Një pjesë nga poezia ime,
Ta kushtoj ty që je në këtë botë,
Të të tregoj ç’janë këto shënime,
Dhe mendja e kujt del e paplotë!
Ta kushtoj ty që brof e flet me
gojë,
Që mendjen s’e përdor as për lojë.
Ta kushtoj edhe ty që ke laps në
dorë,
Që je i çuditshëm si bora në
shtator!
Ta kushtoj ty që vërtet s’ke asnjë
sy,
Ndonëse të afërmit të thonë se ke
dy,
Ta kushtoj ty që s’e rregullon çka
flet,
Që, edhe kur hesht, dukesh se bërtet!
Për ty, o mediokër, që je
mendjengushtë,
Që ledhatimin e merr goditje me
grusht,
Që të zezë e sheh edhe të bardhën
ngjyrë,
E të bardhës i thua s’ekziston në
natyrë!
Ti, o mediokër, kë e ke për
zemre, vallë?
Dashamirin anash a armikun përballë?
Heh, të keqin e do, se e ke përpara,
Të zhveshurin jo, se s’ka rrobe të
lara!?
Kjo poezi ty nuk do të të pëlqejë,
Se po të pëlqeu, unë do ta urrej!
Nga ato ide që ti i mban në kokë,
Mos qofshim kurrë në të njëjtën
tokë!
Mos të raftë në dorë asnjë ime
metaforë,
E Zoti mos na takoftë asnjë çerek
orë,
Dhe mos merr guxim në bisedë të më
ftosh,
Se s’të kthej përgjigje edhe gjak
të më dhurosh!
Mos më raftë as mua ajo që ti
thua,
Se të fëmijës i dua më shumë se
fjalët tua,
Dhe më vjen të vjell për çdo tënden
fjalë,
Ato për mua mbeten një kufomë e
gjallë!
E ju, o lexues, o njerëz të mençur,
Flisni pak më shpesh, mos rrini të
heshtur!
Mos ua lini atyre këtë botë të
bukur,
Se po e morën, unë kam për t’u
strukur!
Bëj durim edhe ti tokë – oj nëna
jonë,
Për krijesën mediokre që ajrin ta
harxhon.
Bëj durim që, pa ata, atë ditë ta
presim,
Nëse jo, o Zot, na liro e të
vdesim!
Arsim Jonuzi, 12.09.2010
0 komente:
Post a Comment