Rënia e lotit


Në botë vijmë të gjithë për të shkuar,
Por pasi të shkojmë, dot nuk kthehemi,
Po në kohën kur këtë ta kemi kuptuar,
Vonë do të jetë, sysh do të zbehemi.

Në tokë biejnë lotët për të mos u kthyer,
Sepse ato janë bërë tokën për ta lyer,
Me ngjyrë të dhimbjes, të padukshme dot,
Sasinë e së cilës e di vetëm i Madhi Zot!

Në zemër janë grumbulluar ofshamat,
Të pafashitura, nëpër mote të mbledhura.
Paradoksi është heshtja tok me piskamat,
Tani heshtjet janë të zëshme, piskamat të heshtura!

Në kujtesë mbeten ato që duhet të harrohen,
Sepse ato gjëra që i duam rrallë përjetohen!
E keqja është se me të harruar të kaluarën tonë,
E sotmja nesër nuk ka dot pse rron.

Në fytyrë zvarritet loti dhe fort më bren,
Dhe s’ndalet të pushojë as sa një tren.
Zemra i qet duart, ta kapë, të mos bjerë,
Loti i thotë t’ia lëshojë rrugën këtë herë!

Dashka të marrë buzën e qeshjes,
Bashkë me qeshjen e buzës përnjëherë,
Paskëtaj i dha mikrofonin heshtjes,
Dhe tha se loti del vetëm nga një derë...

Marrsh çfarë gjetsh, të tjerat t’i gjej unë,
Të gjitha do t’i jap, s’ka nevojë për dhunë!
Merr gjithçka, se të gjitha do t’i lësh,
Për çdo mospendim, pendim do të bësh!

Merri edhe duart, këmbët dhe botën krejt,
Dhe as mos më pyet kush më bën derman!
Nëse ke ndër mend të biesh, bjer më shpejt,
Veç shpirtin mos ma prek! Aman!


Arsim Jonuzi, 12.12.2011