Përshkrim i Arshit të Allahut



Arshi i Allahut është Fron skajshmërisht i gjerë dhe i madh; është gjëja më e madhe që Allahu ka krijuar ndonjëherë. Ka katër këmbë dhe mbahet nga Engjëj. Allahu (i madhëruar dhe i lartësuar qoftë) është përmbi Arshin, ashtu siç Ai ka thënë për Veten: “Vërtet Zoti juaj Allahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejt e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është Allahu, Zoti i botëve.”
Kështu, Arshi domethënë është me të vërtetë i madh. Askush nuk e di madhështinë e saktë të tij, përveç Allahut të Lartësuar, i Cili e krijoi atë. Arshi është si kube e shtrirë mbi tërë universin – faktikisht është sikur një tavan mbi tërë universin. Gjithashtu është tavani i Xhenetit. Asgjë nuk ka mbi të, përveç Allahut të Lartësuar.
Më tej, “Arsh” në gjuhën arabe do të thotë një fron shumë i madh. Edhe fronet e mbretërve quhen “arshe”. Është përmendur në Kuran se pupëza i ka treguar Sulejmanit (alejhi selam) se Belkisa (mbretëresha e Sabas në Jemen, e cila sundoi gjatë jetës së Profetit Sulejman): “dhe ajo ka një fron të madh” (Kuran, 27: 23). Megjithatë, Arshi i Allahut është unik, nuk ka asnjë ngjashmëri midis Arshit të Allahut dhe atyre të krijesave të Tij.
Në përgjithësi, e dimë se në gjuhën arabe “Arsh” është emër gjenerik që emërton fron. Megjithatë, askush nuk e di thelbin, natyrën, substancën ose madhështinë e Arshit të Allahut, përveç vetë Allahut (madhëruar dhe lartësuar qoftë Ai). Asgjëmangut, hadithe autentike të Pejgamberit (alejhi selam) janë autoriteti ynë në këtë çështje. Nëse një hadith autentik përmend gjëkafshë për këtë, duhet ta besojmë atë dhe ta pranojnë pa dyshim. Pejgamberi (alejhi selam) nuk ka thënë ndonjëherë diç të pasaktë. Kështu, ne duhet të besojmë në atë që na është thënë në lidhje me Arshin në Kuran dhe në hadithe autentike, pa pyetje të mëtejshme. Nuk ka asnjë hadith autentik që të na tregojë se nga se është bërë. Megjithatë, është thënë që është Arsh shumë i madh i krijuar nga Allahu dhe që e mbajnë disa engjëj. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe engjëjt do të jenë në anët e tij dhe tetë engjëj, atë Ditë, do ta bartin Arshin e Zotit tënd mbi ta” (Kuran, 69: 17). “Ditë” këtu është Dita e Ringjalljes.
Është e njohur nga hadithet që tani Arshin e mbajnë katër Engjëjt, ndërsa në Ditën e Ringjalljes do të jenë tetë. Është trasnemtuar se Umeje ibën ebu el-Selti pati shkruar një poemë, të cilën miratuar i Dërguari, për këtë qëllim, domethënë se katër Engjëj mbajnë Arshin e Allahut të Madhëruar tani. Ajo lexon:
Në anën e djathtë, një në formën e një njeriu dhe tjetra në formën e një kau
Në anën e majtë, një në formën e një grabitqari dhe tjetra në formën e një luani
Kjo do të thotë që tani katër Engjëj mbajnë Arshin; një në formën e një njeriu, një tjetër në formë të një kau, i tretë në formën e një grabitqari dhe i katërti në formën e një luani. Këto katër Engjëj u krijuan nga Allahu i Madhëruar ekskluzivisht për të mbajtur Arshin. Është transmetuar në autoritetin e el-Abas ibën Abdul Mutalibit që në Ditën e Ringjalljes tetë engjëj në formë cjapësh të Alpeve do ta mbajnë Arshin. Këta Engjëj janë aq gjigantë dhe tejet të gjatë. Ky hadith ka disa dobësi në lidhje me zinxhirin e tij të transmetuesve. Por një tjetër dëshmi për këtë është ajeti kuranor i përmendur më lart, që është “Dhe engjëjt do të jenë në anët e tij dhe tetë engjëj, atë Ditë, do ta bartin Arshin e Zotit tënd mbi ta” (Kuran, 69: 17). Për të përmbledhur, ata tani janë katër engjëjt, ndërsa në Ditën e Ringjalljes ata do të jenë tetë. Vetëm nga Allahut i Madhëruar duhet kërkuar ndihmë dhe Ai di më së miri.


Përktheu nga anglishtja: Arsim Jonuzi, 08.02.2012
Burimi: alifta.net - Fatwas of Nur `Ala Al-Darb 


Shfletoni me numër të vëllimit > Vëllimi 1 > Kaptina e akides > Kaptina e Emrave dhe Atributeve të Allahut > Domethënia e Arshit të Allahut

Shënim i përkthyesit. Në fjalët “grabitqar” dhe “cjap Alpesh” keni link që ju çon në fotografi të Google-s, për të parë vizualisht se për çka bëhet fjalë dhe kështu, mes tjerash, për të shmangur çfarëdo hutie apo keqkuptimi. Botuesi i këtij artikulli vetë vendos se a do të botojë këtë shënim.

0 komente:

Post a Comment