Fotografi e vdekjes

Sonte m’u dha një fotografi e pazakontë,
Që më ngjalli të së ardhmes nostalgji,
Fotografia, më zënçi besë, s’ishte e rëndomtë,
Dhe një tmerr më dha, mblodha veten në gji.

Kam dëgjuar për lot që rrjedhin rrëke,
Por jo për zjarr në formë të lotit,
Asisoj që të dergjin e të qesin përdhe,
Që ndryshe u thonë ndëshkim i Zotit...

Fotografi që prore më dilte para sysh,
Që sa herë më dilte, më thyente në dysh.
Nuk e dija se kam lot sa ka shi një vranësirë,
Nga zjarri në formë loti u ndrit e natës errësirë!

Në këtë natë të errët m’u shfaq vdekja e vizatuar,
Badihava se mbyllja sytë, e kisha në kapakë,
Më digjnin sytë nga zjarri i kondenzuar,
Kur mora pasqyrën, pashë veten plak!

Më qëndroi përpara një kohë të gjatë,
Aq shumë, saqë nuk do të harroj këtë datë,
Vërejta se është nga Zoti, është ndëshkim,
Për një veprim, që kur e bëra qiti tym...

O Zot i madh, s’paska më rëndë,
Ta shohësh vdekjen me vetë syrin tënd,
Më është prishur edhe e gojës shije,
Dhe si i thonë asaj gjendjes kur s’ke as vetëdije?


Arsim Jonuzi, 20.10.2011

0 komente:

Post a Comment