Nëse fjalor para vetes nuk kemi
ndonjëherë,
Le t’ia kërkojmë botës fjalët që
s’i kuptojmë!
Se botën e dimë me fjalë, si
vjeshtën me erë,
Lëri të tjerët – bile veten të
mos e hutojmë!
Çdo gjë që themi është pasqyrë,
Prej nesh varet se a e thyer a e
pathyer.
Ne mund të themi diç që është e dëlirë,
E mirë a e sinqertë, por ajo është
e lyer!
Ne kur themi fjali, kemi prapa intonacion,
Ngritje a forcë zëri që gramatika
i thotë.
Rëndom jemi subjektivë dhe
shprehim emocion,
Pa shajmë e fyejmë krijesat në
botë.
Askush nuk na përshkruan më mirë
se vetja,
Ajo tërësi fjalësh që themi e
shkruajmë.
Kaherë gjenerikisht për të folur na
kap etja,
Dhe ne gjithsesi e shuajmë, por mandej
vuajmë.
Kështu ndodh kur nga heshtja
ndahemi,
Që na e mbulon sa kemi dituri e padituri,
Edhe marrëzinë kur me të marrë
nuk shahemi,
Dhe tregon sa kemi respekt e
modesti.
Përmes fjalësh kuptohet intelekt
e zemër,
Se a jemi të ditur dhe a jemi
shpirtmirë.
Ndaj kur s’dimë a s’duam të
thirrim në emër,
Le t’i vëmë gojës një të madh
zinxhir!
Femrat kanë kuptuar mashtrimin
mashkullor,
Nga shumë të pavërteta që meshkuj
ua kanë thënë.
Si pasojë ato i pëshpërisin njëra-tjetrës
çdo orë,
“Mos shiko çfarë mashkulli thotë,
po çfarë bën!”
Arsim Jonuzi, 16.02.2012
0 komente:
Post a Comment