Që ishte refleksion, imi
kushtrim,
Caktova një titull dhe e
bëra planin,
Dhe futa në harresë
fistekun e filanin!
Bëra lutjen të kem shkrim
të mirë,
Të qartë, të freskët e të
dëlirë,
Të kem shkrim me meritë për
lexim,
E jo që sy e vetulla t’i
bën pelim!
Të kem fjalë të thëna me
lapsi ngjyrë,
Me nisje, zhvillim e përfundim
të mirë,
Me trajta komplekse të
emocionit tim,
Që te njerëzit njihen si
shkrim ose fjalim!
Me fjalë të zgjedhura të
ndritshme si ari,
E unë nuk jam ari, po unë
jam pronari,
Unë jam miniera ku vetë për
ar gërryej,
E pranoj, e lyej, e
ngjyej e e përthyej!
Mbarova shkrimin dhe po e
lëmoja,
Ia prekja bërthamën dhe
po e vështroja,
Dhe gjersa mespërmes një
sy po i lëshoja,
Pashë se në të mu unë nuk
qëndroja!
Pashë se mua më kishte
qitur jashtë,
Dhe tha unë pa ty jam
thjesht kashtë,
Ti më shkrove, por s’je
brenda meje,
Andaj, tash të më botosh
s’ke leje!
Është një e vërtetë se unë
jam prej teje,
Dhe e dyta është një
parim i kësaj feje,
Pse, vallë, e thoni atë që
nuk e veproni?
Parajsë për tjetrin, po për
vete ç’thoni?
Kështu u ktheva një hap
te mbrapa,
Dhe mendimin që pata e
futa në kllapa,
Më mirë të rri ku jam, thënë
troç,
Se të bëja hapin e të
hyja në lloç!
Arsim Jonuzi, 10.10.2010
0 komente:
Post a Comment