Në botë vijmë të gjithë për të
shkuar,
Por pasi të shkojmë, dot nuk
kthehemi,
Po në kohën kur këtë ta kemi
kuptuar,
Vonë do të jetë, sysh do të
zbehemi.
Në tokë biejnë lotët për të mos u
kthyer,
Sepse ato janë bërë tokën për ta
lyer,
Me ngjyrë të dhimbjes, të
padukshme dot,
Sasinë e së cilës e di vetëm i
Madhi Zot!
Në zemër janë grumbulluar ofshamat,
Të pafashitura, nëpër mote të
mbledhura.
Paradoksi është heshtja tok me
piskamat,
Tani heshtjet janë të zëshme,
piskamat të heshtura!
Në kujtesë mbeten ato që duhet të
harrohen,
Sepse ato gjëra që i duam rrallë
përjetohen!
E keqja është se me të harruar të
kaluarën tonë,
E sotmja nesër nuk ka dot pse
rron.
Në fytyrë zvarritet loti dhe fort
më bren,
Dhe s’ndalet të pushojë as sa një
tren.
Zemra i qet duart, ta kapë, të
mos bjerë,
Loti i thotë t’ia lëshojë rrugën
këtë herë!
Dashka të marrë buzën e qeshjes,
Bashkë me qeshjen e buzës përnjëherë,
Paskëtaj i dha mikrofonin
heshtjes,
Dhe tha se loti del vetëm nga një
derë...
Marrsh çfarë gjetsh, të tjerat
t’i gjej unë,
Të gjitha do t’i jap, s’ka nevojë
për dhunë!
Merr gjithçka, se të gjitha do
t’i lësh,
Për çdo mospendim, pendim do të bësh!
Merri edhe duart, këmbët dhe botën
krejt,
Dhe as mos më pyet kush më bën
derman!
Nëse ke ndër mend të biesh, bjer
më shpejt,
Veç shpirtin mos ma prek! Aman!
Arsim Jonuzi, 12.12.2011
0 komente:
Post a Comment