Përshëndetje, o i nderuar Fatmirë,
Me gjuhë të mprehtë e të dëlirë,
Sonte e dhe, shkrove të njëzetën
poezi,
Këndelle zemra që kanë pasur mërzi...
O Fatmirë, gojartë, që herët i
gdhirë,
Më fal për paragjykimin që do të shqiptoj,
Ti shpirtin e mendjen e ke të mirë,
Vëlla të kam! Hallallëk të kërkoj!
O ashiku im, me fat të mirë që
je,
Unë jam si ai i dashuruari që
godet veten.
Fjalët e mia janë duart e tua,
sikur ta dije,
Që më vijnë nga ti kur rrëfen të
vërtetën.
O Fatmirë, ta dish, unë do të të
vij,
Këtë botë ose tjetrën, do të të
mbërrij,
Të shoh ç’eliksir mban, si je që
të bën,
Dhe të shoh ai a të bën apo të përbën...
A është veç ai a ka preparat tjetër,
Mbase me gjasë ka, po ndoshta i
pagjetur.
Se në vdeksha unë, ti mbetesh i njëjtë,
Në vdeksh ti... na bëj ne të shtrenjtë!
Na jep atë formulë, që kudo vë vulë,
Që në shumë mure, je e fundit
tullë!
Ti je kulm shtëpie, je ajkë e
saj,
Je melhem për plagë, si i ullirit
vaj!
Falënderoj Zotin në këtë shekull
pse jam,
Dhe ti që je, që më jep sekrete,
Të kësaj jete, që unë s’i kam,
Të cilat dridhin zemra, si toka
nga tërmete...
Arsim Jonuzi, 02.09.2011
I frymëzuar nga Poezia e tij: “Vdis para se të vdesësh!”
0 komente:
Post a Comment