O diamant!


O diamant, oj gjë e çmuar,
Sa i bukur je, o gur i praruar,
Ja që unë ty të kam në duar,
Të paça përherë, qoftë e shkruar!

O diamant, ti je më lart se mbreti,
Se të mban në kokë ai i shkreti,
Të vë lart për të mos harruar pozitën,
E ti s’harron veten as natën, as ditën.

Ti blihesh vetëm me letër që i dhanë vlerë,
E cila po u përduarua, përfiton erë,
E përduarimi yt është sa pasuria krejt e dikujt,
Ndërsa për të të pasur ty është fat i pakkujt!

Të mbuloj, o diamant, se je i shtrenjtë,
Kur erdhe ti, edhe ari sysh u vrenjt,
Të mbështjell, të fsheh, të mbaj larg,
Se ty nuk të përshkruan asnjë varg!

Nëse të shtrëngoj, diamant, më fal,
Se ty të kam mall dhe për ty kam mall,
Se po s’të pata ty, edhe vlerën ma ulin,
Më zënë, më përzënë e më tkurrin...

O diamant, unë ty të kam pasuri,
Se paraja ndryshon në luftë e në liri,
E ti mbetesh i njëjtë, ashtu si ke ardhur,
Ti je vetë i bardhë, e jo i zbardhur!

Diamant imi, të paça afër përherë,
Se ti vjeshtën ma kthen në verë,
Kur të shikoj... desha të them,
Kur më shikon, gëzim nga fytyra më pikon!


Arsim Jonuzi, 22.09.2011

0 komente:

Post a Comment