Të rrish larg


Nga të gjithë diejt që janë në botë,
Një ditë njëri më takoi e më tha
Se Dielli i madh, që ka nam të plotë,
Si duket pruri natën, dhe se ne na la...

Ai, o djalosh, herë vjen e herë shkon,
Ai është që bie mëngjesin, pastaj natën
E nuk është i tillë, siç ti po mendon,
Se së pari ka lule, pastaj nxjerr shpatën...

Ai s’është si zjarri, edhe pse nxehin të dytë,
As zjarri s’është si ai, ani pse bën pak dritë,
Nuk janë të njëjtë, ani pse të dytë djegin,
Dhe pse Dielli na prek, ndërsa zjarrin e prekin...

Nuk janë të njëjtë, ani pse nuk flasin,
Dhe as nuk të heshtin, as s’të bërtasin,
Megjithatë komunikojnë në mënyrë të vet,
Kur flet Dielli, zjarri bën medet...

T’i rrish zjarrit shumë afër, të lejon,
Të digjet lëkura pak, por dikur të kalon,
E Diellit afër t’i rrish, nuk vjen parasysh,
Se të ndodhë ajo që s’do të doje të dish...

E njerëz-zjarr kjo tokë mban tepër shumë,
Ndërsa diejt janë jashtëzakonisht të pakët.
Gjersa këta janë si për të pafjeturin një gjumë,
Të parët të vyejnë sa një leckë e lagët...

Dielli im më tha edhe si të dalloj,
Në mes atij të parit dhe këtij tjetrit,
Më tha t’u afrohem më afër t’u kërkoj,
Njëri të buzëqesh, tjetri të humb nga sytë...

Njëri të lë t’i rrish, se është mishngrënës,
Ta djeg e pjek lëkurën, duke u hequr si diell.
Tjetri është i dashur dhe shumë mirëbërës,
Dhe s’të lë t’i afrohesh, se mund të bëhesh miell...


Arsim Jonuzi, 12.04.2011

0 komente:

Post a Comment