Eh moj turkeshë, imja turkeshë,
Lumturia jote më bën të qesh,
E mërzia jote më bën të qaj,
E me sasinë e lotëve duart i laj!
Eh moj turkeshë, imja turkeshë,
Të kam si rrobet e mia që i vesh,
Të kam si syzet që në sy i mbaj,
Dhe shërues syri kur atë e vraj!
Eh moj turkeshë, imja turkeshë,
Më je po si një diell kur buzëqesh,
Më je si hënëz nate që ndriçon,
Dhe si yll i madh me pakufi tonë!
Eh moj turkeshë, imja turkeshë,
Kësisoj njeriu s’mundesh të
gjesh,
Që me dashuri prore të ngjesh,
Dhe që të do si një princeshë!
E mos harro, imja turkeshë,
Këto fjalë në zemër t’i kesh,
Jo në mendje, që t’i harrosh,
Po në zemër brenda t’i bllokosh!
Dhe dije përherë, moj turkeshë,
Kam dëshirë që e imja të jesh!
E shkroftë Zoti këtë timen
dëshirë,
Dhe për ne të dy pastë mëshirë!
Arsim Jonuzi, 02.09.2010
0 komente:
Post a Comment