Për Palestinë anija kur u nis,
Ishte maj-qershori në midis,
Në mes të vitit dy mijë e dhjetë,
Në një ditë dielli të nxehtë.
Oj Turqi, o milet zemërmadh,
Që e shkel shkaun si mbi livadh,
Që mblodhe tërë botën në gji,
Dhe nise anijen si të ishte stuhi!
Në atë anije na qëlloi një vashë,
Që nur fytyre të bardhë i pashë,
Ishte fare e mitur, por zemërbardhë,
Dhe lajmi pozitiv priste me i ardh.
Na zgjodhi një njeri që asaj iu duk,
E puthi në ballë dhe e uli në kolltuk,
I dha atij një shall për një destinim,
Dhe i thoshte njeriut t’i japë premtim.
I tha o njeri i mirë nga Zoti i uruar,
Një shall me shehadet ta kam dhuruar,
T’ia japësh ndonjë fëmije në Palestinë,
Që ai ta puthë e ta varë në vitrinë!
U zbeh fytyrë njeriu, me lot u mbush,
Dhe iu djeg zemra e iu bë krejt prush,
As për ta përqafuar ai nuk pati fuqi,
S’mundi t’i thotë as selami qoftë mbi ty!
Këtë rrëfim na e tregoi haxhi Seadi,
Që ishte aty pranë kur ngjarja ndodhi,
Dhe tha ai njeriu ishte yni fqi Fuadi,
Dhe shumë pika loti nga syri i hodhi!
Dhe ai i poshtër qen nuk na la të shkojmë,
E shallin amanet fëmijës t’ia dërgojmë,
Na ndali ai shka, rrugën na ndërpreu,
Dhe premtimin dhënë vashës ia theu!
Arsim Jonuzi, 01.06.2011
0 komente:
Post a Comment