Sonte, në këtë natë, mora fjalët
e poetit,
Për të thënë pasthirrmën dot të
paqenë,
E për të përbuzur atë kurorë të
mbretit,
Si edhe gjatësinë e kësaj bote
hienë!
Sonte i lashë për vete e ty s’t’i
thashë,
Por letrën e pashkruar veç ty ta
dhashë,
Në të sheh të vizatuar pafuqinë
time,
Dhe shigjetën e vënë zemrës sime!
Sonte nuk m’u gjet penë për të
shkruar,
As këmbët s’kisha ku doja për të
shkuar,
Prandaj, u ula për të të kujtuar,
Dhe shpellën pyete sa jam
thelluar!
Atë pyete sa për ty jam përmalluar,
Muret e saj e të mitë gjithashtu
pyeti,
Se ç’zhurmë e madhe është
shkaktuar,
Nga heshtja që bëra duke të
thirrur ty!
Sonte m’u duk se njëra ka vdekur,
O jeta ime vdiq, o vdekja jote
lindi,
Biseda jonë përfundoi me hekur,
Fakt ky, më shumë që më bindi.
Sonte nuk të thashë, sepse zërin s’kisha,
As s’të fola, të mos shohësh
duarsh dridhje,
As ujë nuk piva, se më i nxehtë
unë s’isha,
As pranë s’të dola, se s’do të më
njihje!
Sonte nuk të thashë, sepse nuk të
pashë,
Nuk e pashë as pulsin, se më
kishte ikur,
Duke mos pasur gjumë, në shtrat
rashë,
Se dritën syverbuese terri ma
kishte fikur.
Sonte përjetova udhëtimin pa
ecje,
Të vija, të shihja, t’i thosha
fjalët,
Beso se çdo betimit tim i vija
presje,
Se ngadalë do t’i kaloja shkallët.
Sonte u bëra koprrac dhe zemërgjerë,
Zemërgjerë u bëra që heshtje
dhashë,
Atë ta jepja pa kthim për letra
me vlerë,
E koprrac për fjalët që nuk t’i
thashë!
Sonte kur pashë fillimin, fundin nuk
e desha,
Fillimin nuk ndale, po as fundin
s’mund ta ndalësh,
Sonte druaj se si përherë nuk buzëqesha,
Dhe vuaj për të pathënat të më
falësh!
Arsim Jonuzi, 22.02.2011
0 komente:
Post a Comment