Ngjarja e Musasë [alejhi selam] me
Hidrin, e përmendur në kaptinën el-Kehf (ajetet 65-82), është një nga rrëfimet
më të rëndësishme didaktike në Kuran. Historia fillon kur Musai po ligjëronte
dhe një nga pasuesit e tij papritmas pyeti: "Kush është personi më i
ditur në tokë" dhe Musai [alejhi selam] menjëherë iu përgjigj: "Unë
(jam më i dituri)." Allahu e qortoi për këtë përgjigje dhe i tha
se qe një njeri i cili ishte më i ditur se ai dhe e urdhëroi ta kërkojë atë
njeri që të mësojë prej tij, "Kështu që ata gjetën një rob Tonin, të
cilit i patëm dhuruar Mëshirë nga ana Jonë dhe e kemi mësuar me një dituri."
Mund të vërejmë se marrëdhënia e Musasë
[alejhi selam] me Hidrin është si ajo që mësuesi dhe nxënësi duhet të bazohet në
mirësjellje, bindshmëri, respekt e durim dhe se kjo bëhet e qartë në pyetjen e
parë të Musasë [alejhi selam]: “Atij (Hidrit – njeriut të mirë e të
dijshëm) Musai i tha: “A pranon të vij me ty, që të më mësosh nga ajo që je i
mësuar (i dhuruar) ti: dituri të drejtë e të vërtetë?” Hidri i sjell ndër
mend gjatë qëndrimit të tij me atë se duhet të durojë, duke bërë me dije se ai
(Musai) do të shohë gjëra që kërkojnë shumë durim: “Ai (Hidri) tha: “Sigurisht, ti
nuk do të mund të kesh durim me mua!” Si do të durosh për atë që nuk je i
njoftuar?”
Musai deklaron se do t'i qëndrojë besnik
premtimit të vet: "Musai tha: "Nëse do Allahu, (me të vërtetë) do të më gjesh
të durueshëm; nuk do të kundërshtoj ty në asgjë!" Por ajo që bëri
Hidri ishte përtej tolerimit të Musait, ai fundosi varkën e njerëzve të varfër
të cilët iu ndihmuan, vrau një djalë pa ndonjë arsye dhe ndërtoi murin (që
ishte gati të bjerë poshtë), në fshatin, njerëzit e të cilit nuk pranuan t'u
ofrojnë ca ushqim.
Pastaj Hidri ia shpjegoi Musait këto
ngjarje misterioze: “Tash ka ardhur koha e ndarjes mes meje dhe teje, e unë do të të tregoj
për domethënien e asaj që nuk munde të kesh durim! Sa i përket anijes, ajo
ishte pronë e ca të varfërve që veprojnë në det, e unë desha ta bëj atë me të
meta, ngase para tyre ishte një sundues që grabiste çdo anije (të aftë – pa të
meta). Sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë, e u frikësuam
se ai do t'i shpjerë në humbje e në mosbesim. Deshëm që Zoti i tyre t'u japë në
vend të tij një më të mirë se ai dhe më të afërt në respekt dhe në mëshirë
(ndaj prindërve). Për sa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave të paprind
të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre qe njeri
i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetimë) ta arrijnë pjekurinë e vet dhe ta
nxjerrin vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshirë e Zotit tënd (ndaj tyre). Dhe
unë nuk e punova tërë atë sipas bindjes sime (po sipas udhëzimit të Zotit). Ky,
pra, është sqarimi i asaj për të cilën nuk munde të kesh durim!”
Mësimet fisnike që mund t’i nxjerrim
prej këtij rrëfimi janë këto që vijojnë:
ü Lidhja e një nxënësi me mësuesin e vet duhet
të bazohet në bindje, respekt dhe, mbi të gjitha, në durim, sepse nxënia dituri
kërkon shumë durim nga ana e nxënësit.
ü Pas çdo ndodhie që ndodh në këtë botë ka
një urtësi, po ndoshta menjëherë nuk e marrim vesh atë. Asgjë në tokë nuk ndodh
kuturu.
ü Dija nuk ka kufi dhe gjithnjë duhet të
dish se, edhe nëse je shumë i ditur, ka ndonjë që është edhe më i ditur se ti.
Përktheu nga anglishtja: Arsim Jonuzi,
11.11.2010
0 komente:
Post a Comment