dhe kur gjuha të trashet po sa një pëllëmbë.

Sa lloje të shumta i kam listuar,
Një i tillë vashe, i tëri i praruar,
Një tjetër artistik, fort i ëmbëlsuar,
I poshtër një ironik, krejt i refuzuar.

Pejgamber i dashur një fjalë më ka lënë,
Nervozizëm po më kapi ndonjëherë,
Të hesht, po pata keq për të thënë,
Se në atë çast s'del gjë, veç vrer!

As të jem memec nuk më lejohet,
Kur e vërteta thërret dhe zëri im kërkohet,
Jo, bërtitsha aq shumë, gjithandej jehofsha,
Për të mirë urdhëroj, nga e keqja ndalofsha!

Një dijetar i madh ka thënë të vërtetën,
Të folurit tënd është me një të dhjetën,
Nëntë pjesë të tjera në të heshtur qëndrojnë,
Janë vende të zorta, po në shpëtim çojnë!

Një shkrimtar Islami një fjalë të madhe tha,
Syhapur të gjithë neve aty na la,
Kur më shumë kam shkruar, e më pak kam folur,
Dashuri të madhe prej njerëzve kam korrur!


Arsim Jonuzi, 19.12.2009