BIOGRAFIKA


Arsim Jonuzi ka lindur më 20 korrik të vitit 1989 në Kumanovë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka kryer në vendlindje, kurse aktualisht vijon studimet universitare në Shkup në Fakultetin Filologjik - Dega për Përkthim dhe Interpretim. Në kuadër të programit arsimor të planifikuar, studion gjuhën maqedonase, angleze dhe frënge.

Merret me përkthime librash e tekstesh për çiftet gjuhësore shqip-maqedonisht-anglisht. Pasion ka edhe të shkruarit, veçanërisht poezinë. Gjithashtu, krahas qasjeve të herëpashershme që bën rreth dukurish filozofike-metafizike, interesim të veçantë shpreh për gjuhësinë, më konkretisht për aspektin terminologjik, semantik e ndërtimit të mirëfilltë të fjalëve.

 

Për çdo nevojë për kontakt, mund të drejtoheni:


 
Në profilin në Facebook: www.facebook.com/arsim.jonuzi



Na përcillni edhe në kanalin tonë në Youtube: www.youtube.com/ajoniofficial