Në tokë po rrija dhe bëra një
faj,
M’u tha sakaq që atë ta pranoj,
U thashë papandehur më sillni
vaj,
Se vdekjen nga gjumi dua ta
zgjoj!
Pas atij momenti që bëra një faj,
M’u tha që të them se e kam bërë,
U thashë pritni detin një herë ta
thaj,
Nga pikëza e pikëza të mbetet rërë!
Rishtazi m’u tha se kam bërë një
faj,
U thashë fare nuk është e vërtetë,
U thashë a doni zjarr në dorë të
mbaj,
A ndoshta dita e nata të kenë të
tretë?
Për të katërtën herë m’u tha për
fajin,
Dhe pastaj ma sollën aty pranë atë
vajin,
E u thashë më mirë ta pi tërë atë
vaj,
Se të pranoj para jush se kam bërë
faj!
Edhe të pestën herë më thanë për
faj,
U thashë rehat të më lënë, të mos
i shaj,
Ndryshe, mos doni që nëna ime të
qajë,
Se ashtu shpirtin s’mundem dot ta
mbaj?!
Më thanë për së gjashti të pranoj
atë faj,
U thashë a jeni në mendje a çka
po flisni,
Më mirë në mëngjes nuk pi asnjë çaj,
Dhe nuk ndërroj mendje me vite po
të prisni!
U bënë shtatëdhjetë e dy herë që
më thanë,
Dhe më dukej sikur ata të ndalur
nuk kanë.
U thashë a e dini se inati më përzë
nga trupi,
Dhe se modestia qenka më e hidhur
se sirupi?!
A e dini se e tërë lëkura në tokë
do t’më binte,
Dhe se takati i mbajtjes së qafës
do t’më linte!
E më mirë më jepni një kodër ta dërrmoj,
Sesa ëmbëlsirën faj ta gëlltisja
me gojë!
Arsim Jonuzi, 24.08.2010
0 komente:
Post a Comment